TEB ka krijuar rrjetin më të madh të tregtarëve me pika të shitjes (POS Terminale) në Kosovë. Ju mund të paguani me Shecard në të gjitha pikat e shitjes (POS Terminalet) e bankës TEB për t’i blerë të gjitha gjërat që ju nevojiten dhe të gjitha këto me 0% komision, gjithashtu mund të bëni pagesa kudo në botë ku pranohet brendi VISA.
Për Shecard mund të aplikojnë të gjithë klientët e gjinisë femërore të cilat nuk kanë kredit kartelë në bankën TEB.
SheCard Tregtarët
Duke blerë me SheCard tek SheCard tregtarët, ju përfitoni deri në 20% bonus.
Për tu informuar për listën e tregtarëve Shecard, ju lutem kliko këtu.
Starpikët:
Gjatë përdorimit të Starcard në POS terminalet e bankës TEB, ju do të fitoni Starpikë, varësisht prej marrëveshjes që e kemi me tregtarin, sa më shumë blerje me Starcard, aq më shumë starpikë do të fitoni.
1 Starpikë është e barabartë me 1€.
Starpikët e fituara, mund t’i shfrytëzoni duke blerë në POS terminalet e bankës TEB.
Kampanjat SheCard:
Banka TEB organizon kampanja të veçanta gjatë tërë vitit për përdorueset e SheCard, ku përfitojnë bonus shtesë dhe ekstra 2 këste në sektorë të caktuar.
Pagesat me këste:
Blerjet me Shecard në POS terminalet e bankës TEB mund t’i ndani deri në 24 këste me 0% interes TEB (numri i kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).
Shembull: nëse keni blerë një TV në vlerë prej 500€ dhe atë blerje e keni ndarë në 5 këste, atëherë ju obligoheni që çdo muaj të paguani nga 100€ për atë blerje.
Pagesat ndërkombëtare:
Me Starcard ju mund të bëni blerje kudo në botë në POS terminale apo përmes internetit, te cilat janë me 0% komision.
Gjithashtu, ju tani keni mundësi të bëni blerje deri në 3 këste në POS terminale jashtë vendit apo përmes internetit. Për këtë shërbim ju duhet të aplikoni në degën më të afërt të bankës TEB.
Për më shumë informata rreth këtij shërbimi ju lutem klikoni këtu.
Starcash:
Starcard ju lejon tërheqjen e parave të gatshme deri në 12 këste përmes bankomateve të bankës TEB, në të gjithë Kosovën.
Për të qenë të informuar më hollësisht rreth komisioneve të cilat aplikohen për këtë shërbim klikoni këtu.
Kampanjat:
Gjatë gjithë vitit, banka TEB organizon shumë kampanja, të cilat u ofrojnë klientëve të Shecard oferta të veçanta, ku klientët mund të përfitojnë: bonus shtesë, ekstra këste, lojëra shpërblyese të ndryshme, shtyrje të kësteve, etj.
Për të pranuar informata rreth kampanjave përmes SMS dhe buletinit me e-mail, duhet ta jepni pëlqimin për t’i pranuar ofertat promocionale.
Gjithashtu të gjitha njoftimet më të reja mund t’i përcillni edhe në faqen tonë Facebook dhe Instagram.
Dhe ka më shumë..
Ju mund ta përdorni kartelën tuaj SheCard për t’i paguar faturat e shërbimeve publike, siç janë rryma elektrike, telefoni, uji dhe madje regjistrimi i automjetit – të gjitha këto mund ti paguani deri në 3 këste.
Kthimi është po aq i lehtë dhe fleksibil. Ju mund ta ktheni shumën e plotë të shpenzuar gjatë tërë muajit ose pagesën minimale të gjendjes së atij muaji dhe ta transferoni borxhin e mbetur në muajin në vijim. Kthimet tuaja debitohen nga llogaria e juaj rrjedhëse automatikisht në datën 15 ose 30 të muajit varësisht se si vendosni ju.
Tani mund ta paguani borxhin tuaj edhe përmes deponimit të mjeteve apo transferit nëpërmes Bankomateve të bankës TEB.
Për menaxhim më të mirë të kartelës suaj SheCard, ne ju rekomandojmë shfrytëzimin e e-Banking apo TebMobile përmes së cilës ju mund ta monitoroni dhe ktheni borxhin në çdo kohë të muajit. Për të gjitha shërbimet e kartelës SheCard ju mund ta kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/ 230-000 ku, përmes telefonit, po ashtu mund t’i autorizoni kthimet kurdo që dëshironi.
Apliko këtu.