Thjeshtë dhe arritshëm me llogari rrjedhëse në TEB
Hapja e një llogarie rrjedhëse shënon fillimin e një marrëdhënieje ndërmjet juve dhe bankës. Llogaria juaj Rrjedhëse në TEB është e dizajnuar që t’i lehtësojë shërbimet tuaja bankare personale. Ju mund ta përdorni atë për ta pranuar pagën, për të tërhequr para, për të bërë deponime, për të kryer transfere, për t’i paguar faturat e komunalive si dhe të gjitha aktivitetet e tjera të rregullta bankare – të gjitha me fleksibilitet maksimal.
Gjithashtu, mund ta hapni llogarinë tuaj rrjedhëse në katër valuta të ndryshme: EUR, USD, GBP dhe CHF.
Mund ta përdorni debit kartelën apo kredit kartelën tuaj për të tërhequr para nga një numër i madh i bankomatëve dhe për të kryer pagesat për blerjet tuaja
Ka edhe më shumë – llogaria juaj rrjedhëse ju ofron lehtësi në shërbime të tjera:
• Urdhërpagesat e përhershme –mund t’i paguani faturat tuaja të rregullta në një datë fikse të caktuar, siç janë pagesat automatike të qirave ose të hipotekave, pagesat e shkollimit dhe pagesat e komunalive;
• Pagesa automatike e faturave tuaja të kredit kartelës (Starcard, Premium Starcard apo SheCard), qoftë përmes pagesës minimale të dakorduar ose përmes shumës së plotë mujore;
• SMS Mbushje;
• SMS Banking;
• Transferet Bankare (kombëtare dhe ndërkombëtare).
Apliko për hapje të llogarisë bankare duke klikuar këtu
Qasja jonë vërtet profesionale ndaj shërbimit është ajo që na veçon. Ju nuk hapni vetëm një llogari, ju filloni një marrëdhënie bashkëpunimi, ndërsa ne jemi të përkushtuar për suksesin tuaj dhe jemi këtu për të vepruar si këshilltari juaj i besuar në të gjitha aspektet e jetës suaj financiare.
Përveç udhëzuesit tradicional të degës, ju mund të keni qasje në llogarinë tuaj rrjedhëse dhe të kryeni transaksione 24/7 përmes bankomatëve, e-Banking, TebMobile dhe Qendrës sonë të Thirrjeve në 038/230-000.
Për më shumë informata, kontaktoni degën tuaj lokale, Qendrën e Thirrjeve ose na dërgoni një email në info@teb-kos.com.
Kurse sot për një të nesërme më të mirë
Kursimi – e dini që ka kuptim. Kjo është arsyeja se pse TEB-i ka krijuar një llogari të kursimeve të lehtë dhe fleksibile të cilën mund ta hapni në katër valuta: EUR, USD, GBP ose CHF. Dhe ju mund ta hapni llogarinë edhe me vetëm një euro të vetme.
Nuk ka kufizime në tërheqje. Norma e interesit është e favorshme dhe ju fitoni interes në bazë ditore, me interesin e përllogaritur të paguar në fund të çdo viti.
Ju mund të kurseni edhe në mënyrë automatike…
Krijoni një urdhërpagesë të përhershme për t’i transferuar çdo muaj ose çdo vit paratë tuaja të mbetura ose një shumë fikse nga llogaritë e tjera, siç është llogaria rrjedhëse (ju mund të krijoni urdhërpagesë të përhershme për pesë vite në maksimum pas së cilës duhet ta ripërtërini atë).
Llogaria e juaj e kursimeve është e qasshme lehtësisht përmes E-banking dhe TebMobile përmes ku mund t’i realizoni të gjitha shërbimet. Për më shumë informata vizitoni degën tuaj ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në 038/230-000 apo dërgoni email në info@teb-kos.com.
Afatizimet — lejoni kohën t’i shtojë paratë tuaja
Depozitat me afat i maksimizojnë fitimet tuaja duke gjeneruar të ardhura fikse shumë të favorshme gjatë
gjithë kohëzgjatjes së afatizimit.
