Dërgoni një SMS kërkesë dhe do të pranoni informata për të gjitha bilancet e llogarive tuaja në të gjitha valutat, si në:
• Llogarinë rrjedhëse;
• Llogarinë e kursimit;
• Llogarinë Fleksibile;
• Nëse keni llogari në GBP dhe CHF, SMS-i do t’ju tregojë vetëm shumën e bilanceve të llogarive tuaj.
Ju mund po ashtu të pranoni informata për:
• Normat e këmbimeve valutore;
• Limiti për shfrytëzim të Kredit Kartelës (Starcard, Premium Card ose She Card) dhe bilanci total.
Pasi të vizitoni degën tonë dhe të regjistroheni për shërbimin, ju do të keni qasje në të gjitha informatat të lartëshënuara duke dërguar një SMS në 50001 me informatat më poshtë.
• BILANCI – për informatat e llogarisë;
• VALUTA – për informata të këmbimeve valutore.
• STARCARD – për limit të shfrytëzimit të kartelës Starcard dhe bilancin e mbetur;