Kredi individuale për blerje të veturës!
Kush mund të aplikojë për kredi? – Të gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja. Çka ju nevojitet për të aplikuar? – Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB. Kushtet e financimit: – Financimi për veturat e reja deri në 90%. – Financimi për veturat e perdorura deri në 80%. Dokumentet e nevojshme për aplikim: – Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer) – Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj) – Kontratë e punës valide – Gjendja e bankës (6 muajt e fundit) per pagëmarresit ne bankat tjera – Profatura e blerjes së veturës – Full Kasco për veturat e reja (Obligative). Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës se kredisë: – Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë – Bashkëhuamarrës: ID / Kontratë pune Gjendja e bankës (6 muajt e fundit) – Garantues: ID / Kontratë pune Gjendja e bankës (6 muajt e fundit) – Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj) – Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite) SHEMBULL I KALKULIMIT TË KREDISË Shuma për financimin e kredisë 35,000€ Norma vjetore e interesit per tre vitet e para duke filluar nga: 5.88% Norma vjetore e interesit pas vitit te tretë duke filluar nga: 5.88 % + EURIBOR Shpenzimet administrative 0.50% Maturiteti i kredisë deri në 84 muaj *Norma efektive e interesit për tre vitet e para duke filluar: 6.20 % *Norma efektive e interesit pas vitit të tretë nuk mund të kalkulohet për shkak të ndryshueshmerisë së vlerës Euribor. EURIBOR-i është shkurtesa e Euro Interbank Offered Rate dhe i referohet normës së interesit bazuar në ofertën dhe kërkesën e parasë në tregun evropian si edhe bazuar në kuotat ditore, dërguar nga bankat më të mëdha evropiane. Kur klientët marrin kredi me normën variabile të interesit të lidhur me Euribor-in, duhet të kenë parasysh ndryshimet e mundshme në Euribor, e të cilat banka TEB i aplikon çdo gjashtë muaj për kohëzgjatjen e kredisë. Kamata e Ndryshueshme – norma referente e EURIBOR-it e azhurnuar në baza ditore e periudhës të caktuar në Intervalin e ndryshimit në Kushtet Specifike të Kredisë. Nëse në të ardhmen publikimi i EURIBOR ndërpritet, do të përdoret një normë referente pasardhëse e përcaktuar nga administratori i autorizuar i EURIBOR-it. Oferta është valide deri më 31.12.2023 Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook/Messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A). TEB Bankë për një botë në lëvizje!