
Banka TEB SH.A. prej të mërkurës (04.11.2026) ka hapur Degën e re në Deçan me adresë: Rruga Sali Çeku, 51000 Deçan.
Prerjen e shiritit për hapjen e Degës së re e bënë Drejtori Menaxhuesi i TEB Sh.A., Cihan Yilmaz dhe kryetari i Komunës së Deçan, Bashkim Ramosaj i cili e konsiderojë hapjen e Degës së TEB si lajm të mirë për ekonominë lokale.
Dega e re është konceptuar për të ofruar një përvojë moderne bankare, me fokus në cilësinë e shërbimit, efikasitetin dhe qasjen e personalizuar për klientët. Përmes kësaj investimi, TEB Bank synon të mbështesë zhvillimin ekonomik lokal dhe të forcojë partneritetin me individët, ndërmarrjet dhe institucionet në rajon.
Në Degën e re klientët individual dhe të biznesit mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare, ndërsa në dispozicion të tyre do të jetë edhe ATM për tërheqje dhe deponim të parave për 24 orë në 7 ditë të javës (24/7).
Kjo është Dega e 37-të e TEB, ndërsa në bazë të planit strategjik do të rritet prezenca e Bankës më 2027 edhe në qytete të tjera.
Stafi i TEB Sh.A. ju mirëpret në Degën e re me ofertat e shumta që kemi përgaditur për ju!
TEB Bankë për një botë në lëvizje!



