Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të biznesit (NVM) janë kruciale për rritjen ekonomike dhe konkurrencën e çdo vendi. Në Kosovë, ato përbëjnë shumicën e bizneseve të regjistruara dhe tradicionalisht kategorizohen sipas numrit të punonjësve dhe qarkullimit të tyre.
Duke njohur kontributin e mundshëm të NVM-ve në përmirësimin e shpërndarjes së të ardhurave, krijimin e vendeve të punës, reduktimin e varfërisë, zhvillimin industrial, zhvillimin rural dhe rritjen e eksporteve, Departamenti i Bankimit të NVM-ve ofron një kombinim unik të shërbimeve dhe mjeteve digjitale të degëve për të ndihmuar bizneset të menaxhojnë nevojat e tyre bankare në baza ditore.
Këtu në TEB, ne i kuptojmë sfidat unike me të cilat përballen bizneset dhe industria e tyre dhe ofrojmë perceptime kryesore dhe zgjidhje të dëshmuara për t’i ndihmuar ata të kenë sukses sot dhe nesër. Produktet tona janë modifikuar për t’iu përshtatur sektorëve të ndryshëm si tregtia, bujqësia, prodhimi, shërbimet dhe më tepër. Departamenti zbaton strategji dhe shërbime për grupet e synuara përmes programeve të huadhënies si p.sh:
Një nga pengesat më të mëdha me të cilat përballen bujqit është sezonaliteti i lartë i sektorit. Kjo do të thotë që ata janë të detyruar të mbështeten në kredi dhe ndihma të tjera financiare për t’i përmbushur kërkesat e ndryshme afatshkurtra dhe afatgjata për kapital.
TEB i përmbush nevojat për financim të klientëve tanë të bujqësisë dhe agrobiznesit me Agro kredi për kapital punues, investime fikse, financim për përmirësime të kapitalit dhe produkte të tjera që i trajtojnë më së miri nevojat e sektorit. Agrobiznesi është një sektor shumë specifik që kërkon ekspertizë specifike nga bankieri juaj. Ne e kemi atë ekspertizë dhe dëshirojmë të jemi në dispozicion për ju për këshilla financiare dhe teknike.
Nëse dëshironi t’i zgjeroni aktivitetet tuaja lidhur me prodhimin bujqësor, përpunimin, tregtinë dhe shërbimet bujqësore, mund të keni qasje në kreditë tona me kushte konkurruese, për shembull për të blerë kapital punues ose pajisje bujqësore, për ta rritur numrin e gjedhëve dhe për renovimin e fermës. Kreditë përshtaten për nevojat tuaja. Planet fleksibile të kësteve mund të organizohen në bazë të kërkesave tuaja me maturitet që shkon nga 12 muaj deri në 60 muaj, varësisht nga natyra e investimit.
Nëse dëshironi të dini më shumë për Agro Kreditë në TEB, ju ftojmë ta vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të specializuar të portfolios.
Agro Kartela – produkt unik, i thjeshtë dhe efikas
Agro Kartela e bankës TEB është një produkt unik i përshtatur që mundëson një zgjidhje të sigurtë për tri palët kryesore në treg: tregtarët, bujqit dhe banka.
Kjo kartelë merr parasysh nevojat specifike të klientëve bujqësorë ku luhatjet e rrjedhës së parave varen shumë nga sezona.
Agro Kartela e TEB-t mundëson qasje të lehtë në financa në tërë Kosovën dhe u mundëson bujqve dhe bizneseve bujqësore të blejnë faktorët e prodhimit bujqësor, mjetet dhe pajisjet me kushte shumë të mira.
Veçoritë kryesore të Agro Kartelës së TEB-it:
Apliko këtu
Për të gjitha gratë ndërmarrëse – një forcë shtytëse për ndryshim!
Pavarësisht nëse tashmë drejtoni, ose planifikoni të drejtoni një biznes, ne mund t’ju ndihmojmë me nevojat tuaja të përditshme afariste. Ne jemi gati ta ofrojmë ekspertizën tonë dhe mbështetje konkrete për ju dhe biznesin tuaj. Programi i TEB-it për Gratë Ndërmarrëse ofron një mundësi unike për ta çuar biznesin tuaj më tutje. Programi është i hapur për çdo grua (të paktën 18 vjeç) që është pronare e një biznesi, e menaxhon një biznes ose aspiron të bëhet ndërmarrëse.
Programi ofron:
• Kredi me interesa preferenciale
• Periudhë të mospagesës deri në tre muaj
• Për klientët që janë të rregullt në pagesat e kësteve deri në fund të ciklit kreditor, kthim prej 10% në shumën e paguar në interes
Ju mund të aplikoni për këtë financim përmes gamës sonë të opsioneve të kredive, kredit kartelave dhe financimit.
Mjetet për gratë në biznes
Ne kemi zhvilluar programe dhe mjete për ta ndihmuar fuqizimin e grave në biznes. Shikoni videot tona këtu.
Ku mund të gjej më shumë informata për Programin e Grave Ndërmarrëse?
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth biznesit të TEB-it, bisedoni me zyrtarët tanë të portfolios në njërën nga degët tona, telefononi qendrën tonë të thirrjeve në 038/230-000 ose na dërgoni një email në info@teb-kos.com.
Kredit kartela për gratë ndërmarrëse – Kartelë për gratë ndërmarrëse
Kartela për gratë ndërmarrëse është kredit kartelë e krijuar për t’i përmbushur nevojat e grave ndërmarrëse dhe atyre që synojnë të bëhen të tilla. Kjo kartelë synon t’i zgjerojë burimet në dispozicion për gratë pronare të bizneseve të cilat po kalojnë nëpër periudha të rrjedhave jo të njëtrajtshme të parasë. Një veçori unike e kësaj kartele janë blerjet me këste pa interes.
Kartela funksionon si kartelë me cikël të mbyllur dhe mund të përdoret vetëm në terminalet POS të Bankës TEB dhe në bankomatë.
Nëse jeni grua ndërmarrëse ose planifikoni ta filloni biznesin tuaj, vizitoni degën tuaj më të afërt dhe merrni “Kredit kartelën për gratë ndërmarrëse”.
Zbatimi
Apliko këtu