Kartelat

Starcard

Kartela Starcard — një kartelë, shumë përfitime

Starcard është produkt që njëmend e ka revolucionarizuar shpenzimin e klientëve në Kosovë. Kjo kredit kartelë ofron një paketë të opsioneve financiare për blerje.

më shumë

Starcard është lansuar në treg duke analizuar me kujdes nevojat e konsumatorëve për një kredit kartelë të tillë revolvuese. Platforma e Starcard-ës paraqet një situatë përfituese për të gjitha palët e përfshira. Starcard në Kosovë është kredit kartela e parë e bazuar në këste, e cila pronarit të saj i jep një bonus për çdo transaksion të bërë në rrjetin tregtar të TEB-it në Kosovë. Të gjitha këto veçori të kësaj kartele çmohen lartë në treg.

Me Starcard ju mund të paguani deri në 24 këste me 0% interes në të gjitha pikat e shitjes të pajisura me POS terminalet e bankës TEB (numri i kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).

Gjithashtu ju mund të bëni pagesa kudo në botë ku pranohet brendi VISA/MasterCard.

Si të pajisemi me Starcard?

Dokumentet e nevojshme për aplikim për Starcard:

Një dokument valid identifikues (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi).

Kontrata e punës.

Gjendja e bankës qe dëshmon te hyra te rregullta nga paga (nëse klienti i pranon të hyrat në Bankë tjetër).

Tiparet e kartelës Starcard:

• Starpikët (Bonus)
• Pagesa me këste
• Pagesat ndërkombëtare
• Starcash
• Kampanjat
• Starpikët

Gjatë përdorimit të Starcard në POS terminalet e bankës TEB, ju do te fitoni Starpikë, varësisht prej marrëveshjes qe e kemi me tregtarin, sa më shumë blerje me Starcard, aq më shumë Starpikë do të fitoni.

1 Starpikë është e barabartë me 1€.

Starpikët e fituara, mund t’i shfrytëzoni duke blerë në POS terminalet e bankës TEB.

Pagesat me këste:

Blerjet me Starcard në POS terminalet e Bankës TEB, ju mund ti ndani deri në 24 këste me 0% interes (numri i kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).

Shembull: nëse keni blerë një TV në vlerë prej 500€ dhe atë blerje e keni ndarë në 5 këste, atëherë ju obligoheni që çdo muaj të paguani nga 100€ për atë blerje.

Pagesat ndërkombëtare:

Me Starcard ju mund të bëni blerje kudo në botë në POS terminale apo përmes internetit, të cilat janë me 0% komision.

Gjithashtu, ju tani keni mundësi të bëni blerje deri në 3 këste në POS terminale jashtë vendit apo përmes internetit. Për këtë shërbim ju duhet të aplikoni në degën më të afërt të bankës TEB.

Për më shumë informata rreth këtij shërbimi ju lutem klikoni këtu.

Starcash:

Starcard ju lejon tërheqjen e parave të gatshme deri në 12 këste përmes bankomateve të Bankës TEB, në të gjithë Kosovën.

Për t’u informuar më hollësisht rreth komisioneve të cilat aplikohen për këtë shërbim klikoni këtu.

Kampanjat:

Gjatë gjithë vitit, banka TEB organizon shumë kampanja, të cilat i ofrojnë klientëve të Starcard, oferta të veçanta, ku klientët mund të përfitojnë: bonus shtesë, ekstra këste, lojëra shpërblyese të ndryshme, shtyrje të kësteve, etj.

Për të pranuar informata rreth kampanjave përmes SMS dhe buletinin me e-mail, duhet ta jepni pëlqimin për t’i pranuar ofertat promocionale.

Gjithashtu të gjitha njoftimet më të reja mund t’i përcillni edhe në faqen tonë në Facebook dhe Instagram.

Dhe ka më shumë..

Ju mund ta përdorni kartelën tuaj Starcard për t’i paguar faturat e komunalive, siç janë rryma elektrike, telefoni, uji dhe madje regjistrimi i automjetit – të gjitha këto mund ti paguani deri në 3 këste.

Kthimi është po aq i lehtë dhe fleksibil. Ju mund ta ktheni shumën e plotë të shpenzuar gjatë tërë muajit ose mund ta ktheni pagesën minimale të gjendjes së atij muaji dhe ta transferoni borxhin e mbetur në muajin në vijim. Kthimet tuaja debitohen nga llogaria juaj rrjedhëse automatikisht në datën 15 ose 30 të muajit varësisht se si vendosni ju.

