Qëndroni të informuar me lajmet, njoftimet dhe njohuritë më të fundit nga TEB Bank
Duke shfaqur 68 artikuj

Banka TEB SH.A. prej të mërkurës (04.11.2026) ka hapur Degën e re në Deçan me adresë: Rruga Sali Çeku, 51000 Deçan. Prerjen e shiritit për hapjen e Degës së re e bënë Drejtori Menaxhuesi i TEB Sh.A., Cihan Yilmaz dhe kryetari i Komunës së Deçan, Bashkim Ramosaj i cili e konsiderojë hapjen e Degës së TEB si lajm të mirë për ekonominë lokale. Dega e re është konceptuar për të ofruar një përvojë moderne bankare, me fokus në cilësinë e shërbimit, efikasitetin dhe qasjen e personalizuar për klientët. Përmes kësaj investimi, TEB Bank synon të mbështesë zhvillimin ekonomik lokal dhe të forcojë partneritetin me individët, ndërmarrjet dhe institucionet në rajon. Në Degën e re klientët individual dhe të biznesit mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare, ndërsa në dispozicion të tyre do të jetë edhe ATM për tërheqje dhe deponim të parave për 24 orë në 7 ditë të javës (24/7). Kjo është Dega e 37-të e TEB, ndërsa në bazë të planit strategjik do të rritet prezenca e Bankës më 2027 edhe në qytete të tjera. Stafi i TEB Sh.A. ju mirëpret në Degën e re me ofertat e shumta që kemi përgaditur për ju! TEB Bankë për një botë në lëvizje!

Paketa e financimit e mbështetur nga BE-ja do të ofrojë përkrahje për amvisëri, NVM dhe biznese të udhëhequra nga gratë. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka siguruar një paketë financimi deri në 21 milionë euro për TEB Bankën Kosovë për zgjerim të qasjes në financim të gjelbër, digjital dhe gjithëpërfshirës në Kosovë. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i TEB Bankës, Cihan Yilmaz, zëvendës Drejtori Menaxhues Deniz Tor, dhe Sergiy Maslichenko Kryesuesi i BERZH në Kosovë. Ky financim do t’u mundësojë amvisërive dhe bizneseve të investojnë për zgjidhje me efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtërishme, ndërkohë që do t’u ndihmojë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të adoptojnë teknologji të gjelbra, të digjitalizojnë operacionet dhe të fusin në përdorim procese të automatizuara. Gjithashtu, do të rrisë qasjen në financa dhe njohuri për bizneset e udhëhequra nga gratë. Cihan Yilmaz, Drejtor Menaxhues i TEB Banka, u shpreh se: “Në TEB Banka Kosovë, jemi të përkushtuar ndaj mbështetjes së rritjes së qëndrueshme dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës. Kjo paketë e re financimi me BERZH-in përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të ndihmuar në uljen e kostove të energjisë, për t’u mundësuar bizneseve të investojnë në transformim të gjelbër dhe digjital, si dhe për ta forcuar më tej mbështetjen për gratë ndërmarrëse. Ne besojmë se investimet në qëndrueshmëri, digjitalizim dhe gjithëpërfshirje janë esenciale për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe reziliencën. Si partner i kahershëm i BERZH-it, jemi krenarë që vazhdojmë të kontribuojmë në tranzicionin e Kosovës drejt një ekonomie më të gjelbër, më digjitale dhe më gjithëpërfshirëse, duke krijuar mundësi të reja për rritje dhe sukses për klientët tanë në të gjithë sektorët.” TEB, Bankë për një botë në lëvizje!

