Deari fitues i Dielli TEB Open 2022

Deari fitues i Dielli TEB Open 2022
Tenisti nga Maqedonia e Veriut, Shëndrit Deari është kampioni më i ri i turneut të tenisit, Dielli TEB Open 2022 i cili u mbajtë prej 17 korrik deri më 23 korrik në qytetin e Prishtinës.
Ai në finale mposhti tenistin Stefan Micov me rezultatin 6:3, 1:6, 6:3 në sete.
Kupën kampionit ia dorëzoi zëvendës drejtori menaxhues i Bankës TEB Sh.A., Serhan Ozarslan.
Ky ishte edicioni i 22-të i turneut më të njohur të tenisit në Kosovë.
TEB, Bankë për një botë në lëvizje!