Shqip
E - Banking
Individual
Biznes
Rreth TEB
E - Banking
No categories available
Loading…
Pyetjet më të shpeshta (FAQ)
Pyetjet e Shpeshta
Kush mund të aplikoj për hapje të llogarisë rrjedhëse?
Të gjithë shtetasit rezident dhe jo rezident të Kosovës mund të hapin llogari bankare duke vizituar njërën nga degët e bankës TEB në Kosovë.
Cilat informata dhe dokumente kërkohen për hapjen e llogarisë bankare?
Informatat dhe dokumentet të cilat kërkohen për hapje të llogarisë bankare janë: numri personal (nr. i letërnjoftimit), numri i telefonit, emaili.
Për jo rezidentë nevojiten edhe dokumente shtesë si: pasaportë, letërnjoftim, leje qëndrimi, dokument konfirmimi etj.
Si mund ta hap llogarinë bankare? A duhet të vij deri në bankë?
Llogari bankare mund të hapet duke shkuar në degë ose duke aplikuar online përmes faqes sonë teb-kos.com.
A ka kosto hapja e llogarisë bankare?
Hapja e llogarisë bankare nuk ka kosto.
Sa kohë duhet për ta hapur llogarinë bankare?
Nëse keni të gjitha dokumentet e nevojshme, llogaria hapet brenda ditës.
A mund ta hapi llogarinë bankare online?
Po, mund ta hapni llogarinë bankare online përmes faqes sonë të internetit teb-kos.com.
A mund ta hapi llogarinë bankare pa qenë prezent në bankë?
Po, llogaria bankare mund të hapet edhe online, por për disa produkte specifike mund të kërkohet prezenca fizike.
A mund ta hapi llogarinë bankare nga jashtë Kosovës?
Po, mund ta hapni llogarinë online nga kudo në botë përmes faqes sonë teb-kos.com.
A ofron TEB llogari në monedha të ndryshme?
Po, TEB ofron llogari në EUR, USD, CHF, GBP dhe monedha tjera.
Çfarë lloje të llogarive ofron TEB?
Llogari rrjedhëse
Llogari kursimi
Depozita me afat
Depozita e planifikuar me afat
Llogari kursimi për fëmijë
A mund të hap llogari bankare për fëmijën tim?
Po, TEB ofron llogari kursimi për fëmijë. Prindi ose kujdestari ligjor mund ta hapë llogarinë në emër të fëmijës.
Çfarë është depozita me afat?
Depozita me afat është një formë kursimi ku depozitoni para për një periudhë të caktuar kohore me normë fikse të interesit.
Si funksionon depozita e planifikuar me afat?
Depozita e planifikuar me afat ju mundëson të kurseni duke bërë pagesa mujore të rregullta për një periudhë të caktuar kohore.
Çfarë është e-Banking?
e-Banking është shërbimi i bankës elektronike që ju mundëson qasje në llogarinë tuaj bankare 24/7 përmes internetit.
Si mund të regjistrohem për e-Banking?
Mund të regjistroheni për e-Banking duke vizituar njërën nga degët e TEB ose duke aplikuar online përmes faqes teb-kos.com.
Çfarë mund të bëj me e-Banking?
Kontrolloni balancën e llogarisë
Bëni transferta brenda dhe jashtë vendit
Paguani faturat
Menaxhoni kartelat tuaja
Shikoni historinë e transaksioneve
Çfarë është TEB Mobile?
TEB Mobile është aplikacioni mobil i bankës TEB që ju mundëson qasje në shërbimet bankare përmes telefonit tuaj.
Si mund ta shkarkoj TEB Mobile?
TEB Mobile mund ta shkarkoni nga App Store për pajisjet iOS dhe nga Google Play Store për pajisjet Android.
A është i sigurt përdorimi i TEB Mobile?
Po, TEB Mobile përdorë teknologji të avancuar të sigurisë përfshirë enkriptimin e të dhënave dhe autentifikimin me dy faktorë.
Çfarë është SMS Banking?
SMS Banking është shërbimi që ju mundëson të merrni informata për llogarinë tuaj bankare përmes mesazheve SMS.
Çfarë shërbimesh ofron ATM i TEB?
Tërheqje të parave
Kontrollim të balancës
Ndërrim të PIN kodit
Depozitim të parave
Ku mund ti gjej ATM-të e TEB?
ATM-të e TEB mund ti gjeni në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës. Për lokacionet e sakta vizitoni faqen teb-kos.com/atm-locations.
Si mund ta ndërroj PIN kodin e kartelës?
PIN kodin mund ta ndërroni në çdo ATM të TEB duke ndjekur udhëzimet në ekran, ose përmes e-Banking dhe TEB Mobile.
Çfarë është POS terminali?
POS terminali është pajisja elektronike që mundëson pranimin e pagesave me kartela bankare në pikat e shitjes.
Si mund të aplikoj për POS terminal?
Mund të aplikoni për POS terminal duke vizituar njërën nga degët e TEB ose duke na kontaktuar përmes telefonit.
A mund të bëj video tutorial për shërbimet e TEB?
Po, TEB ofron video tutoriale që ju ndihmojnë të kuptoni dhe përdorni shërbimet tona bankare. Vizitoni seksionin e video tutorialeve në faqen tonë.
Si mund ta resetoj fjalëkalimin e e-Banking?
Fjalëkalimin mund ta resetoni përmes opsionit "Keni harruar fjalëkalimin" në faqen e e-Banking, ose duke kontaktuar degën më të afërt të TEB.
A ka TEB degë të bankingut privat?
Po, TEB ofron shërbime të bankingut privat për klientët me nevoja specifike financiare. Kontaktoni degën më të afërt për më shumë informata.
Pyetjet më të shpeshta (FAQ) | TEB