Duke siguruar qasje të pandërprerë 24/7 në llogarinë tuaj rrjedhëse, TEB ka investuar dhe zgjeruar rrjetin e bankomatëve tonë, me gjithsej 45 bankomate të vendosura në të gjithë Kosovën.
Përmes bankomatëve, TEB-i është në gjendje t’u shërbejë të gjithë klientëve të biznesit dhe individualë me debit kartela dhe Starcard.
Tërheqjet me debit kartela janë falas, ndërsa tërheqjet me Starcard janë me pagesë varësisht nga shuma. Nëpërmjet bankomatëve tanë, ne u shërbejmë edhe kartelëmbajtësve të bankave të tjera përderisa ato janë të licencuara nga VISA, VISA Electron ose PLUS.
Bankomatët eTEB-it ju ofrojnë pikë të shpejta dhe të sigurta për tërheqje të parave, pasi janë më të mirët në treg dhe të pajisur me pajisje anti-skimming (pajisjet që mbrojnë kartelat e konsumatorëve nga vjedhja e të dhënave). Duke ofruar tërheqjen e parave të gatshme, bankomati redukton kohën që normalisht do të shpenzonit duke pritur në zyrën e degës.
Duke futur debit kartelën tuaj të TEB në bankomat, ju mund të hyni edhe në mbitërheqjen tuaj në rast se fondet janë të pamjaftueshme.
Shërbimet shtesë të ofruara përmes bankomatëve përfshijnë kontrollet e gjendjes dhe ndryshimin e numrit PIN të debit kartelës.