Qëndroni të informuar me lajmet, njoftimet dhe njohuritë më të fundit nga TEB Bank
Duke shfaqur 66 artikuj

Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ngritjes së vetëdijës së klientëve përballë mashtruesve potencial, të cilët po shfaqen nëpër platformat e ndryshme të komunikimit, Banka TEB ju përkujton edhe një herë për kujdesin e shtuar që duhet të keni gjatë komunikimeve tuaja.Për të mos u ekspozuar ndaj përpjekjeve mashtruese; asnjëherë mos i jepni të dhënat tuaja personale dhe financiare, si p.sh.:- Fjalëkalimet/PIN numrine kartës suaj të kreditit dhe/ose kartës bankare,- Numri i sigurisë së kartës së kreditit (numri treshifror mbrapa),- Fjalëkalimi i degës së internetit,- Kodet e hyrjes dhe transaksioneve të njëhershme në Degën e Internetit- Foton e kartës suaj të kreditit dhe/ose kartës bankare,- Foton e ID-së tuaj,- Emri i plotë i vajzërisë së nënës suaj.Këto shënime nuk do të kërkohen asnjëherë nga stafi i Bankës TEB. Banka TEB asnjëherë nuk kërkon të dhënat tuaja personale apo fjalëkalimet me anë të e-mail apo aq më pak nëpërmjet platformave të dixhitale të komunikimit. Asnjëherë mos klikoni në asnjë vegëz (link) të përfshirë në të dhe kësi lloj e-mail dhe kurrë mos e shpërndani/jepni informacionet tuaja personale.Informacionet si Numri i Identifikimit të Kosovës (ID), marka/modeli i telefonit celular, numri i celularit ose mbiemri i vajzërisë nuk kërkohen në faqen e hyrjes në degën e internetit. Nëse përballeni me diçka të ngjashme me ato të dhëna/kërkesa më lartë të cilat kërkojnë këtë lloj informacioni, nuk duhet të identifikoheni kurrë dhe menjëherë të telefononi në Qendrën e Thirrjeve të Bankës TEB 038 230000.Mund të ketë mashtrues që paraqiten si avokat, polic, prokuror, bankier (sidomos duke u thirrur kinse si punonjës të Bankës TEB), ose pretendojnë të jenë miku ose kompania juaj me të cilën bashkëpunoni në rrjete soicale apo e-mail. Qëllimi i këtyre njerëzve është të kryejnë aktivitete mashtruese duke marrë fjalëkalimet tuaja të internetit/mobile banking, informacionin e identitetit ose informacionin e aksesit.Në asnjë rrethanë mos hezitoni me kontaktuar Qendrën e thirrjeve për klient (038/230000), portfolion tuaj apo Degën ku i merrni shërbimet bankare.Për fjalëkalimin tuaj dhe sigurinë e informacionit:Në asnjë rrethanë, Banka TEB nuk i kërkon këto informacione nga klientët tanë me thirrje telefonike ose me shkrim. Prandaj, ju lusim të mos u përgjigjeni njerëzve që ju telefonojnë dhe ju kërkojnë të shpërndani informacionin tuaj.Komunikimi zyrtarKanalet zyrtare dhe të vetme të komunikimit të Bankës TEB Sh.A. janë:- www.teb-kos.com- Facebook: TEB ShA- Instagram: teb.sha- Qendra e thirrjeve 038/230000,- E-mail: info@teb-kos.com dhe customercare@teb-kos.com- Degët e Bankës TEB - Viber TEB Community Group (platformë vetëm e pranimit të mesazhit/ofertave nga Banka)TEB Bankë për një botë në lëvizje!

Njoftojmë të gjithë klientët e Bankës TEB Sh.A. se nga data 3 qershor 2024, Dega në Drenas do të kalojë së funksionuari në lokacion të ri.Lokacioni i ri i Degës së TEB në Drenas është në rrugën Fehmi Xhevë Lladrovci 1A me orar çdo ditë pune nga ora 8:30 deri 16:30.Në këtë degë të gjithë klientët individual dhe të biznesit, do të mund të marrin shërbimet bankare edhe në ATM që është vendosur me qasje 24/7.TEB Bankë për një botë në lëvizje!

