Procesi i njohjes së klientit tuaj është një standard në veprimtarinë e investimeve që siguron që këshilltarët e investimeve të kenë informacion të detajuar në lidhje me tolerancën e klientëve të tyre ndaj rrezikut, dhe njohuri në lidhje me investimet dhe pozitën financiare të tyre.
Procesi i njohjes së klientit i mbron klientët dhe këshilltarët e investimeve. Klientët mbrohen duke e njoftuar këshilltarin e tyre të investimeve se cilat investime i përshtaten më së miri situatave të tyre personale.
Këshilltarët e investimeve mbrohen duke ditur se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të përfshijnë në portfolion e klientit të tyre.
Pajtueshmëria e NJKT zakonisht përfshin kërkesa dhe politika të tilla si menaxhimi i rrezikut, politikat e pranimit të klientit dhe monitorimin e transaksioneve.
TEB Bank ka vënë në dispozicion një kanal shtesë për ta kryer procesin e rishikimit të klientëve duke përditësuar informatat tuaja nëse ka ndonjë ndryshim ose mungesë në informatat personale si në vijim.