Merr vendimet e duhura! Merr kredi individuale deri në 35,000€
Kredi individuale deri në 35,000€ pa hipotekë dhe me normë efektive të interesit duke filluar nga 6.16%.
Kush mund të aplikojë për kredi?
Të gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja.
– Për pagëmarrësit e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike maturiteti maksimal është deri në 120 muaj.
– Për pagëmarrësit e sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja maturiteti maksimal është deri në 84 muaj.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
– Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
– Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Kontratë e punës valide
– Gjendja e bankës (6 muajt e fundit) per pagëmarresit ne bankat te tjera
Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:
– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
– Bashkëhuamarrës/e: ID / Kontratë pune/Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Garantues/e: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)
SHEMBULL I KALKULIMIT TË KREDISË
Shuma për financimin e kredisë 35,000€
Norma vjetore e interesit për tre vitet e para duke filluar nga: 5.88%
Norma vjetore e interesit pas vitit te tretë duke filluar nga: 5.88 % + EURIBOR
Shpenzimet administrative 0.50%
Maturiteti i kredisë deri në 120 muaj
*Norma efektive e interesit për tre vitet e para duke filluar: 6.16 %
*Norma efektive e interesit pas vitit të tretë nuk mund të kalkulohet për shkak të ndryshueshmerisë së vlerës Euribor.
EURIBOR-i është shkurtesa e Euro Interbank Offered Rate dhe i referohet normës së interesit bazuar në ofertën dhe kërkesën e parasë në tregun evropian si edhe bazuar në kuotat ditore, dërguar nga bankat më të mëdha evropiane. Kur klientët marrin kredi me normën variabile të interesit të lidhur me Euribor-in, duhet të kenë parasysh ndryshimet e mundshme në Euribor, e të cilat banka TEB i aplikon çdo gjashtë muaj për kohëzgjatjen e kredisë.
Kamata e Ndryshueshme – norma referente e EURIBOR-it e azhurnuar në baza ditore e periudhës të caktuar në Intervalin e ndryshimit në Kushtet Specifike të Kredisë. Nëse në të ardhmen publikimi i EURIBOR ndërpritet, do të përdoret një normë referente pasardhëse e përcaktuar nga administratori i autorizuar i EURIBOR-it.
Oferta valide deri më 31.12.2023.
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook /messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A), Web (www.teb-kos.com).
TEB Bankë për një botë në lëvizje!