TEB Bank is the leader in Kosovo's banking sector when it comes to offering a special program for women-owned businesses. Since the establishment of this program, we have supported over 1.500 women-owned businesses with loans totaling 60,5 million euros and more than 30 trainings on topics important for business success.TEB Bank, in cooperation with the organizations Women for Women and Care International, took part in organizing support for women entrepreneurs for easier access to finance.Participants in this event were representatives of majority women-owned businesses, especially businesses from the agro sector and start-ups.The main topic of these presentations was revealing the opportunities that TEB Bank offers women-owned businesses to further develop their business.TEB Bank for a changing world!

Banka TEB Sh.A. në bashkëpunim me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) përmes Dritares së Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbërta (GROW), u ofron bizneseve kushte më të favorshme financimi për investime në efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme. Kjo skemë synon të lehtësojë qasjen në financa dhe të mbështesë rritjen e qëndrueshme të bizneseve në Kosovë.Dritarja GROW sjell përmirësime të rëndësishme në financim, duke rritur garancinë deri në 70%, si dhe duke zgjeruar ekspozimin maksimal kreditor në 7 milion euro. Krahas kësaj, shuma maksimale e kredisë arrin deri në 3 milion euro, ndërsa afati i kredisë zgjatet deri në 120 muaj, duke u ofruar bizneseve fleksibilitet më të madh financiar. Kushtet e përditësuara përfshijnë gjithashtu uljen e tarifave të garancisë, duke e bërë financimin edhe më të përballueshëm.Për bizneset, GROW ofron përfitime të veçanta:• Rritje të qasjes në financa• Kushte më të favorshme të kredisë dhe reduktim të kolateralit• Potencial për norma preferenciale interesi• Zvogëlim të faturave të energjisë dhe ndikim të ulët në mjedis• Qëndrueshmëri dhe rritje të biznesitKreditë në kuadër të Dritarës GROW mbështesin investimet në efiçiencë energjetike duke përfshirë izolimin e ndërtesave, pajisjet dhe linjat e prodhimit, si dhe investimet në energji të ripërtëritshme në shkallë të vogël, si diellore, erë, biomasë ose gjeotermale deri në 400 kW.Me Dritaren GROW, Banka TEB forcon rolin e saj si partner i besueshëm për bizneset që investojnë në një të ardhme më të gjelbër dhe më efikase.Lexo më shumë: https://fondikgk.org/dritarja-grow/TEB, Bankë për një botë në lëvizje!

Banka TEB dhe Komiteti Paralimpik të Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për njërin ndër aktivitetet më të rëndësishme paralimpik në vend.Fjala është për Lojërat Paralimpike të Kosovës që do të mbahen gjatë muajit shtator në Vushtrri.Marrëveshja është nënëshkruar nga zëvendës drejtori menaxhues, Serhan Ozarslan dhe presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, e cila ka falenderuar Bankën për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi.Banka TEB është sponsor i Komitetit paralimpik të Kosovës dhe angazhohet në përkrahjen e përgatitjeve sa më të mirë të paralimpistëve tanë për pjesëmarrje në gara të rëndësishme ndërkombëtare.Bankë për një botë në lëvizje!

TEB Bank notifies its clients on the changes made on "General Terms and Conditions" of the relationship with client.The new conditions shall apply from December 2, 2021.For more information on the related changes, please Click hereTEB, Bank for a changing world!

Deari fitues i Dielli TEB Open 2022Tenisti nga Maqedonia e Veriut, Shëndrit Deari është kampioni më i ri i turneut të tenisit, Dielli TEB Open 2022 i cili u mbajtë prej 17 korrik deri më 23 korrik në qytetin e Prishtinës.Ai në finale mposhti tenistin Stefan Micov me rezultatin 6:3, 1:6, 6:3 në sete.Kupën kampionit ia dorëzoi zëvendës drejtori menaxhues i Bankës TEB Sh.A., Serhan Ozarslan.Ky ishte edicioni i 22-të i turneut më të njohur të tenisit në Kosovë.TEB, Bankë për një botë në lëvizje!

