Njoftim për klientë
Bazuar në shqetësimet që janë ngritur së fundi në platformat e rrjeteve sociale në internet, TEB SH.A. ju siguron se nuk ka pasur sulm kibernetik ndaj sistemeve të saj.
TEB SH.A., si lider në tregun e kartelave të pagesave, vazhdon të aplikojë standardet më të larta ndërkombëtare të sigurisë së informacionit, që t’i mundësojë klientëve të saj të bëjnë pagesa përmes kartelave në mënyrën më efikase dhe më të sigurt.
Duke qenë pjesë e rrjetit botëror bankar BNP Paribas, TEB SH.A., në themel të funksionimit të saj ka sigurimin e shërbimeve për klient në kohët e sotme dixhitale.
Të gjithë klientët që mund të kenë shqetësime, i lusim që ato t’i drejtojnë përmes kanaleve të komunikimit për kujdes për klientë.
Ju rikujtojmë se mënyra më e thjeshtë dhe e sigurt për të bërë blerje është përmes kartelave bankare, por përmes kartelave të TEB SH.A. ju gjithashtu mund të keni edhe përfitime tjera sipas fushatave të ndryshme.
TEB, Bankë për një botë në lëvizje!