Përparësia e të pasurit një pikë të shitjes qëndron në potencialin për t’i rritur shitjet pasi që tani shumë klient e përdorin kartelën Starcard të TEB që është prijëse në treg. Duke u bërë pjesë e rrjetit të pikës së shitjes (POS) në TEB, ju do të merrni pjesë në shumë fushata të organizuara gjatë gjithë vitit, të cilat do drejtojnë klientë kah biznesi i juaj dhe se do të rriten shitjet tuaja.
TEB-i ka qenë banka e parë për të ofruar pikë të shitjes (POS) të teknologjisë GPRS e cila i minimizon parregullsitë operacionale gjatë shërbimit të klientëve Ju mund t’i qaseni me lehtësi veprimeve në llogarinë tuaj në POS përmes e-banking për biznese ose përmes shërbimeve në Qendrën e Thirrjeve në 038 / 230-000.