TEB Banka ka rinovuar për edhe një vit marrëveshjen e sponsorizimit me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), duke vazhduar një bashkëpunim të suksesshëm që tashmë ka kaluar një dekadë.Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i TEB Bankës, Cihan Yilmaz, dhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për zhvillimin e futbollit kosovar dhe mbështetjen e talenteve që përfaqësojnë vendin tonë në skenën ndërkombëtare.Me rinovimin e kësaj marrëveshjeje, TEB Banka vazhdon të jetë sponsor i Ekipit Kombëtar të Kosovës në futboll, duke konfirmuar përkushtimin e saj afatgjatë për zhvillimin e sportit në vend dhe mbështetjen e futbollistëve që përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.Me këtë rast, Drejtori Menaxhues i TEB Bankës, Cihan Yilmaz, u shpreh: “Jemi krenarë që po e vazhdojmë bashkëpunimin tonë me Federatën e Futbollit të Kosovës edhe për një vit tjetër. Ky partneritet mbi dhjetëvjeçar është dëshmi e besimit tonë në sportin kosovar dhe në potencialin e jashtëzakonshëm të futbollit të Kosovës”.“Si sponsor i Ekipit Kombëtar të Kosovës në futboll, TEB Banka ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë futbollistëve tanë në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve të reja. Arritjet e deritanishme na bëjnë krenarë dhe na japin besim se futbolli kosovar do të vazhdojë të shënojë rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar që, përmes investimeve tona në sport, të kontribuojmë në zhvillimin e talenteve të reja dhe në forcimin e krenarisë kombëtare.” Presidenti i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi vlerësoi bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite. “Vazhdimi i partneritetit me TEB Bankën është një dëshmi e besimit të ndërsjellë dhe e bashkëpunimit të qëndrueshëm që kemi ndërtuar ndër vite. Për më shumë se një dekadë, TEB Banka ka qenë një partner i rëndësishëm strategjik i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe një mbështetës i fuqishëm i futbollit tone, duke qenë pjesë e rrugëtimit të Ekipit Kombëtar, sfidave dhe sukseseve të futbollit Kosovar”.“Partneritete të tilla afatgjata kanë një rëndësi të veçantë për ne, sepse përtej mbështetjes financiare, ato përfaqësojnë besim në vizionin tonë për zhvillimin e futbollit, fuqizimin dhe krijimin e mundësive të reja për gjeneratat e ardhshme. Jam i bindur se, me partnerë të dëshmuar si TEB Banka, do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi arritjet e deritanishme dhe të synojmë suksese edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare. Falënderojmë TEB Bankën që vazhdon të besojë në futbollin e Kosovës dhe të jetë pjesë e historisë sonë të përbashkët të suksesit”.TEB Banka mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që krijojnë vlerë për komunitetin dhe kontribuojnë në zhvillimin e sportit, kulturës dhe shoqërisë në Kosovë. Partneriteti me FFK-në përfaqëson një nga bashkëpunimet më afatgjata dhe më të rëndësishme të bankës në fushën e sportit, me synimin e përbashkët për të arritur suksese edhe më të mëdha në vitet që vijnë. TEB Bankë për një botë në lëvizje!