Tani ju mund ta paguani borxhin tuaj edhe përmes deponimit të mjeteve apo transferit nëpërmes Bankomateve të bankës TEB.

Për menaxhim më të mirë të kartelës suaj Starcard, ne ju rekomandojmë shfrytëzimin e e-Banking apo TebMobile përmes së cilave ju mund ta monitoroni dhe ktheni borxhin në çdo kohë të muajit. Për të gjitha shërbimet e kartelës Starcard ju mund ta kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/ 230-000 ku, përmes telefonit, ju mund po ashtu t’i autorizoni kthimet kur të dëshironi.

Apliko këtu.

Premium Starcard

Starcard Premium — Një kartelë, shumë përfitime

Me kartelën Starcard Premium në xhepin tuaj, çdo përvojë e blerjes është unike. Kartela Starcard Premium ju ofron një gamë të gjerë të përfitimeve gjatë përdorimit të saj për blerje, ku ju mund të përfitoni deri në 20% bonus.

më shumë

TEB ka krijuar rrjetin më të madh të tregtarëve me pika të shitjes (POS Terminale) në Kosovë. Ju mund të paguani me Starcard Premium në të gjitha pikat e shitjes (POS Terminalet) e bankës TEB për të blerë të gjitha gjërat që ju nevojiten dhe të gjitha këto me 0% komision, gjithashtu ju mund të bëni pagesa kudo në botë ku pranohet brendi VISA.

Si të pajisemi me Starcard Premium?

Për klientët që nuk kanë kredit kartelë të bankës TEB, kriteri kryesor është limit 1,500€ apo më shumë.

Klientët të cilët kane Starcard me limit 1,500€ apo më shumë duhet ta vizitojnë degën më të afërt të bankës TEB, për ta plotësuar kërkesën për kartelën e re Starcard Premium.

Klientët të cilët kanë Starcard me limit më të vogël se 1,500€, së pari duhet të aplikojnë për rritje të limitit të Starcard dhe në momentin që aprovohet rritja e limitit, atëherë mund ta plotësojnë kërkesën për kartelën e re Starcard Premium.

Dokumentet e nevojshme për Aplikim për Kredit Kartelë:

Një dokument valid identifikues (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi)

Kontrata e punës

Gjendja e bankës qe dëshmon te hyra te rregullta nga paga (nëse klienti i pranon të hyrat në Bankë tjetër)

Tiparet e kartelës Starcard Premium:

• Tregtarët Premium
• Starpikët (Bonus)
• Kampanjat për Starcard Premium
• Pagesa me këste
• Pagesat ndërkombëtare
• Starcash
• Kampanjat
• Tregtaret Premium

Duke blerë me Starcard Premium tek tregtarët Premium, ju përfitoni deri ne 20% bonus. Për t’u informuar për listën e tregtarëve Premium, ju lutem klikoni këtu.

Starpikët:

Gjatë përdorimit të Starcard Premium në POS terminalet e bankës TEB, ju do të fitoni Starpikë, varësisht prej marrëveshjes që kemi me tregtarin, sa më shumë blerje me Starcard Premium, aq më shumë starpikë ju do të fitoni.

1 Starpikë është e barabartë me 1€.

Starpikët e fituara, mund t’i shfrytëzoni duke blerë në POS terminalet e bankës TEB.

Kampanjat Starcard Premium:

Banka TEB organizon kampanja të veçanta gjatë tërë vitit për pronarët e kartelës Starcard Premium, ku bartësit e kësaj kartele mund të kenë përfitime të ndryshme.

Pagesat me këste:

Blerjet me Starcard Premium në POS terminalet e bankës TEB mund t’i ndani deri në 24 këste me 0% interes (numri i kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).

Shembull: nëse keni blerë një TV në vlerë prej 500€ dhe atë blerje e keni ndarë në 5 këste, atëherë ju obligoheni që çdo muaj të paguani nga 100€ për atë blerje.

Pagesat ndërkombëtare:

Me Starcard Premium ju mund të bëni blerje kudo në botë në POS terminale apo përmes internetit, të cilat janë me 0% komision.

