Banka TEB vazhdon bashkëpunimin me FKGK për Kredi për Gratë në Biznes

5 Janar, 2023

Dritarja për Gratë në Biznes ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse.

Dritarja për Gratë në Biznes ka për qëllim lehtësimin e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse si dhe avancimin e njohurive financiare, një mbështetje e cila pritet të ndikojë në sigurinë financiare, dhe fuqizimin financiar dhe të pavarur të grave.

Kjo dritare ofrohet me kushte të favorshme për sa i përket riskut të kredisë, për të rritur besimin e Institucioneve të Regjistruara Financiare në kreditimin e këtij segmenti të rëndësishëm të tregut, i cili përmes mbështetjes financiare, do të sigurojë pozicionim në treg, zgjërim në tregjet ndërkombëtare, gjenerim të punësimit si dhe mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

E veçanta e kësaj dritare është se përpos komponentës financiare do të ofrojë edhe komponentën jofinanciare ose programin e asistencës teknike për Gratë në Biznes të cilat do të mbështeten në aspektin e:

    • Ngritjes së kapaciteteve (edukimi financiar dhe formalizimi),

    • Rrjetëzimit, si dhe

    • Mentorimit.

Për informata më të hollësishme rreth specifikave të Dritares Gratë në Biznes, ju lutem klikoni në këtë vegëz.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!