Thjeshtë dhe arritshëm me llogari rrjedhëse në TEB
Hapja e një llogarie rrjedhëse shënon fillimin e një marrëdhënieje ndërmjet juve dhe bankës. Llogaria juaj Rrjedhëse në TEB është e dizajnuar që t’i lehtësojë shërbimet tuaja bankare personale. Ju mund ta përdorni atë për ta pranuar pagën, për të tërhequr para, për të bërë deponime, për të kryer transfere, për t’i paguar faturat e komunalive si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të rregullta bankare – të gjitha me fleksibilitet maksimal. Llogarinë tuaj rrjedhëse mund ta hapni në katër valuta të ndryshme: EUR, USD, GBP dhe CHF.
Mund ta Përdorni Debit Kartelën apo Kredit Kartelën
Në momentin e aplikimit për këtë produkt ju do ta pranoni një SMS në numrin tuaj të telefonit të cilin e keni të regjistruar në bankë. Ky SMS përmban PIN-in për një përdorim i cili ju mundëson të kyçeni në e-Banking. PIN-i i cili arrin me SMS është i vlefshëm vetëm 3 minuta dhe kur ajo kohë mbaron, PIN-i më nuk është i vlefshëm.
Urdhërpagesat e përhershme –mund t’i paguani faturat tuaja të rregullta në një datë fikse të caktuar, siç janë pagesat automatike të qirave ose të hipotekave, pagesat e shkollimit dhe pagesat e komunalive
Pagesa automatike e faturave tuaja të kredit kartelës (Starcard, Premium Starcard apo SheCard), qoftë përmes pagesës minimale të dakorduar ose përmes shumës së plotë mujore
SMS Mbushje
SMS Banking
Transferet Bankare (kombëtare dhe ndërkombëtare)
Pasqyra e transfereve dhe bilanci i llogarisë
Pasqyra e transfereve të paradefinuara apo të rej
Pasqyra e të gjitha urdhëresave që i keni bërë përmes e-banking
Monitorim të gjendjes së kredisë
Monitorim të mjeteve të afatizuara
Kalkulatori i kredisë
Apliko për hapje të llogarisë bankare
Merrni disa minuta për të plotësuar formularin më poshtë, ne do t'i shqyrtojmë të dhënat tuaja dhe do t'ju kthejmë përgjigje sa më shpejt