Gjithashtu, tani keni mundësi të bëni blerje deri në 3 këste në POS terminale jashtë vendit apo përmes internetit. Për këtë shërbim ju duhet të aplikoni në degën më të afërt të bankës TEB.

Për më shumë informata rreth këtij shërbimi ju lutem klikoni këtu.

Starcash:

Starcard Premium ju lejon tërheqjen e parave të gatshme deri në 12 këste përmes bankomateve të bankës TEB, në të gjithë Kosovën.

Për t’u informuar më hollësisht rreth komisioneve të cilat aplikohen për këtë shërbim klikoni këtu.

Kampanjat:

Gjatë gjithë vitit, Banka TEB organizon shumë kampanja, të cilat u ofrojnë klientëve të Starcard Premium oferta të veçanta, ku klientët mund të përfitojnë: bonus shtesë, ekstra këste, lojëra shpërblyese të ndryshme, shtyrje të kësteve, etj.

Për të pranuar informata rreth kampanjave përmes SMS dhe buletinin me e-mail, duhet ta jepni pëlqimin për t’i pranuar ofertat promocionale.

Gjithashtu të gjitha njoftimet më të reja mund t’i përcillni edhe në faqen tonë në Facebook dhe Instagram.

Dhe ka më shumë..

Ju mund ta përdorni kartelën tuaj Starcard Premium për t’i paguar faturat e komunalive, siç janë rryma elektrike, telefoni, uji dhe madje regjistrimi i automjetit – të gjitha këto mund ti paguani deri në 3 këste.

Kthimi është po aq i lehtë dhe fleksibil. Ju mund ta ktheni shumën e plotë të shpenzuar gjatë tërë muajit ose mund ta ktheni pagesën minimale të gjendjes së atij muaji dhe ta transferoni borxhin e mbetur në muajin në vijim. Kthimet tuaja debitohen nga llogaria e juaj rrjedhëse automatikisht në datën 15 ose 30 të muajit varësisht se si vendosni ju.

Tani ju mund ta paguani borxhin tuaj edhe përmes deponimit të mjeteve apo transferit nëpërmes Bankomateve të bankës TEB dhe me TebMobile.

Për menaxhim më të mirë të kartelës suaj Starcard Premium, ne ju rekomandojmë shfrytëzimin e e-Banking apo TebMobile përmes së cilës ju mund ta monitoroni dhe ktheni borxhin në çdo kohë të muajit. Për të gjitha shërbimet e kartelës Starcard Premium ju mund ta kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/ 230-000 ku, përmes telefonit, ju mund po ashtu t’i autorizoni kthimet kurdo që dëshironi.

Apliko këtu.

She Card

SheCard - Kartelë unike në treg

Është kartelë unike në treg, e cila është e dedikuar vetëm për femra të cilat mund të blejnë me këste pa
kamatë, Shecard do të ketë përfitime të shumta dhe kampanja të ndryshme me tregtarët tanë.

më shumë

TEB ka krijuar rrjetin më të madh të tregtarëve me pika të shitjes (POS Terminale) në Kosovë. Ju mund të paguani me Shecard në të gjitha pikat e shitjes (POS Terminalet) e bankës TEB për t’i blerë të gjitha gjërat që ju nevojiten dhe të gjitha këto me 0% komision, gjithashtu mund të bëni pagesa kudo në botë ku pranohet brendi VISA.

Si të pajisemi me Shecard?

Për Shecard mund të aplikojnë të gjithë klientët e gjinisë femërore të cilat nuk kanë kredit kartelë në bankën TEB.

Dokumentet e nevojshme për Aplikim për She Card:

Një dokument valid identifikues (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi)

Kontrata e punës

Gjendja e bankës qe dëshmon te hyra te rregullta nga paga (nëse klienti i pranon të hyrat në Bankë tjetër)

Tiparet e kartelës Shecard:

• Shecard Tregtarët
• Starpikët (Bonus)
• Kampanjat për SheCard
• Pagesa me këste
• Pagesat ndërkombëtare
• Starcash
• Kampanjat

SheCard Tregtarët

Duke blerë me SheCard tek SheCard tregtarët, ju përfitoni deri në 20% bonus.

Për tu informuar për listën e tregtarëve Shecard, ju lutem kliko këtu.

