

Do t’ua lehtësojmë që të na kontaktoni

Ne gjithmonë do t’u kushtojmë komenteve tuaja vëmendjen e duhur

Ne do të ju japim shpjegim dhe t’ju kërkojmë falje nëse shërbimi ynë nuk i ka plotësuar pritjet tuaja

Do të ju trajtojmë me drejtësi, mirësjellje dhe shpejtësi

Ne do të përpiqemi të sigurojmë që ju të jeni të kënaqur me mënyrën se si e kemi trajtuar çështjen
Vizitoni degën dhe flisni me Menaxherin e degës ose ndonjë anëtar tjetër personelit.
Kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në +383 38 230 000
Paraqit ankesen tuaj permes sistemit te skanimit te kodit (QR Code) te vendosura në degët e bankës TEB Sh.a.
Shkruani në kujdesiklienteve@teb-kos.com
Plotësoni dhe dorëzoni formularin elektronik në dispozicion në Forma e ankesave online

Propozimet mund të përfshijnë idetë dhe opinionet, zbatimi i të cilave mund të çojë në shërbime më të mira dhe më të përshtatshme për ju.

Çdo përvojë negative, ose pakënaqësi, me produktet dhe shërbimet që i ofron banka, komunikimi i tyre ose sjellja e pahijshme nga personeli.
Ekipi ynë i Kujdesit për klientë do të shqyrtojë kërkesën tuaj menjëherë dhe të përgjigjet brenda pesëmbëdhjetë ditësh nga data e pranimit te ankesës. Ne bëjmë më të mirën tonë për të arritur këtë afat kohor; mirëpo, nëse për ndonjë arsye nuk mund të ju japim përgjigje, ju do të njoftoheni me e-mail zyrtar ose me telefon. Në përputhje me kornizën tonë të kujdesit për klientë, gjithashtu do të ju japim arsyen e vonesës dhe të ju njoftojmë se kur mund ta prisni përgjigjen.