Duke hapur Llogari Rrjedhëse të Biznesit në TEB, ju ia hapni dyert një serie të shërbimeve financiare që do t’ju ndihmojnë ta menaxhoni rrjedhën e parasë dhe likuiditetin e biznesit tuaj.
Llogaria rrjedhëse e biznesit në TEB ju lehtëson të gjitha pagesat, si nga klientët ashtu edhe nga furnizuesit, në Euro, dollarë amerikanë, funta britaneze dhe franga zvicerane - dhe ne e kemi shërbimin më të shpejtë të transferit ndërkombëtar në treg prandaj mund të siguroheni që pagesa te partnerët tuaj të huaj është efikase.
Pagesat dhe pranimet e parave është lehtë të menaxhohen përmes depozitave dhe tërheqjeve në degën lokale tuaj të TEB-it.
E-banking ynë për biznese ju mundëson të hyni në llogarinë tuaj dhe të menaxhoni dhe monitoroni rrjedhën e parave dhe pagesat 24 orë në 7 ditë.
Nëse dëshironi të organizoni rrjedhën e parasë përmes llogarisë rrjedhëse të biznesit në TEB, banka mund të ju ofrojë shërbimin përkatës të mbitërheqjes që të ju ndihmojë ta menaxhoni likuiditetin. Ne do t’ju japim edhe debit kartelën VISA për Biznes që mund të përdoret kudo në Kosovë dhe jashtë ku është vendosur shenja VISA.