Starpikët:

Gjatë përdorimit të Starcard në POS terminalet e bankës TEB, ju do të fitoni Starpikë, varësisht prej marrëveshjes që e kemi me tregtarin, sa më shumë blerje me Starcard, aq më shumë starpikë do të fitoni.

1 Starpikë është e barabartë me 1€.

Starpikët e fituara, mund t’i shfrytëzoni duke blerë në POS terminalet e bankës TEB.

Kampanjat SheCard:

Banka TEB organizon kampanja të veçanta gjatë tërë vitit për përdorueset e SheCard, ku përfitojnë bonus shtesë dhe ekstra 2 këste në sektorë të caktuar.

Pagesat me këste:

Blerjet me Shecard në POS terminalet e bankës TEB mund t’i ndani deri në 24 këste me 0% interes TEB (numri i kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).

Shembull: nëse keni blerë një TV në vlerë prej 500€ dhe atë blerje e keni ndarë në 5 këste, atëherë ju obligoheni që çdo muaj të paguani nga 100€ për atë blerje.

Pagesat ndërkombëtare:

Me Starcard ju mund të bëni blerje kudo në botë në POS terminale apo përmes internetit, te cilat janë me 0% komision.

Gjithashtu, ju tani keni mundësi të bëni blerje deri në 3 këste në POS terminale jashtë vendit apo përmes internetit. Për këtë shërbim ju duhet të aplikoni në degën më të afërt të bankës TEB.

Për më shumë informata rreth këtij shërbimi ju lutem klikoni këtu.

Starcash:

Starcard ju lejon tërheqjen e parave të gatshme deri në 12 këste përmes bankomateve të bankës TEB, në të gjithë Kosovën.

Për të qenë të informuar më hollësisht rreth komisioneve të cilat aplikohen për këtë shërbim klikoni këtu.

Kampanjat:

Gjatë gjithë vitit, banka TEB organizon shumë kampanja, të cilat u ofrojnë klientëve të Shecard oferta të veçanta, ku klientët mund të përfitojnë: bonus shtesë, ekstra këste, lojëra shpërblyese të ndryshme, shtyrje të kësteve, etj.

Për të pranuar informata rreth kampanjave përmes SMS dhe buletinit me e-mail, duhet ta jepni pëlqimin për t’i pranuar ofertat promocionale.

Gjithashtu të gjitha njoftimet më të reja mund t’i përcillni edhe në faqen tonë Facebook dhe Instagram.

Dhe ka më shumë..

Ju mund ta përdorni kartelën tuaj SheCard për t’i paguar faturat e shërbimeve publike, siç janë rryma elektrike, telefoni, uji dhe madje regjistrimi i automjetit – të gjitha këto mund ti paguani deri në 3 këste.

Kthimi është po aq i lehtë dhe fleksibil. Ju mund ta ktheni shumën e plotë të shpenzuar gjatë tërë muajit ose pagesën minimale të gjendjes së atij muaji dhe ta transferoni borxhin e mbetur në muajin në vijim. Kthimet tuaja debitohen nga llogaria e juaj rrjedhëse automatikisht në datën 15 ose 30 të muajit varësisht se si vendosni ju.

Tani mund ta paguani borxhin tuaj edhe përmes deponimit të mjeteve apo transferit nëpërmes Bankomateve të bankës TEB.

Për menaxhim më të mirë të kartelës suaj SheCard, ne ju rekomandojmë shfrytëzimin e e-Banking apo TebMobile përmes së cilës ju mund ta monitoroni dhe ktheni borxhin në çdo kohë të muajit. Për të gjitha shërbimet e kartelës SheCard ju mund ta kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/ 230-000 ku, përmes telefonit, po ashtu mund t’i autorizoni kthimet kurdo që dëshironi.

Apliko këtu.

Visa Infinite

Kartela Visa Infinite është niveli më i lartë i kredit kartelës në Kosovë që ofrohet nga bankat në gjithë rajonin.

