Ne të gjithë e dimë se shpenzimet e paparashikuara gjithmonë vijnë në kohë të gabuar. Në Bankën TEB, ju ofrojmë klientëve shërbim të mbitërheqjes në llogarinë e tyre rrjedhëse për t’i përmbushur kërkesat financiare. Si funksionon kjo: Mbitërheqje me maturitet deri në 120 Muaj. Interesi aplikohet vetëm për shumën dhe për periudhën e shfrytëzimit të atij limiti ndërsa vlera e interesit të limitit të shfrytëzuar tërhiqet në bazë mujore.
Si funksionon kjo:
Mbitërheqje me maturitet deri në 120 Muaj.
Interesi aplikohet vetëm për shumën dhe për periudhën e shfrytëzimit të atij limiti ndërsa vlera e interesit të limitit të shfrytëzuar tërhiqet në bazë mujore
Mbitërheqjen mund ta shfrytëzoni për tërheqje në para të gatshme, pagesa, urdhërpagesa të përhershme dhe transfere bankare.
Mbitërheqja mund të shfrytëzohet edhe duke e përdorur Debit kartelën tuaj në bankomatët në Kosovë dhe jashtë vendit.
Monitorimi i mbitërheqjes suaj është shumë i lehtë. Ju mund ta kontrolloni gjendjen tuaj duke e përdorur TebMobile 24/7 në telefonin tuaj, E-banking apo edhe përmes bankomatit.