Banka TEB dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e instrumentit të ri financiar “Depozita e Gjelbër”, një iniciativë inovative që synon të mbështesë financimin e investimeve të qëndrueshme nga bizneset dhe të përshpejtojë tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër në Kosovë.Marrëveshja me TEB Bank përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e zbatimit të instrumentit “Depozita e Gjelbër” dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet FKGK-së dhe sektorit bankar në mbështetje të investimeve të qëndrueshme. Instrumenti synon të krijojë më shumë mundësi financimi për bizneset që investojnë në zgjidhje të gjelbra dhe të kontribuojë në forcimin e ekosistemit të financave të gjelbra në Kosovë.Përmes “Depozitës së Gjelbër”, FKGK plotëson mekanizmat ekzistues të mbështetjes së financimit me një instrument shtesë. Kështu, instrumenti synon të nxisë përdorimin më strategjik të kapitalit dhe të mbështesë një rol më aktiv të institucioneve financiare në financimin e tranzicionit të gjelbër.Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, përfaqësuesit e FKGK-së dhe TEB Bank theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në krijimin e mundësive të reja financiare për bizneset dhe në mbështetjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.“Depozita e Gjelbër” është konceptuar për të ofruar një mekanizëm transparent dhe të besueshëm për financimin e investimeve të gjelbra, duke siguruar që fondet e dedikuara të përdoren vetëm për aktivitete që përmbushin kriteret e përcaktuara të qëndrueshmërisë dhe duke kontribuar në shmangien e praktikave të greenwashing-ut.Deklarata e Drejtorit Menaxhues të FKGK-së, Besnik Berisha:“Lansimi i instrumentit ‘Depozita e Gjelbër’ përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për të avancuar financat e gjelbra në Kosovë. Përmes kësaj marrëveshjeje me TEB Bank, po krijojmë një mekanizëm konkret që lidh drejtpërdrejt burimet financiare me investimet që gjenerojnë përfitime mjedisore dhe ekonomike afatgjata. Kjo iniciativë mbështetet gjithashtu nga Projekti “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë” (GPEK), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i implementuar nga Helvetas, i cili promovon investimet e gjelbra dhe adoptimin e praktikave të qëndrueshme nga bizneset kosovare.Në Fondin Kosovar për Garanci Kreditore besojmë se tranzicioni drejt një ekonomie më të qëndrueshme kërkon jo vetëm vullnet, por edhe instrumente financiare inovative që i mundësojnë sektorit privat të investojë në teknologji dhe praktika më të gjelbra. ‘Depozita e Gjelbër’ është pikërisht një instrument i tillë, i cili jo vetëm që mbështet investimet e qëndrueshme, por gjithashtu forcon rolin e sektorit financiar në adresimin e sfidave klimatike dhe mjedisore.Jemi të kënaqur që TEB Bank është bankë partnere e këtij instrumenti dhe besojmë se ky bashkëpunim do të shërbejë si një model i suksesshëm për zgjerimin e mëtejshëm të financave të gjelbra në Kosovë. Së bashku po ndërtojmë një ekosistem financiar më të qëndrueshëm, më inovativ dhe më të orientuar drejt zhvillimit afatgjatë të vendit.”Deklarata e Drejtorit Menaxhues të TEB Bank, Cihan Yilmaz:“Në TEB Bank, qëndrueshmëria është një nga shtyllat kryesore të strategjisë sonë afatgjatë dhe një element thelbësor i mënyrës se si e mbështesim zhvillimin ekonomik të Kosovës. Jemi të kënaqur të bashkëpunojmë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në zbatimin e instrumentit inovativ ‘Depozita e Gjelbër’, i cili do t’u ofrojë bizneseve qasje më të lehtë në financim për investime që krijojnë vlerë afatgjatë ekonomike dhe mjedisore.Kjo marrëveshje përforcon përkushtimin tonë për të mbështetur klientët tanë në tranzicionin drejt modeleve më të qëndrueshme të biznesit, duke financuar projekte që kontribuojnë në efikasitetin e energjisë, përdorimin e burimeve të ripërtëritshme dhe reduktimin e ndikimit mjedisor.Besojmë se sektori bankar ka një rol kyç në nxitjen e transformimit të gjelbër të ekonomisë dhe se partneritetet si ky janë thelbësore për krijimin e një ekosistemi financiar modern, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes. Falënderojmë FKGK-në për bashkëpunimin dhe jemi të bindur se kjo iniciativë do të sjellë përfitime të prekshme për bizneset kosovare dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.”