Banka TEB dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e instrumentit të ri financiar “Depozita e Gjelbër”, një iniciativë inovative që synon të mbështesë financimin e investimeve të qëndrueshme nga bizneset dhe të përshpejtojë tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër në Kosovë. Marrëveshja me TEB Bank përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e zbatimit të instrumentit “Depozita e Gjelbër” dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet FKGK-së dhe sektorit bankar në mbështetje të investimeve të qëndrueshme. Instrumenti synon të krijojë më shumë mundësi financimi për bizneset që investojnë në zgjidhje të gjelbra dhe të kontribuojë në forcimin e ekosistemit të financave të gjelbra në Kosovë. Përmes “Depozitës së Gjelbër”, FKGK plotëson mekanizmat ekzistues të mbështetjes së financimit me një instrument shtesë. Kështu, instrumenti synon të nxisë përdorimin më strategjik të kapitalit dhe të mbështesë një rol më aktiv të institucioneve financiare në financimin e tranzicionit të gjelbër. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, përfaqësuesit e FKGK-së dhe TEB Bank theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në krijimin e mundësive të reja financiare për bizneset dhe në mbështetjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. “Depozita e Gjelbër” është konceptuar për të ofruar një mekanizëm transparent dhe të besueshëm për financimin e investimeve të gjelbra, duke siguruar që fondet e dedikuara të përdoren vetëm për aktivitete që përmbushin kriteret e përcaktuara të qëndrueshmërisë dhe duke kontribuar në shmangien e praktikave të greenwashing-ut. Deklarata e Drejtorit Menaxhues të FKGK-së, Besnik Berisha: “Lansimi i instrumentit ‘Depozita e Gjelbër’ përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për të avancuar financat e gjelbra në Kosovë. Përmes kësaj marrëveshjeje me TEB Bank, po krijojmë një mekanizëm konkret që lidh drejtpërdrejt burimet financiare me investimet që gjenerojnë përfitime mjedisore dhe ekonomike afatgjata. Kjo iniciativë mbështetet gjithashtu nga Projekti “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë” (GPEK), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i implementuar nga Helvetas, i cili promovon investimet e gjelbra dhe adoptimin e praktikave të qëndrueshme nga bizneset kosovare. Në Fondin Kosovar për Garanci Kreditore besojmë se tranzicioni drejt një ekonomie më të qëndrueshme kërkon jo vetëm vullnet, por edhe instrumente financiare inovative që i mundësojnë sektorit privat të investojë në teknologji dhe praktika më të gjelbra. ‘Depozita e Gjelbër’ është pikërisht një instrument i tillë, i cili jo vetëm që mbështet investimet e qëndrueshme, por gjithashtu forcon rolin e sektorit financiar në adresimin e sfidave klimatike dhe mjedisore. Jemi të kënaqur që TEB Bank është bankë partnere e këtij instrumenti dhe besojmë se ky bashkëpunim do të shërbejë si një model i suksesshëm për zgjerimin e mëtejshëm të financave të gjelbra në Kosovë. Së bashku po ndërtojmë një ekosistem financiar më të qëndrueshëm, më inovativ dhe më të orientuar drejt zhvillimit afatgjatë të vendit.” Deklarata e Drejtorit Menaxhues të TEB Bank, Cihan Yilmaz: “Në TEB Bank, qëndrueshmëria është një nga shtyllat kryesore të strategjisë sonë afatgjatë dhe një element thelbësor i mënyrës se si e mbështesim zhvillimin ekonomik të Kosovës. Jemi të kënaqur të bashkëpunojmë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në zbatimin e instrumentit inovativ ‘Depozita e Gjelbër’, i cili do t’u ofrojë bizneseve qasje më të lehtë në financim për investime që krijojnë vlerë afatgjatë ekonomike dhe mjedisore. Kjo marrëveshje përforcon përkushtimin tonë për të mbështetur klientët tanë në tranzicionin drejt modeleve më të qëndrueshme të biznesit, duke financuar projekte që kontribuojnë në efikasitetin e energjisë, përdorimin e burimeve të ripërtëritshme dhe reduktimin e ndikimit mjedisor. Besojmë se sektori bankar ka një rol kyç në nxitjen e transformimit të gjelbër të ekonomisë dhe se partneritetet si ky janë thelbësore për krijimin e një ekosistemi financiar modern, të përgjegjshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes. Falënderojmë FKGK-në për bashkëpunimin dhe jemi të bindur se kjo iniciativë do të sjellë përfitime të prekshme për bizneset kosovare dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.”

