
Kush mund të aplikojë për kredi?
– Të gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
– Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.
Kushtet e financimit:
– Financimi për veturat e reja deri në 90%.
– Financimi për veturat e perdorura deri në 80%.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
– Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Kontratë e punës valide
– Gjendja e bankës (6 muajt e fundit) per pagëmarresit ne bankat tjera
– Profatura e blerjes së veturës
– Full Kasco për veturat e reja (Obligative).
Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës se kredisë:
– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
– Bashkëhuamarrës: ID / Kontratë pune Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Garantues: ID / Kontratë pune Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
– Hipotekë: Fleta poseduese e dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
– Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)
SHEMBULL I KALKULIMIT TË KREDISË
Shuma për financimin e kredisë 35,000€
Norma vjetore e interesit per tre vitet e para duke filluar nga: 5.88%
Norma vjetore e interesit pas vitit te tretë duke filluar nga: 5.88 % + EURIBOR
Shpenzimet administrative 0.50%
Maturiteti i kredisë deri në 84 muaj
*Norma efektive e interesit për tre vitet e para duke filluar: 6.20 %
*Norma efektive e interesit pas vitit të tretë nuk mund të kalkulohet për shkak të ndryshueshmerisë së vlerës Euribor.
EURIBOR-i është shkurtesa e Euro Interbank Offered Rate dhe i referohet normës së interesit bazuar në ofertën dhe kërkesën e parasë në tregun evropian si edhe bazuar në kuotat ditore, dërguar nga bankat më të mëdha evropiane. Kur klientët marrin kredi me normën variabile të interesit të lidhur me Euribor-in, duhet të kenë parasysh ndryshimet e mundshme në Euribor, e të cilat banka TEB i aplikon çdo gjashtë muaj për kohëzgjatjen e kredisë.
Kamata e Ndryshueshme – norma referente e EURIBOR-it e azhurnuar në baza ditore e periudhës të caktuar në Intervalin e ndryshimit në Kushtet Specifike të Kredisë. Nëse në të ardhmen publikimi i EURIBOR ndërpritet, do të përdoret një normë referente pasardhëse e përcaktuar nga administratori i autorizuar i EURIBOR-it.
Oferta është valide deri më 31.12.2023
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook/Messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A).
TEB Bankë për një botë në lëvizje!
Na kontaktoni për të mësuar më shumë rreth kësaj fushate dhe si mund të përfitoni.
Publikuar më 27 tetor 2023