Risia më e fundit që Banka TEB e sjell ndër kartelat bankare në Kosovë është version vertikal i debit kartelave me emrin Starcash.
Debit Kartelat vertikale me risitë e tjera teknologjike, janë një trend në rritje në vitet e fundit në gjithë globin.
Starcash kartela vjen me dy dizajne, me qëllim t’i përshtatet secilit klient.
TEB Debit Kartela ju ndihmon t’i menaxhoni paratë tuaja duke paraqitur në gjendjen tuaj bankare sa dhe ku keni shpenzuar. Po ashtu ju mund të keni qasje në shërbimin e mbi-tërheqjes (overdraft).
Ju mund ta kontrolloni bilancin tuaj dhe të kryeni tërheqje apo deponim te mjeteve 24/7 përmes rrjetit tonë të bankomatëve të shtrirë në gjithë Kosovën.
Blerjet janë po ashtu më të lehta pasi që Debit Kartela në TEB ju ofron qasje në rrjetin më të madh të POS terminaleve (Pika të Shitjes) në vend ku ju mund ta përdorni kartelën për t’i paguar blerjet tuaja pa komision si dhe mundëson pagesa pa kontakt (contactless) në POS terminale.
Secili transaksion me debit kartelë i kryer në rrjetin e POS terminaleve të bankës TEB, shpërblehet me bonus. Bonusi llogaritet si 0.25% e shumës së blerjes dhe kreditohet në llogarinë e klientit si vlerë e akumuluar e bonusit në fund të muajit. Shuma e fituar e bonusit mund të kontrollohet në baza ditore nëpërmjet Bankomatëve të bankës TEB, E banking dhe Tebmobile.
Për më shumë, me TEB Debit Kartelë ju mund të realizoni blerje online. Ofrimi i blerjeve online i ka zvogëluar ndjeshëm kontaktet e drejtpërdrejta, radhët e gjata dhe kohën e pritjes, duke e përmirësuar kështu cilësinë e shërbimit tonë. Andaj për t’ua lehtësuar mundësitë e blerjeve online, banka TEB e ka rritur limitin ditor nga 100€ në 500€.
Për çdo transaksion online nga debit kartela juaj e kryer në faqet e internetit të certifikuara nga Visa dhe Mastercard, ju do të pranoni çdo herë me SMS një fjalëkalim për ta autorizuar transaksionin tuaj. Për t’u siguruar që transaksioni juaj të jetë i suksesshëm duhet ta keni të saktë numrin e telefonit, në rast se nuk e keni, atëherë ju rekomandojmë që numrin tuaj ta ndryshoni përmes bankomatit apo ta vizitoni degën më të afërt.
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook/messenger (TEB Sh. A), Instagram (TEB Sh. A), Web (www.teb-kos.com).