Visa Infinite është kartela e parë metalike në tregun e kartelave bankare në Kosovë, por kryesorja mbetet te potenciali që i ofrohet klientëve gjatë përdorimit të saj me një limit të lartë krediti, sigurimin gjatë udhëtimit, aksesin në mbi 1,000 Aeroporte “Lounge”, qasje në rrjetin global të ATM-ve, të drejtën e komunikimit të privilegjuar të urgjencës globale pa marrë parasysh ku gjendet klienti dhe shumë përfitime të tjera.

më shumë

Përfitimet e Visa Infinite:

Udhëtime

• Sigurimi i udhëtimit me një kufi mbulimi deri në 2.5 milion dollar.
• Zbritje deri në -12% në rezervimet e hoteleve në Agoda.com
• Merrni deri në 6% kthim parash kur rezervoni akomodim në Booking.com
• Dei në -35% zbritje për makina me qera në AVIS

Për më shumë informata rreth përfitimeve me Visa Infinite gjatë udhëtimeve tuaja kliko këtu.

Aeroport

• Deri në 6 hyrje falas në Lounge në aeroporte anembanë botës. Për më shumë kliko këtu.
• Shijoni lukset e aeroportit me YQ Now Group

Shopping

• Mbrojtja dhe sigurimi i blerjeve tuaja
• Një gamë e gjerë ofertash special kur paguani me Visa Infinite

Për më shumë rreth mbrojtjes dhe sigurimit të blerjve tuaja kliko këtu.

Ndihmë dhe Mbështetje

• Shërbimi i konsierzh
• Chat bot

Për më shumë rreth ndihmës dhe mbështetjes kliko këtu.

Për më shumë informata rreth përfitimeve të kartelës Visa Infinite klikoni këtu.

Për informata shtesë ju lutem na kontaktoni përmes e-mail info@teb-kos.com apo përmes qendrës së thirrjeve në +383 (0) 38 230 000.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!

Debit kartela – Starcash

Debit kartela Starcash — blerja kurrë nuk ka qenë më e lehtë

Risia më e fundit që Banka TEB e sjell ndër kartelat bankare në Kosovë është version vertikal i debit kartelave me emrin Starcash.

Debit Kartelat vertikale me risitë e tjera teknologjike, janë një trend në rritje në vitet e fundit në gjithë globin.

më shumë

Starcash kartela vjen me dy dizajne, me qëllim t’i përshtatet secilit klient.

TEB Debit Kartela ju ndihmon t’i menaxhoni paratë tuaja duke paraqitur në gjendjen tuaj bankare sa dhe ku keni shpenzuar. Po ashtu ju mund të keni qasje në shërbimin e mbi-tërheqjes (overdraft).

Ju mund ta kontrolloni bilancin tuaj dhe të kryeni tërheqje apo deponim te mjeteve 24/7 përmes rrjetit tonë të bankomatëve të shtrirë në gjithë Kosovën.

Blerjet janë po ashtu më të lehta pasi që Debit Kartela në TEB ju ofron qasje në rrjetin më të madh të POS terminaleve (Pika të Shitjes) në vend ku ju mund ta përdorni kartelën për t’i paguar blerjet tuaja pa komision si dhe mundëson pagesa pa kontakt (contactless) në POS terminale.

Secili transaksion me debit kartelë i kryer në rrjetin e POS terminaleve të bankës TEB, shpërblehet me bonus. Bonusi llogaritet si 0.25% e shumës së blerjes dhe kreditohet në llogarinë e klientit si vlerë e akumuluar e bonusit në fund të muajit. Shuma e fituar e bonusit mund të kontrollohet në baza ditore nëpërmjet Bankomatëve të bankës TEB, E banking dhe Tebmobile.

Për më shumë, me TEB Debit Kartelë ju mund të realizoni blerje online. Ofrimi i blerjeve online i ka zvogëluar ndjeshëm kontaktet e drejtpërdrejta, radhët e gjata dhe kohën e pritjes, duke e përmirësuar kështu cilësinë e shërbimit tonë. Andaj për t’ua lehtësuar mundësitë e blerjeve online, banka TEB e ka rritur limitin ditor nga 100€ në 500€.

Për çdo transaksion online nga debit kartela juaj e kryer në faqet e internetit të certifikuara nga Visa dhe Mastercard, ju do të pranoni çdo herë me SMS një fjalëkalim për ta autorizuar transaksionin tuaj. Për t’u siguruar që transaksioni juaj të jetë i suksesshëm duhet ta keni të saktë numrin e telefonit, në rast se nuk e keni, atëherë ju rekomandojmë që numrin tuaj ta ndryshoni përmes bankomatit apo ta vizitoni degën më të afërt.

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook/messenger (TEB Sh. A), Instagram (TEB Sh. A), Web (www.teb-kos.com).