Kush e din, e din! Merr kredi individuale deri në 35,000€

Kredi individuale deri në 35,000€ pa hipotekë dhe me normë efektive të interesit duke filluar nga 5.40%.

Kush mund të aplikojë për kredi?
Të gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja.
– Për pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike maturiteti maksimal është deri në 120 muaj.
– Për pagëmarrësit e sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja maturiteti maksimal është deri në 84 muaj.
– Të gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike dhe pagëmarrësit e sektorit privat me të hyra mbi 700€, kredi individuale deri në 10,000€ VEÇ VET, pa bashkhuamarrës, pa garantues dhe pa hipotekë.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?
– Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
– Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Kontratë e punës valide
– Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)

Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:
– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
– Bashkëhuamarrës/e: ID / Kontratë pune/Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Garantues/e: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)

SHEMBULL I KALKULIMIT TË KREDISË

  • Shuma për financimin e kredisë 35,000€
  • Norma vjetore e interesit per vitin e pare duke filluar nga: 5.16%
  • Norma vjetore e interesit pas vitit te pare duke filluar nga: 5.16 % + EURIBOR
  • Shpenzimet administrative 0.50%
  • Maturiteti i kredisë deri në 120 muaj
  • *Norma efektive e interesit për vitin e pare duke filluar: 5.40 %
  • *Norma efektive e interesit pas vitit të parë nuk mund të kalkulohet për shkak të ndryshueshmerisë së vlerës Euribor.

EURIBOR-i është shkurtesa e Euro Interbank Offered Rate dhe i referohet normës së interesit bazuar në ofertën dhe kërkesën e parasë në tregun evropian si edhe bazuar në kuotat ditore, dërguar nga bankat më të mëdha evropiane. Kur klientët marrin kredi me normën variabile të interesit të lidhur me Euribor-in, duhet të kenë parasysh ndryshimet e mundshme në Euribor, e të cilat banka TEB i aplikon çdo gjashtë muaj për kohëzgjatjen e kredisë.

Kamata e Ndryshueshme – norma referente e EURIBOR-it e azhurnuar në baza ditore e periudhës të caktuar në Intervalin e ndryshimit në Kushtet Specifike të Kredisë. Nëse në të ardhmen publikimi i EURIBOR ndërpritet, do të përdoret një normë referente pasardhëse e përcaktuar nga administratori i autorizuar i EURIBOR-it.

Oferta valide deri më 30.09.2023.

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook /messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A).

TEB Bankë për një botë në lëvizje!