Me kënaqësi ju njoftojmë se TEB Banka ka hapur zyrtarisht Degën e Arbërisë në Prishtinë. Adresa e deges eshte: Rruga Vicianum, Artis Complex, Lokalet 4 dhe 5 (Suteren), Lagjja Arberi, Prishtinë Hapja zyrtare e Degës së Arbërisë u shënua me ceremoninë e prerjes së shiritit, e cila u realizua nga Drejtori Menaxhues i TEB Bankes, z. Cihan Yilmaz, dhe Zevendes Drejtori, z. Yll Gashi. Kjo ngjarje simbolizon përkushtimin e vazhdueshëm të TEB Bankës për zgjerimin e rrjetit te saj dhe ofrimin e shërbimeve bankare sa më afer klientëve. Në Degën e Arbërisë, klientët mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare, ndërsa në dispozicion do të kenë edhe ATM me qasje 24/7 për tërheqje dhe deponim të mjeteve. Gjithashtu, gjate orarit të punës, qasja në ATM është e pershtatur edhe për personat me aftësi të kufizuara. Orari i punes se degës: • E hënë – E premte: 08:30 – 16:30 • Sherbimet në arken fizike: 08:30 – 16:00 Ju falenderojmë për besimin tuaj dhe ju mirepresim në Degën e re të Arbërisë. TEB, Bankë për një botë në levizje!

Banka TEB Sh.A. dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) kanë rinovuar marrëveshjen e sponsorizimit për një vit tjetër, duke vazhduar bashkëpunimin e tyre në mbështetje të ekipeve kombëtare të basketbollit të Kosovës. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i TEB Sh.A., Cihan Yilmaz, dhe Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e basketbollit dhe avancimin e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përmes kësaj marrëveshjeje, TEB do të vazhdojë të jetë partner i ekipeve kombëtare të Kosovës në basketboll, duke mbështetur aktivitetet dhe angazhimet e tyre në garat ndërkombëtare, si dhe përgatitjet e vazhdueshme të sportistëve që përfaqësojnë vendin. Me këtë rast, Drejtori Menaxhues, Cihan Yilmaz, tha: “Në TEB besojmë se sporti ka fuqinë të bashkojë njerëzit dhe të frymëzojë gjeneratat e reja. Jemi krenarë që vazhdojmë të mbështesim ekipet kombëtare të basketbollit të Kosovës, të cilat me përkushtimin përfaqësojnë denjësisht vendin në skenën ndërkombëtare. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë për të investuar në të rinjtë, sportin dhe komunitetin.” Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu u shpreh: "Është kënaqësi e veçantë për ne që po vazhdojmë rrugëtimin me TEB Bank, partnerin tonë që na ka qëndruar pranë për më shumë se një dekadë. Gjatë kësaj kohe, na ka bashkuar përkushtimi ndaj basketbollit të Kosovës dhe dëshira për ta avancuar atë. Ky është një raport që është ndërtuar dhe forcuar ndër vite, andaj në emër të gjithë komunitetit të basketbollit të Kosovës, dua të shpreh mirënjohjen tonë për këtë përkrahje të vazhdueshme. Jemi krenarë që në fanellat e Përfaqësueseve tona do të vazhdojmë ta mbajmë logon e partnerit tonë më jetëgjatë." Si një institucion financiar i përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë, TEB vazhdon të investojë në projekte që promovojnë edukimin, kulturën dhe sportin, duke kontribuar në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe në forcimin e vlerave pozitive në komunitet. TEB, Bankë për një botë në lëvizje!

Ju njoftojmë se Dega Qafa e Bankës TEB Sh.A. në Prishtinë do të zhvendoset në një lokacion të ri, duke filluar nga 31 gushti 2026. Adresa e re e degës është: Rruga Vicianum, Artis Complex, Lokalet 4 dhe 5 (Suteren), Lagjja Arbëri, Prishtinë Ky zhvendosje është bërë me qëllim të ofrimit të një ambienti më modern dhe më komod për realizimin e shërbimeve bankare për klientët tanë. Në degën e re, klientët do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare, ndërsa do të kenë në dispozicion edhe ATM me qasje 24/7 për tërheqje dhe deponim të mjeteve. Gjithashtu, gjatë orarit të punës, shërbimet e ATM-së do të jenë të qasshme edhe për personat me aftësi të kufizuara. Klientët do të mund të marrin shërbime në lokacionin e ri duke filluar nga 31 gushti 2026. Orari i punës së degës: E hënë – E premte: 08:30 – 16:30 Shërbimet në arkën fizike: 08:30 – 16:00 Ju falënderojmë për besimin tuaj dhe ju mirëpresim në lokacionin tonë të ri. TEB Bankë për një botë në lëvizje!

