Kursimet tuaja mund të jenë burim i rregullt i të ardhurave për biznesin tuaj nëse dëshironi të keni llogari të planifikuar. Kjo llogari e biznesit ofron interes që mund të kreditohet në një llogari sipas zgjedhjes suaj në bazë 1, 3 ose 6 mujore.
Një veçori shumë e mirë e këtij lloji të llogarisë është që tash e kemi zgjeruar shërbimin për të mundësuar që interesi të bartet në cilëndo llogari në TEB ose një bankë tjetër. Mund të zgjidhni edhe t’i shpërndani fitimet nga interesi në një ose më shumë llogari tuaja të biznesit.
Pasi që kjo është llogari me interes të fiksuar, gjithmonë do ta dini shumën e interesit të fituar – që është e dobishme për planifikimin tuaj financiar.
Kushte tjera vlejnë nëse fondet tërhiqen para maturimit.