Janë kruciale për rritjen ekonomike dhe konkurrencën e çdo vendi. Në Kosovë, ato përbëjnë shumicën e bizneseve të regjistruara dhe tradicionalisht kategorizohen sipas numrit të punonjësve dhe qarkullimit të tyre.

TEB i përmbush nevojat për financim të klientëve tanë të bujqësisë dhe agrobiznesit me Agro kredi për kapital punues, investime fikse, financim për përmirësime të kapitalit dhe produkte të tjera që i trajtojnë më së miri nevojat e sektorit. Agrobiznesi është një sektor shumë specifik që kërkon ekspertizë specifike nga bankieri juaj. Ne e kemi atë ekspertizë dhe dëshirojmë të jemi në dispozicion për ju për këshilla financiare dhe teknike.

Nëse dëshironi t’i zgjeroni aktivitetet tuaja lidhur me prodhimin bujqësor, përpunimin, tregtinë dhe shërbimet bujqësore, mund të keni qasje në kreditë tona me kushte konkurruese, për shembull për të blerë kapital punues ose pajisje bujqësore, për ta rritur numrin e gjedhëve dhe për renovimin e fermës.
Kreditë përshtaten për nevojat tuaja. Planet fleksibile të kësteve mund të organizohen në bazë të kërkesave tuaja me maturitet që shkon nga 12 muaj deri në 60 muaj, varësisht nga natyra e investimit.
Agro Kartela e bankës TEB është një produkt unik i përshtatur që mundëson një zgjidhje të sigurtë për tri palët kryesore në treg: tregtarët, bujqit dhe banka. Kjo kartelë merr parasysh nevojat specifike të klientëve bujqësorë ku luhatjet e rrjedhës së parave varen shumë nga sezona. Si dhe mundeson qasje të lehtë në financa në tërë Kosovën dhe u mundëson bujqve dhe bizneseve bujqësore të blejnë faktorët e prodhimit bujqësor, mjetet dhe pajisjet me kushte shumë të mira.

Merrni disa minuta për të plotësuar formularin më poshtë, ne do t'i shqyrtojmë të dhënat tuaja dhe do t'ju kthejmë përgjigje sa më shpejt