Janë riaktivizuar SMS-të mashtruese që pretendojnë pagesën e gjobave të trafikut përmes linkeve të rreme. Mos klikoni në link Mos ndani të dhënat tuaja bankare Në rast dyshimi, kontaktoni Bankën për verifikim

Banka TEB dhe PriFest - Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë kanë nënshkruar marrëveshjen vjetore të sponsorizimit, duke shënuar vitin e dytë të partneritetit të tyre, të ndërtuar mbi një vizion të përbashkët për mbështetjen e kulturës, kinemasë dhe industrive kreative në Kosovë. Vazhdimi i këtij bashkëpunimi konfirmon përkushtimin e Banka TEB për të investuar në iniciativa që pasurojnë jetën kulturore të vendit, promovojnë talentin vendor dhe krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e industrisë së filmit dhe shkëmbimit ndërkombëtar kulturor. Përmes këtij partneriteti, Banka TEB vazhdon të mbështesë misionin e PriFest për promovimin e kulturës filmike, zhvillimin e talenteve të rinj dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes profesionistëve të filmit nga Kosova, rajoni dhe më gjerë. Kjo mbështetje kontribuon gjithashtu në fuqizimin e ekonomisë kreative, duke u ofruar artistëve dhe krijuesve hapësira për të ndarë histori, ide dhe perspektiva që frymëzojnë shoqërinë. "Në TEB Bank besojmë se investimi në kulturë është investim në njerëz, kreativitet dhe të ardhmen e shoqërisë sonë. Jemi krenarë që vazhdojmë partneritetin me PriFest, një ngjarje e cila prej vitesh ka luajtur rol kyç në pasurimin e jetës kulturore në Kosovë dhe në promovimin e vendit në skenën ndërkombëtare të filmit," tha drejtori menaxhues i TEB Sh.A., Cihan Yilmaz. PriFest, si festivali më i rëndësishëm ndërkombëtar i filmit në Kosovë, vazhdon të sjellë në vend regjisorë, producentë, aktorë dhe profesionistë të industrisë nga e gjithë bota, duke krijuar mundësi të vlefshme për rrjetëzim, edukim dhe bashkëpunim për talentet vendore. "Jemi të lumtur që po vazhdojmë rrugëtimin tonë me TEB Bank edhe në vitin e dytë të këtij partneriteti. Mbështetja e tyre e vazhdueshme na mundëson të zhvillojmë programe cilësore gjatë tëre vitit, të mbështesim krijuesit e rinj dhe të forcojmë shkëmbimin kulturor rajonal dhe ndërkombëtar. Së bashku po kontribuojmë në ndërtimin e një ekosistemi më të fuqishëm për filmin dhe kulturën në Kosovë," tha drejtori i PriFest, Fatos Berisha. Me hyrjen në vitin e dytë të bashkëpunimit, TEB Bank dhe PriFest rikonfirmojnë angazhimin e tyre për të mbështetur kreativitetin, dialogun kulturor dhe zhvillimin e brezave të rinj të kineastëve dhe artistëve, duke sjellë histori frymëzuese që lidhin komunitetet dhe tejkalojnë kufijtë. TEB Bankë për një botë në lëvizje!

Drejtori Menaxhues i TEB Sh.A., Cihan Yilmaz, ka vendosur gurthemelin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së dytë të të dhënave në Parkun e Teknologjisë së Informacionit (ITP) në Prizren. Ky projekt përfaqëson investimin më të madh të bankës në vitet e fundit, me një vlerë që tejkalon 2 milion euro me të gjitha paisjet. Qendra e të dhënave do të ndërtohet me standardin Tier 3+ (Tier 3 i përmirësuar), e cila ofron siguri të shtuar dhe vazhdimësi të shërbimeve bankare në çdo situatë, duke garantuar që klientët e TEB Sh.A. të kenë qasje të pandërprerë në shërbimet financiare. Ky investim është dëshmi e përkushtimit të bankës ndaj stabilitetit teknologjik dhe inovacionit në sektorin bankar të Kosovës. “Kjo Qendër është investimi ynë më i madh i viteve të fundit në Kosovë dhe dëshmi e përkushtimit tonë ndaj vendit, si dhe besimit të plotë që kemi në Republikën e Kosovës. Besojmë se kjo qendër do të jetë përkrahje e plotë e shërbimeve tona bankare dhe një shtyllë e rëndësishme për sigurinë e klientëve tanë,” tha Yilmaz gjatë ceremonisë së gurthemelit. Ky projekt është pjesë e vizionit të TEB Sh.A. për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, të qëndrueshme dhe të besueshme, duke kontribuar në zhvillimin e ekosistemit financiar dhe teknologjik të vendit. TEB, Bankë për një botë në lëvizje!

MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE! Mashtruesit po dërgojnë mesazhe të rreme SMS duke u paraqitur si Banka TEB. Kujdes: Banka TEB NUK do të kërkojë ASNJËHERË të dhënat tuaja personale apo sensitive përmes telefonit, SMS, email-it apo rrjeteve sociale. TEB NUK DO T’JU KËRKOJË ASNJËHERË: Fjalëkalime, PIN apo kode OTP Numrin e kartës apo CVV Kredenciale të e-banking Numër personal apo dokumente Çfarëdo informacioni konfidencial ÇFARË DUHET TË BËNI? Mos klikoni në linke në mesazhe të dyshimta Mos ndani asnjë informacion personal Në rast dyshimi, kontaktoni bankën përmes kanaleve zyrtare Raportoni mesazhet e dyshimta tek operatori juaj dhe tek banka Kontaktoni Bankën TEB në mënyrë të sigurt: Web: www.teb-kos.com Tel: 038 230 000 Siguria juaj është prioriteti ynë! TEB, Bankë për një botë në lëvizje!

Ditë më parë mbështetëm një iniciativë kuptimplote mjedisore të udhëhequr nga NPL Gjelbër Sh.A. dhe sponsorizuar nga Banka TEB, e fokusuar në pasurimin e hapësirave të gjelbëruara në Prishtinë. Si pjesë e fushatës #EM4Inclusion, kolegët tanë të mrekullueshëm iu bashkuan fazës përfundimtare të gjelbrimit të hapësirave publike në Rrugën C në Kryeqytetin tonë, secili duke kontribuar me punë vullnetare. Jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj nisme nën #EM4Inclusion dhe #1MillionHours2Help, dhe falënderojmë, Francois Benaroya, Bruno Leroux, Céline Martin, Marie-Cécile Pothier dhe ekipet për koordinimin! Faleminderit Drejtorit Menaxhues te TEB, Cihan Yilmaz dhe zëvendës drejtorit për NVM dhe Korporata, Deniz Tor për mbështetjen dhe kolegët tanë që u bashkuan dhe e bënë të mundur këtë. Kjo ishte një kujtesë e fuqishme e asaj se çfarë mund të arrijmë së bashku për mjedisin dhe komunitetin tonë. TEB, Bankë për një botë në lëvizje!

Letër Zotimi. Zotimi i TEB Bank për Mbështetjen e Grave në Biznes. TEB Bank është e përkushtuar të mbështesë fuqizimin ekonomik të grave dhe zhvillimin e bizneseve të drejtuara nga gratë, në kuadër të KoditWE Finance për gratë ndërmarrëse, iniciative e cila ka për qëllim të eliminoj pengesat për gratë ndërmarrese, e udhëhequr nga Banka Qendrore e Kosovës. TEB Bank është banka e parë në Kosovë që ka program të dedikuar enkas për gratë ndërmarrëse që nga viti 2014, me qëllim mbështetjen e sipermarrësve përmes produkteve dhe shërbimeve financiare, si dhe përmes aktiviteteve të ndryshme zhvillimore dhe edukative. Përmes këtij zotimi, banka angazhohet të forcojë rolin e saj në promovimin e grave ndërmarrëse dhe mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të drejtuara nga gratë (WMSMEs). Angazhimet kryesore përfshijnë: Integrimin e barazisë gjinore në politikat dhe praktikat e brendshme të bankës, përfshirë trajnimin e stafit dhe përmirësimin e politikave të burimeve njerëzore Zhvillimin dhe promovimin e produkteve financiare të dedikuara për gratë ndërmarrëse Organizimin e aktiviteteve, trajnimeve dhe programeve të mentorimit për gratë ndërmarrëse Krijimin e fushatave të veçanta për promovimin e grave ndërmarrëse dhe rritjen e qasjes së tyre në financa Përmirësimin e mbledhjes dhe analizës së të dhënave të ndara sipas gjinisë për të kuptuar më mirë nevojat e klientëve Bashkëpunimin me partnerë dhe institucione për të zgjeruar mundësitë financiare për bizneset e drejtuara nga gratë Përmes këtyre veprimeve, TEB Bank synon të kontribuojë në zhvillimin e një ekosistemi më gjithëpërfshirës financiar dhe në rritjen e pjesëmarrjes së grave në ekonomi.