Me kartelën tënde TEB mund të paguash drejtpërdrejt përmes telefonit Samsung ose pajisjeve të tjera Android.
Shto kartelën tënde në Google Wallet.
Hapi 1 – Shkarkimi i aplikacionit
Hapni Google Play Store, kërkoni Google Wallet dhe instaloni aplikacionin.
Hapi 2 – Hapja e aplikacionit
Hapni Google Wallet dhe shtypni butonin + Add to Wallet.
Hapi 3 – Zgjedhja e kartelës
Zgjidhni Payment Card, pastaj New credit or debit card.
Hapi 4 – Vendosja e të dhënave
Skanoni kartelën me kamerë ose zgjidhni Enter details manually për t'i vendosur të dhënat manualisht.
Hapi 5 – Pranimi i kushteve
Shtypni Save and continue, lexoni kushtet e bankës dhe shtypni Accept.
Hapi 6 – Verifikimi i kartelës
Zgjidhni mënyrën e verifikimit, pranoni kodin SMS nga banka dhe vendoseni në aplikacion.
Hapi 7 – Regjistrimi përfundimtar
Pas përfundimit të verifikimit, kartela shfaqet në Google Wallet dhe është e gatshme për përdorim.
TEB tash edhe në Google Wallet!