TEB sjellë edhe mobileCash
Banka TEB në kuadër të ofrimit të shërbimeve sa më të sofistikuara bankare për klientët e vet ka lansuar edhe produktin mobileCash.
Shërbimi mobileCash është tipare e re që do të ofrohet në aplikacionin TebMobile (Android – IOS), ku përmes mobileCash ju do të keni mundesinë e tërheqjes së parave nga ATM-të e TEB pa perdorur debit kartelën bankare.
MobileCash do t’i ofrojë klientëve të vet opsionin e tërheqjes së parave nga ATM-ët e TEB pa përdorur debit kartelën bankare.
I gjithë shërbimi është i bazuar në gjenerimin e kodit të përdorimit nëpërmjet aplikacionit, TebMobile.
Për më shumë detaje në lidhje me përdorimin e mobileCash ju ftojmë të shikoni videon udhëzuese në vazhdim:
Ne në Bankën TEB besojmë se mobileCash do të ofrojë eksperiencë më të mirë bankare për klientët.
Banka TEB është lidere në tregun bankare të Kosovës në përdorimin e kartelave bankare me brendin e saj, Starcard dhe Starcash si dhe ne aspektin e operimeve me kartela bankare në Kosovë. Këto fakte na bëjnë edhe përgjegjës për të ofruar shërbime sa më të sofistikuara teknologjike për klientët e Bankës TEB dhe trendet më të reja të përdorimit të kanaleve alternative të distribuimit të parasë.
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook /messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A).
TEB Bankë për një botë në lëvizje!