Premium Starcard

Premium Starcard

Starcard Premium — Një kartelë, shumë përfitime

Me kartelën Starcard Premium në xhepin tuaj, çdo përvojë e blerjes është unike. Kartela Starcard Premium ju ofron një gamë të gjerë të përfitimeve gjatë përdorimit të saj për blerje, ku ju mund të përfitoni deri në 20% bonus.

TEB ka krijuar rrjetin më të madh të tregtarëve me pika të shitjes (POS Terminale) në Kosovë. Ju mund të paguani me Starcard Premium në të gjitha pikat e shitjes (POS Terminalet) e bankës TEB për të blerë të gjitha gjërat që ju nevojiten dhe të gjitha këto me 0% komision, gjithashtu ju mund të bëni pagesa kudo në botë ku pranohet brendi VISA.

Si të pajisemi me Starcard Premium?

Për klientët që nuk kanë kredit kartelë të bankës TEB, kriteri kryesor është limit 1,500€ apo më shumë.

Klientët të cilët kane Starcard me limit 1,500€ apo më shumë duhet ta vizitojnë degën më të afërt të bankës TEB, për ta plotësuar kërkesën për kartelën e re Starcard Premium.

Klientët të cilët kanë Starcard me limit më të vogël se 1,500€, së pari duhet të aplikojnë për rritje të limitit të Starcard dhe në momentin që aprovohet rritja e limitit, atëherë mund ta plotësojnë kërkesën për kartelën e re Starcard Premium.

Dokumentet e nevojshme për Aplikim për Kredit Kartelë:

Një dokument valid identifikues (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi)

Kontrata e punës

Gjendja e bankës qe dëshmon te hyra te rregullta nga paga (nëse klienti i pranon të hyrat në Bankë tjetër)

Tiparet e kartelës Starcard Premium:

• Tregtarët Premium
• Starpikët (Bonus)
• Kampanjat për Starcard Premium
• Pagesa me këste
• Pagesat ndërkombëtare
• Starcash
• Kampanjat
• Tregtaret Premium

Duke blerë me Starcard Premium tek tregtarët Premium, ju përfitoni deri ne 20% bonus. Për t’u informuar për listën e tregtarëve Premium, ju lutem klikoni këtu.

Starpikët:

Gjatë përdorimit të Starcard Premium në POS terminalet e bankës TEB, ju do të fitoni Starpikë, varësisht prej marrëveshjes që kemi me tregtarin, sa më shumë blerje me Starcard Premium, aq më shumë starpikë ju do të fitoni.

1 Starpikë është e barabartë me 1€.

Starpikët e fituara, mund t’i shfrytëzoni duke blerë në POS terminalet e bankës TEB.

Kampanjat Starcard Premium:

Banka TEB organizon kampanja të veçanta gjatë tërë vitit për pronarët e kartelës Starcard Premium, ku bartësit e kësaj kartele mund të kenë përfitime të ndryshme.

Pagesat me këste:

Blerjet me Starcard Premium në POS terminalet e bankës TEB mund t’i ndani deri në 24 këste me 0% interes (numri i kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).

Shembull: nëse keni blerë një TV në vlerë prej 500€ dhe atë blerje e keni ndarë në 5 këste, atëherë ju obligoheni që çdo muaj të paguani nga 100€ për atë blerje.

Pagesat ndërkombëtare:

Me Starcard Premium ju mund të bëni blerje kudo në botë në POS terminale apo përmes internetit, të cilat janë me 0% komision.

Gjithashtu, tani keni mundësi të bëni blerje deri në 3 këste në POS terminale jashtë vendit apo përmes internetit. Për këtë shërbim ju duhet të aplikoni në degën më të afërt të bankës TEB.

Për më shumë informata rreth këtij shërbimi ju lutem klikoni këtu.

Starcash:

Starcard Premium ju lejon tërheqjen e parave të gatshme deri në 12 këste përmes bankomateve të bankës TEB, në të gjithë Kosovën.

Për t’u informuar më hollësisht rreth komisioneve të cilat aplikohen për këtë shërbim klikoni këtu.

Kampanjat:

Gjatë gjithë vitit, Banka TEB organizon shumë kampanja, të cilat u ofrojnë klientëve të Starcard Premium oferta të veçanta, ku klientët mund të përfitojnë: bonus shtesë, ekstra këste, lojëra shpërblyese të ndryshme, shtyrje të kësteve, etj.

Për të pranuar informata rreth kampanjave përmes SMS dhe buletinin me e-mail, duhet ta jepni pëlqimin për t’i pranuar ofertat promocionale.

Gjithashtu të gjitha njoftimet më të reja mund t’i përcillni edhe në faqen tonë në Facebook dhe Instagram.

Dhe ka më shumë..

Ju mund ta përdorni kartelën tuaj Starcard Premium për t’i paguar faturat e komunalive, siç janë rryma elektrike, telefoni, uji dhe madje regjistrimi i automjetit – të gjitha këto mund ti paguani deri në 3 këste.

Kthimi është po aq i lehtë dhe fleksibil. Ju mund ta ktheni shumën e plotë të shpenzuar gjatë tërë muajit ose mund ta ktheni pagesën minimale të gjendjes së atij muaji dhe ta transferoni borxhin e mbetur në muajin në vijim. Kthimet tuaja debitohen nga llogaria e juaj rrjedhëse automatikisht në datën 15 ose 30 të muajit varësisht se si vendosni ju.

Tani ju mund ta paguani borxhin tuaj edhe përmes deponimit të mjeteve apo transferit nëpërmes Bankomateve të bankës TEB dhe me TebMobile.

Për menaxhim më të mirë të kartelës suaj Starcard Premium, ne ju rekomandojmë shfrytëzimin e e-Banking apo TebMobile përmes së cilës ju mund ta monitoroni dhe ktheni borxhin në çdo kohë të muajit. Për të gjitha shërbimet e kartelës Starcard Premium ju mund ta kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/ 230-000 ku, përmes telefonit, ju mund po ashtu t’i autorizoni kthimet kurdo që dëshironi.

Apliko këtu.