Kredi për shtëpi në L-Art Construction

21 Prill, 2022

Banka TEB Sh.A në bashkëpunim me L-Art Construction kanë arritur marrveshje për financimin e blerjes së banesave.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?
• Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
– Kontratë e punës valide – Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Kontrata e shitblerjes dhe dokumentet tjera mbi pronën

Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:
– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
– Bashkëhuamarrës/e
– Garantues
– ID
– Kontratë pune
– Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj) – Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite).

Nëse do të dëshironit t’i diskutoni nevojat tuaja për hipotekë, ju lutem vizitoni degën tuaj lokale, na dërgoni email në info@teb-kos.com, ose kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/230-000.