Banke per nje bote ne levizje
Banka TEB Sh.A. erdhi ne Kosove ne fund te vitit 2007 si sipermarrje e perbashket ndermjet BNP Paribas Fortis Yatirimlar Holding A.S. dhe Colakoglu Group Joint Venture, dhe gjate ketyre viteve eshte bere nje nga udheheqesit kryesor ne sektorin bankar, me reputacion te denje per sherbim te shkelqyeshem dhe zgjedhje inovative teknologjike bazuar ne praktikat me te reja ne bote.
TEB Sh.A. eshte banke lidere ne Kosove e udheheqeqr nga qellimi: "Banka per nje bote ne levizje".
Ne i ndihmojme klientet tane, familjet e tyre dhe komunitetet te arrijne sukses permes nje game te gjere produktesh dhe sherbimesh, perfshire bankingun personal dhe komercial, administrimin e pasurise dhe bankimin privat, bankimin e Ndermarrjeve te vogla dhe te mesme e te korporatave dhe investimeve.
Pergjegjesia sociale e korporates (PSK) eshte nje nga shtyllat kryesore qe kontribuon ne misionin tone ekonomik. Prandaj, per te permiresuar me mire persosmerine, inovacionin dhe pergjegjesine ne sherbimet tona ndaj klienteve tane, ne angazhohemi ne projekte te ndryshme qe synojne te permiresojne arsimin, kulturen dhe sportet per Kosoven.
Fokusi yne percakton se kush jemi dhe per cfare perpiqemi, si punojme se bashku dhe cfare duam te arrijme. Pavaresisht nga ndryshimet madhore, dinamike ne te gjithe boten, TEB ka siguruar mbeshtetje te vazhdueshme per klientet dhe punonjesit e vet.
Performanca e tille eshte bere e mundur permes kapacitetit te TEB Sh.A. si anetare e Grupit TEB, i cili u formua permes nje sipermarrjeje te perbashket ndermjet BNP Paribas, nje prej institucioneve financiare me te fuqishme ne bote, dhe Turk Ekonomi Bankasi, nje prej bankave me me se shumti reputacion ne Turqi.
Ne te njejten kohe, kemi vendosur standarde te larta te integritetit te biznesit dhe sjelljes etike me qellim te rritjes se efektivitetit te kornizes se pajtueshmeries. Ne vitet e fundit, ka pasur nje rritje te vazhdueshme ne kerkesat rregullative ne Kosove dhe ne nivelin e Grupit BNP Paribas, ku menaxhimi i pajtueshmeries po kthehet ne prioritet kryesor.
Bota ne te cilen operojne bankat vazhdon te ndryshoje me ritem te pershpejtuar. TEB Sh.A. si pjese e BNP Paribas i menaxhon keto ndryshime duke i parashikuar, pershtatur dhe duke sjelle risi ne saje te nje kulture korporative te ankoruar ne vlera te forta qe aplikohen pa kompromis.
Misioni i BNP Paribas eshte qe te siguroje financimin per ekonomine dhe te keshilloje klientet ne menyre etike, duke mbeshtetetur projektet, investimet dhe menaxhimin e kursimeve te tyre. Suksesi yne qendron ne te qenit zgjedhja e preferuar e klienteve tane.
Per te fituar besimin e klienteve tane, te gjithe punonjesit duhet gjithmone te veprojne ne menyren qe i mbron interesat e klienteve, duke qene ne pajtueshmeri me te gjitha ligjet relevante. Komunikimi me klientet eshte i hapur dhe i ndershem dhe sherbimet e ofruara ndaj tyre duhet te jete zgjedhja me e pershtatshme per te permbushur nevojat dhe qellimet e tyre.
TEB vazhdon te zhvilloje kualitetin e sherbimeve duke zhvilluar produktet e personalizuara sipas kerkesave te klienteve. Ne vijim te perparimit teknologjik, ne permiresojme sherbimet tona inovative me disa kanale te bankingut si e-banking, TebMobile, Qendra e thirrjeve, Sherbimet me SMS, ATM dhe POS terminalet, duke i ofruar klienteve tane perfitimet nepermjet kanaleve te distribuimit per te marr sherbimet e tyre, me sigurt, shpejt dhe ne menyren me te pershtatshme.