Banka TEB ofron afate të ndryshme kohore, më së shumti 60 muaj, për mjetet e depozituara me afat në valutën – EUR.
Në fund, ju mund të vendosni një sërë opsionesh. Ndoshta preferoni që në mënyrë automatike ta vazhdonikapitalin në një afatizim të ri ndërsa duke e kredituar interesin në llogarinë tuaj rrjedhëse. Ose përndryshe, kapitali dhe interesi mund të transferohen në një nga llogaritë tuaja, qoftë rrjedhëse ose të kursimeve në TEB.
Nëse dëshironi t’i rritni normat e favorshme të interesit të ofruara në afatizime, atëherë kapitali duhet të mbetet në llogari për kohëzgjatjen e dakorduar. Kushte të tjera zbatohen nëse i tërhiqni fondet para maturitetit.
Për më shumë informata për përparësitë e afatizimeve, vizitoni degën tuaj lokale, na dërgoni email në info@teb-kos.com ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në 038/230-000.
Fito interes të lartë fiks me Llogari të Planifikuar në TEB
Kursimet tuaja mund të jenë burim i rregullt i të ardhurave nëse vendosni për një Llogari të Planifikuar. Kjo llogari ofron interes të lartë fiks i cili mund të kreditohet në një llogari që ju e zgjidhni në bazë 1, 3 ose 6 mujore.
Është veçori unike e jona që tani e kemi zgjeruar shërbimin në këtë llogari për ta mundësuar transferimin e interesit në çdo llogari në TEB ose bankë tjetër. Ose ju mund të vendosni që t’i shpërndani fitimet e interesit në një ose më shumë llogari që e mbani ju ose anëtarët e familjes suaj.
Kushte të tjera zbatohen nëse fondet tërhiqen para maturitetit.
Për më shumë informata për përparësitë që ju ofron një llogari e planifikuar, vizitoni degën tuaj lokale, na dërgoni email në info@teb-kos.com ose kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në 038/230-000.
Llogaria e kursimeve për fëmijë — Kurse për të ardhmen e tyre (Kurse për një të ardhme më të ndritur)
Kurrë nuk është herët për ta filluar kursimin për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Si gjyshër dhe prindër, ju i dini sfidat financiare para jush – kostoja e shkollimit ose trajnimit, ose nevoja për një shtëpi të re kur të rinjtë rriten.
Andaj, pse të mos e hapni një Llogari të Kursimeve për Fëmijë në Bankën TEB!
Ne besojmë që kursimi është mënyrë e jetesës dhe, ndoshta më e rëndësishmja, jemi të bindur se, përmes disiplinës së kursimit, fëmija juaj do të marrë mësime të vlefshme jetësore për planifikim financiar.
Për më shumë informata rreth Llogarisë se kursimeve për fëmijë mund ta vizitoni degën më të afërt të Bankës TEB apo të na dërgoni email në info@teb-kos.com ose të telefononi Qendrën e Thirrjeve në 038/230-000.
Procesi i njohjes së klientit tuaj është një standard në veprimtarinë e investimeve që siguron që këshilltarët e investimeve të kenë informacion të detajuar në lidhje me tolerancën e klientëve të tyre ndaj rrezikut, dhe njohuri në lidhje me investimet dhe pozitën financiare të tyre. Procesi i njohjes së klientit i mbron klientët dhe këshilltarët e investimeve. Klientët mbrohen duke e njoftuar këshilltarin e tyre të investimeve se cilat investime i përshtaten më së miri situatave të tyre personale. Këshilltarët e investimeve mbrohen duke ditur se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të përfshijnë në portfolion e klientit të tyre. Pajtueshmëria e NJKT zakonisht përfshin kërkesa dhe politika të tilla si menaxhimi i rrezikut, politikat e pranimit të klientit dhe monitorimin e transaksioneve.
TEB Bank ka vënë në dispozicion një kanal shtesë për ta kryer procesin e rishikimit të klientëve duke përditësuar informatat tuaja nëse ka ndonjë ndryshim ose mungesë në informatat personale si në vijim.
Aplikoni për përditesim të të dhënave personale duke klikuar këtu