Me kënaqësi ju njoftojmë se TEB Banka ka hapur zyrtarisht Degën e Arbërisë në Prishtinë.Adresa e deges eshte:Rruga Vicianum, Artis Complex, Lokalet 4 dhe 5 (Suteren), Lagjja Arberi, PrishtinëHapja zyrtare e Degës së Arbërisë u shënua me ceremoninë e prerjes së shiritit, e cila u realizua nga Drejtori Menaxhues i TEB Bankes, z. Cihan Yilmaz, dhe Zevendes Drejtori, z. Yll Gashi. Kjo ngjarje simbolizon përkushtimin e vazhdueshëm të TEB Bankës për zgjerimin e rrjetit te saj dhe ofrimin e shërbimeve bankare sa më afer klientëve.Në Degën e Arbërisë, klientët mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare, ndërsa në dispozicion do të kenë edhe ATM me qasje 24/7 për tërheqje dhe deponim të mjeteve. Gjithashtu, gjate orarit të punës, qasja në ATM është e pershtatur edhe për personat me aftësi të kufizuara.Orari i punes se degës:• E hënë – E premte: 08:30 – 16:30• Sherbimet në arken fizike: 08:30 – 16:00Ju falenderojmë për besimin tuaj dhe ju mirepresim në Degën e re të Arbërisë.TEB, Bankë për një botë në levizje!

Banka TEB Sh.A. dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) kanë rinovuar marrëveshjen e sponsorizimit për një vit tjetër, duke vazhduar bashkëpunimin e tyre në mbështetje të ekipeve kombëtare të basketbollit të Kosovës.Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i TEB Sh.A., Cihan Yilmaz, dhe Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e basketbollit dhe avancimin e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.Përmes kësaj marrëveshjeje, TEB do të vazhdojë të jetë partner i ekipeve kombëtare të Kosovës në basketboll, duke mbështetur aktivitetet dhe angazhimet e tyre në garat ndërkombëtare, si dhe përgatitjet e vazhdueshme të sportistëve që përfaqësojnë vendin.Me këtë rast, Drejtori Menaxhues, Cihan Yilmaz, tha: “Në TEB besojmë se sporti ka fuqinë të bashkojë njerëzit dhe të frymëzojë gjeneratat e reja. Jemi krenarë që vazhdojmë të mbështesim ekipet kombëtare të basketbollit të Kosovës, të cilat me përkushtimin përfaqësojnë denjësisht vendin në skenën ndërkombëtare. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë për të investuar në të rinjtë, sportin dhe komunitetin.”Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu u shpreh:"Është kënaqësi e veçantë për ne që po vazhdojmë rrugëtimin me TEB Bank, partnerin tonë që na ka qëndruar pranë për më shumë se një dekadë. Gjatë kësaj kohe, na ka bashkuar përkushtimi ndaj basketbollit të Kosovës dhe dëshira për ta avancuar atë. Ky është një raport që është ndërtuar dhe forcuar ndër vite, andaj në emër të gjithë komunitetit të basketbollit të Kosovës, dua të shpreh mirënjohjen tonë për këtë përkrahje të vazhdueshme. Jemi krenarë që në fanellat e Përfaqësueseve tona do të vazhdojmë ta mbajmë logon e partnerit tonë më jetëgjatë."Si një institucion financiar i përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë, TEB vazhdon të investojë në projekte që promovojnë edukimin, kulturën dhe sportin, duke kontribuar në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe në forcimin e vlerave pozitive në komunitet.TEB, Bankë për një botë në lëvizje!

Ju njoftojmë se Dega Qafa e Bankës TEB Sh.A. në Prishtinë do të zhvendoset në një lokacion të ri, duke filluar nga 31 gushti 2026.Adresa e re e degës është:Rruga Vicianum, Artis Complex, Lokalet 4 dhe 5 (Suteren), Lagjja Arbëri, PrishtinëKy zhvendosje është bërë me qëllim të ofrimit të një ambienti më modern dhe më komod për realizimin e shërbimeve bankare për klientët tanë.Në degën e re, klientët do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare, ndërsa do të kenë në dispozicion edhe ATM me qasje 24/7 për tërheqje dhe deponim të mjeteve. Gjithashtu, gjatë orarit të punës, shërbimet e ATM-së do të jenë të qasshme edhe për personat me aftësi të kufizuara.Klientët do të mund të marrin shërbime në lokacionin e ri duke filluar nga 31 gushti 2026.Orari i punës së degës:E hënë – E premte: 08:30 – 16:30Shërbimet në arkën fizike: 08:30 – 16:00Ju falënderojmë për besimin tuaj dhe ju mirëpresim në lokacionin tonë të ri.TEB Bankë për një botë në lëvizje!