Nëse mbani shuma të konsiderueshme të kapitalit të tepërt, ndoshta që i keni planifikuar për një investim në të ardhmen, atëherë pse të mos e shfrytëzoni me normat fikse të interesit?
Llogaria e depozitës së afatizuar me interes në TEB është zgjidhje e përsosur për kërkesat tuaja të kapitalit në të ardhmen.
Llogaria mund të hapet në Euro, Dollarë Amerikanë, Funta Britaneze dhe Franga Zvicerane dhe të ofrojë afat të maturitetit të fiksuar që krijon kthim të fiksuar, pa rrezik, për periudha nga 1 muaj deri në 5 vjet.
Varësisht nga nevojat tuaja, interesi i grumbulluar mund të kreditohet në llogarinë tuaj rrjedhëse. Nëse vendosni të investoni prapë fondet në fund të periudhës së maturimit, janë në dispozicion opsionet e mëposhtme automatike:
• Bartja e kapitalit dhe interesit të grumbulluar
• Bartja vetëm e kapitalit ndërsa interesi bartet në llogarinë rrjedhëse