Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Të gjithë shtetasit rezident dhe jo rezident të Kosovës mund të hapin llogari bankare duke vizituar njërën nga degët e bankës TEB në Kosovë.

Informatat dhe dokumentet të cilat kërkohen për hapje të llogarisë bankare janë:

  • Dokument identifikimi: letërnjoftimin apo pasaportën,
  • Deshmia mbi adresën e vendbanimit(jo me e vjeter se 6 muaj),
  •  Informata mbi arsyen e hapjes së llogarisë.
  • Deshmia mbi adresën e vendbanimit (jo me e vjetër se 6 muaj).

  *Nëse banoni me qera duhet te prezentoni edhe kontraten e qerase.

  *Nëse nuk banoni me qera por shtepia është e një anëtarit te familjes, duhet te behet nje deklarate qe pronari qe eshte i cekur ne fature te te konfirmoj qe klienti banon tek ai

Mbajtësi i llogarisë mund te siguroj Certifikaten e familjes, te marrë nga komuna për të vërtetuar  marrëdhëniet ndërmjet pronarit të shtëpisë/banesës dhe mbajtësit të llogarisë ose të marrë një  deklaratë me shkrim nga pronari i banesës/shtëpisë duke theksuar se klienti jeton në shtëpinë e tij/saj  dhe deklarata e njëjtë duhet të nënshkruhet nga pronari.

  • Dokument identifikimi: Pasaportën,
  • Informata mbi arsyen e hapjes së llogarisë.

Dokumentet të cilat kërkohen për hapje të llogarisë se kursimeve per femije janë:

  • Dokument identifikimi i prindit: leternjoftimi apo pasaporte,
  • Deshmia mbi adresen e vendbanimit(jo me e vjeter se 6 muaj),
  • Certifikate te lindjes/Ekstrakt i lindjes së femijës, dokument origjinal që shoqërohet me vulën dhe nënshkrimin e autoriteteve komunale jo më te vjetër se 6 muaj.
  • Letërnjoftimin (nëse klienti ka 16 vjet) dhe certifikate te lindjes/ekstrakt i lindjes jo më te vjetër se 6 muaj.

Ju mund të hapni llogarinë tuaj në TEB Mobile direkt nga TEB Mobile në telefonin tuaj duke ndjekur disa hapa të thjeshtë të cilët i gjeni në videon udhëzuese:

Ju mund të resetoni fjalëkalimin tuaj direkt nga TEB Mobile në telefonin tuaj duke ndjekur disa hapa të thjeshtë të cilët i gjeni në videon udhëzuese:

Nëpërmjet llogarisë rrjedhëse ju mund të kryeni të gjitha llojet e transaksioneve bankare, mund të bëni transferta, deponime/tërheqje dhe pagesa të tjera.

Me hapjen e Llogarisë Rrjedhëse, ju mund të pajiseni me një Debit Kartelë, e cila ju mundëson:

  • Tërheqjen e parave nga llogaria juaj bankare 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, nëpërmjet rrjetit të bankomateve TEB dhe çdo Bankomati tjetër, brenda dhe jashtë Kosovës
  • Kryerjen e pagesave në të gjitha POS terminalet, brenda dhe jashtë Kosovës.

Ju mund të hapni llogari në bankën TEB në katër valuta: EUR, USD, CHF dhe GBP.

Autorizuesi dhe personi që autorizohet në llogari duhet të jenë të pranishëm në degën e bankes TEB. Dokumentet që duhet t’i keni me vete:

  • Dokument identifikimi: letërnjoftimin apo pasaportën,
  • Deshmia mbi adresën e vendbanimit(jo me e vjeter se 6 muaj).

Të gjitha tarifat rreth mirëmbajtjes së llogarisë dhe shërbimeve tjera mund t’i gjeni në çmimoren e bankës. Për të vizituar çmimoren kliko këtu.

Swift code (BIC) dhe IBAN të bankës TEB janë:

  • IBAN: XK05 (pastaj vazhdon Numri i llogarisë)
  • Swift Code: TEBKXKPR

Procesi i përditësimit të të dhënave është process i cili bëhet për të përditësuar/rishikuar informatat personale të klientëve tanë. Në bankën TEB, ky proces bëhet duke u bazuar në procedurat e bankës si dhe ligjet e zbatueshme në Kosovë.

Në mënyrë që llogaria juaj te jetë funksionale, përditësimi i të dhënave është process i nevojshëm, nëse nuk përfundohet ky proces, banka e rezervon të drejten për te bllokuar llogarintë e klientëve.

Procesi i përditësimit të të dhënave duhet të bëhet në keto raste:

  • Nëse ju pranoni ftesën për rishikim të të dhënave nga banka,
  • Nëse ju paraqiteni për të përfunduar ndonjë shërbim dhe nga punonjësi i bankës ju kërkohet të përfundohet procesi i përditësimit,
  • Në rast se ju ndërroni të dhënat tuaja personale si numrin e telefonit, adresën, punëdhënësin, etj.
  • Nëse ju pranoni telefonatën për përditësimin e të dhënave.

