

Ky Njoftim i Privatësisë vlen për ju nëse ("Ju") jeni:
Kur na jepni të dhëna personale në lidhje me persona të tjerë, ju lutemi sigurohuni që t'i informoni ata për zbulimin e të dhënave të tyre personale dhe t'i ftoni ata të lexojnë këtë Njoftim të Privatësisë. Ne do të sigurohemi që do të bëjmë të njëjtën gjë kurdo që të jetë e mundur (p.sh., kur kemi të dhënat e kontaktit të personit).
Ju keni të drejta që ju lejojnë të ushtroni kontroll të vërtetë mbi të dhënat tuaja personale dhe mënyrën se si ne i përpunojmë ato.
Nëse dëshironi të ushtroni të drejtat e renditura më poshtë, ju lutemi paraqisni një kërkesë duke dërguar një letër në adresën e mëposhtme ose në uebsajtet tona me një skanim/kopje të kartës suaj të identitetit aty ku kërkohet.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale nga ana jonë sipas këtij Njoftimi të Privatësisë, ju lutemi kontaktoni Zyrtarin tonë për Mbrojtjen e të Dhënave në adresën: data.protection@teb-kos.com.
2.1. Ju mund të kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale
Nëse dëshironi të keni qasje në të dhënat tuaja personale, ne do t'ju ofrojmë një kopje të të dhënave personale që keni kërkuar, si dhe informacione në lidhje me përpunimin e tyre.
E drejta juaj për qasje mund të kufizohet në rastet e parashikuara nga ligjet dhe rregulloret. Ky është rasti me rregulloren në lidhje me luftimin e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmit, e cila na ndalon t'ju japim qasje të drejtpërdrejtë në të dhënat tuaja personale të përpunuara për këtë qëllim. Në këtë rast, ju duhet të ushtroni të drejtën tuaj për qasje me Agjencia per Informim dhe Privatesi.
2.2. Ju mund të kërkoni korrigjimin e të dhënave tuaja personale
Kur konsideroni se të dhënat tuaja personale janë të pasakta ose të paplota, mund të kërkoni që të dhënat e tilla personale të modifikohen ose plotësohen në përputhje me rrethanat.
2.3. Ju mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale
Nëse dëshironi, mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale, në masën e lejuar me ligj.
2.4. Ju mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale bazuar në interesa legjitime
Nëse nuk jeni dakord me një aktivitet përpunimi të bazuar në një interes legjitim, mund ta kundërshtoni atë, për arsye që lidhen me situatën tuaj të veçantë, duke na informuar saktësisht për aktivitetin e përpunimit të përfshirë dhe arsyet e kundërshtimit.
2.5. Ju mund të kundërshtoni përpunimin për qëllime të kërkimit komercial
Ju keni të drejtë të kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të kërkimit komercial, duke përfshirë profilizimin.
2.6. Ju mund të pezulloni përdorimin e të dhënave tuaja personale
Nëse vini në dyshim saktësinë e të dhënave personale që përdorim ose kundërshtoni përpunimin, ne do të verifikojmë ose shqyrtojmë kërkesën tuaj. Ju mund të kërkoni që ne të pezullojmë përdorimin e të dhënave tuaja ndërkohë që ne shqyrtojmë kërkesën tuaj.
2.7. Ju keni të drejta kundër një vendimi të automatizuar
Në parim, ju keni të drejtën të mos i nënshtroheni një vendimi të bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar. Në çdo rast, ju keni të drejtë të kundërshtoni vendimin, të shprehni pikëpamjet tuaja dhe të kërkoni ndërhyrjen e një personi kompetent.
2.8. Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj
Nëse keni dhënë pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale, ju mund ta tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë.
2.9. Ju mund të kërkoni transportueshmërinë e të dhënave tuaja personale
Ju mund të kërkoni një kopje të të dhënave personale që na keni dhënë në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga makina.
2.10. Si të paraqisni një ankesë
Përveç të drejtave të përmendura më sipër, ju mund të bëni një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës kompetent, Agjencia per Informim dhe Privatesi.
Në këtë seksion ne shpjegojmë se pse i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe bazën ligjore për ta bërë këtë.
3.1. Të dhënat tuaja personale përpunohen në përputhje me detyrimet tona të ndryshme rregullative
Të dhënat tuaja personale përpunohen aty ku është e nevojshme për të na mundësuar që të jemi në përputhje me rregulloret të cilave ne i nënshtrohemi, duke përfshirë rregulloret bankare dhe financiare.
3.1.1. Ne i përdorim të dhënat tuaja personale për të:
3.1.2. Ne gjithashtu përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllime kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit
Si pjesë e një Grupi bankar, duhet të kemi një sistem të fuqishëm kundër pastrimit të parave dhe për luftimin e financimit të terrorizmit (KPP/LFT).
3.2. Të dhënat tuaja personale përpunohen për të ekzekutuar një kontratë
Të dhënat tuaja personale përpunohen kur është e nevojshme për të lidhur ose ekzekutuar një kontratë për të:
3.3. Të dhënat tuaja personale përpunohen për të përmbushur interesin tonë legjitim
Aty ku ne bazojmë një aktivitet përpunimi në interesin legjitim, ne e balancojmë atë interes kundrëjt interesave tuaja ose të drejtave dhe lirive themelore.
3.3.1. Gjatë punës sonë ne i përdorim të dhënat tuaja personale për të: menaxhuar rreziqet, përmirrësuar sigurinë kibernetike, përdorur video-vëzhgim, përmirrësuar automatizimin dhe efikasitetin, kryer operacione financiare, kryer studime statistikore, organizuar konkurse dhe anketa.
3.3.2. Ne përdorim të dhënat tuaja personale për t'ju dërguar oferta komerciale me mjete elektronike, postare dhe telefonike.
3.3.3. Ne analizojmë të dhënat tuaja personale për të kryer profilizimin standard për të personalizuar produktet dhe ofertat tona.
3.4. Të dhënat tuaja personale përpunohen nëse keni dhënë pëlqimin tuaj
Për disa përpunime të të dhënave personale, ne do t'ju japim informacion specifik dhe do t'ju kërkojmë pëlqimin tuaj. Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Në veçanti, ne kërkojmë pëlqimin tuaj për:
Ne mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale, që do të thotë çdo informacion që identifikon ose lejon dikë t'ju identifikojë. Në varësi të llojeve të produkteve ose shërbimeve, ne mbledhim:
Ne mund të mbledhim të dhëna të ndjeshme si të dhëna shëndetësore, të dhëna biometrike ose të dhëna në lidhje me vepra penale, duke iu nënshtruar respektimit të kushteve strikte.
Ne mbledhim të dhëna personale drejtpërdrejt nga ju; megjithatë, ne mund të mbledhim të dhëna personale edhe nga burime të tjera.
Burime publike:
Palë të treta:
a. Me entitetet e Grupit BNP Paribas
Si anëtar i Grupit BNP Paribas, ne punojmë ngushtë me kompanitë e tjera të Grupit. Të dhënat tuaja personale mund të ndahen ndërmjet entiteteve të Grupit, kur është e nevojshme:
b. Me marrës jashtë Grupit BNP Paribas dhe përpunues
Transferimi i të dhënave tuaja personale mund të bëhet në rast të transfereve ndërkombëtare me origjinë nga Zona Ekonomike Evropiane (ZEE) në një vend jashtë ZEE-së.
Kur Komisioni Evropian ka njohur një vend jashtë ZEE-së që ofron nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave, të dhënat tuaja personale mund të transferohen mbi këtë bazë.
Për transferet në vende ku niveli i mbrojtjes nuk është njohur si i përshtatshëm, ne zbatojmë një nga masat mbrojtëse të mëposhtme:
Të dhënat personale mund të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit, për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje.
Me rastin e përmbushjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat personale asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime, përveç nëse është paraparë ndryshe me Ligjin përkatës për Arkivat Shtetërore ose me ndonjë ligj tjetër përkatës.
Në një botë ku teknologjitë po zhvillohen vazhdimisht, ne e rishikojmë rregullisht këtë Njoftim Privatësie dhe e përditësojmë sipas nevojës.
Ju ftojmë të rishikoni versionin më të fundit të këtij dokumenti në internet dhe do t'ju informojmë për çdo ndryshim të rëndësishëm nëpërmjet uebsajtit tonë ose përmes kanaleve tona standarde të komunikimit.
Ne jemi pjesë e një Grupi bankar që duhet të miratojë dhe mirëmbajë një program të fuqishëm kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit (KPP/KFT), një program kundër korrupsionit, si dhe një mekanizëm për të siguruar pajtueshmërinë me sanksionet ndërkombëtare.
Për të përmbushur detyrimet e KPP/KFT-së ne kryejmë:
Ne i kryejmë këto kontrolle kur ju krijoni marrëdhënie me ne, por edhe gjatë gjithë marrëdhënies. Për të përmbushur detyrimet tona ligjore, ne shkëmbejmë informacionin e mbledhur ndërmjet entiteteve të Grupit BNP Paribas.
Vendimmarrja e automatizuar është procesi i marrjes së një vendimi me mjete të automatizuara pa ndonjë përfshirje njerëzore. Këto vendime mund të bazohen në të dhëna faktike, si dhe në profile të krijuara në mënyrë dixhitale. Shembuj:
Vendimmarrja e automatizuar shpesh përfshin profilizimin.
Profilizimi është çdo formë e përpunimit të automatizuar të të dhënave personale që konsiston në përdorimin e këtyre të dhënave për të vlërësuar disa aspekte personale që kanë të bëjnë me një person fizik, në veçanti për analizat ose parashikimin e aspekteve në lidhje me atë person fizik.
Ashtu si me pëlqimin e përgjithshëm sipas GDPR, çdo pëlqim duhet të jepet lirisht, i qartë, specifik dhe i informuar.