Duke u paraqitur në degën më të afërt të bankës TEB, por është e preferueshme që të paraqiteni në degën ku ju e keni hapur llogarinë fillimisht.

Dokumentet e nevojshme që mund të kërkohen nga punonjesi i bankës, në rast të mungesës së tyre në profilin e klientit në sistemin e bankës ose nëse ndonjë dokument ka skaduar janë:

Klientët rezident:

  • Dokumenti i identifikimit (letërnjoftimi, pasaporta ose patentë shoferi);
  • Fatura e shërbimeve publike (e cila duhet të jetë jo më e vjetër se 6 muaj);

Klientët jo-rezident:

  • Dokumenti i identifikimit pasaporta;
  • Fatura e shërbimeve publike (e cila duhet të jetë jo më e vjetër se 6 muaj);

– Nese banoni me qera duhet te prezentoni edhe kontraten e qerase.

– Nese nuk banoni me qera por shtepia eshte e nje anetarit te familjes, duhet te behet nje deklarate qe pronari qe eshte i cekur ne fature te te konfirmoj qe klienti banon tek ai

Mbajtesi i llogarisë mund të siguroj Certifikaten e Familjes, të marrë nga komuna për të vërtetuar marrëdhëniet ndërmjet pronarit të shtëpisë/banesës dhe mbajtësit të llogarisë ose të marrë një deklaratë me shkrim nga pronari i banesës/shtëpisë duke theksuar se klienti jeton në shtëpinë e tij/saj dhe deklarata e njëjtë duhet të nënshkruhet nga pronari.

Për të parë ofertat aktuale të kredive konsumuese kliko këtu.

Paga minimale për të aplikuar për kredi është 200€.

Për aplikim për kredi ju duhet të plotësoni dhe nënshkruani formularin e kërkesë së kredisëne zyrët e degeve tona gjatë aplikimit te kredisë, kontrata e punes,qerase apo e ndonjë të hyre tjetër, kopia e dokumentit personal valid (letërnjoftimi/pasaporta ose patente shofer) si dhe gjendja e llogarisë bankare të 6 muajve te fundit (në rast se pranoni të hyra në bankë tjetër).

Nëse kërkohen dokumente te  tjerë më vonë, do të kontaktoheni nga analisti/ja.

Shuma maksimale e kredisë konsumuese për të cilen ju mund të aplikon varet nga disa faktorë që lidhen kryesisht me të hyrat tuaja, mundësine e ri-pagimit të kredisë, me afatin e kredisë dhe shumën maksimale që Banka ofron për ketë lloj kredie.

Shuma minimale që ju mund të aplikoni për kredi është 250€.

Kohëzgjatja maksimale përcaktohet nga banka në bazë të shumës dhe kapacitetit tuaj financiar, me qëllimin që për shumat e mëdha të përcaktohet një afat më i gjatë, siç ndodh në rastet e kredive hipotekare, ndërsa për kreditë e tjera që kanë shuma të vogla afati i kredisë është më i shkurtër, gjithmonë duke vendosur së bashku me ju, në harmoni me politikat kreditore të bankës dhe kapacitetit tuaj financiar.

Po ju mund të mbyllni kredinë para afatit, kërkesa per mbyllje të kredisë duhet të behet ne zyret e Bankes tonë.

Po. Të dy opsionet janë të mundshme varësisht nga kapaciteti juaj financiar.

Hapi i parë është që ta kuptoni se për çfarë ju duhet kredia, sepse procesi se si do ta merrni kredinë varet nga lloji i investimit. Zgjedhni llojin e kredisë që i përshtatet më së miri nevojës tuaj për investim. Për më shumë, zyrtarët bankarë të degëve tona, janë gjithmonë të gatshëm të ju asistojnë dhe këshillojnë.

Po, Banka pranon si kolateral një pronë që është në pronesi të kredimarrësit apo të të afërmve të kredimarrësit.

Për t’u kualifikuar për kredi në bankën TEB, klientët duhet të jetojnë dhe veprojnë  apo të ushtrojnë një aktivitet që është i regjistruar në Kosove. Po ashtu, klientët duhet të kenë të ardhura të rregullta mujore nga paga, qeraja, pensioni në Kosove.  Për më shumë informacion në lidhje me raste të veçanta nga këto, ju ftojmë që të na kontaktoni në numrin tonë të telefonit +383 (0) 38 230 000 ose të na shkruani në adresën tonë të e-mail.

Ju mund të aplikoni për kredi duke plotësuar aplikacionin e kredisë të cilin e gjeni duke klikuar këtu.