Kryetare
Zëvendës Kryesues i Bordit të Drejtorëve
Anëtar i Bordit
Anëtare e Bordit
Anëtar i Bordit
Anëtare e Bordit
Drejtor Menaxhues dhe Anëtar i Bordit
Anëtare e Bordit
Anëtar i Bordit
Menaxhmenti ekzekutiv i TEB Sh.A. përbëhet nga:

Drejtor Menaxhues dhe Anëtar i Bordit
I lindur në Bursa te Turqisë më 1984, Cihan Yilmaz ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Osmangazi të Eskishehirit në Turqi. Ai e filloi karrierën bankiere në Yapi Kredi, ndërsa ishte pjesë e Deniz Bank para se ti bashkohej TEB A.S. më 2011 si menaxher i portofolit komercial. Në vitin 2015 ështe emëruar Menaxher regjional I TEB A.S., ku ka mbajtur edhe pozitën e Menaxherit të Filialave. Ai iu bashkua TEB Sh.A. në Kosovë në maj të vitit 2024, fillimisht si Menaxher i Departamentit të NVM-së, pastaj Koordinator dhe prej tetorit të vitit 2025 është emëruar Zëvendës Drejtor Menaxhues. Me 18 vite të kaluara në sektorin bankar, z. Yilmaz sjellë eksperiencën profesionale strategjike në menaxhment, në shitje dhe portfolion e lidershipit.

Zëvendës Drejtor Menaxhues
I lindur në Prishtinë, Kosovë në vitin 1981, Dukagjin Shylemaja ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe ka përfunduar studimet Master për Banka dhe Financa në Universitetin e Lubjanës. Ai e filloi karrierën e tij profesionale në Pro Credit Bank Kosova (ish-Banka Micro Enterprise – MEB) në vitin 2000. Ai shërbeu si zyrtar i pagesave ndërkombëtare, zyrtar i lartë i biznesit dokumentar dhe garancive bankare, menaxher i thesarit dhe pagesave, menaxher dege dhe menaxher i divizionit të operacioneve bankare dhe sistemet e pagesave deri në vitin 2007. Z. Shylemaja iu bashkua TEB Sh.A. në vitin 2007 dhe u emërua Zëvendës Drejtor Menaxhues.

Shef Ekzekutiv i Riskut
I lindur në Adapazar, Turqi më 1964, Umur Apaydin ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara. Ai e filloi karrierën e tij bankare në TEB A.S., Stamboll në vitin 1994, si Auditor i Brendshëm dhe ka punuar si Drejtor në Divizionin e Menaxhimit të Riskut në periudhën 2003-2018. Në vitin 2019 ai iu bashkua TEB SH.A. Kosovë në pozitën e Zyrtarit Kryesor të Riskut.

Shef Ekzekutiv i Financave
I lindur në Tetovë, Maqedoni e Veriut në vitin 1978. Rezak Fetai ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Sh.Kirili dhe Metodi në Shkup. Ai ka fituar titullin Master i Shkencave në Kontabilitet Profesional në Universitetin e Londrës (nën udhëheqjen akademike të Shkollës së Menaxhimit të Kolegjit Universitar të Londrës-UCL). Ai është anëtar i ACCA (the Association of Chartered Certified Accountants). E filloi karrierën e tij bankare si zyrtar i kredive në ProCredit Bank në Kosovë në vitin 2002 dhe më vonë shërbeu në pozita të ndryshme drejtuese në Grupin ProCredit: në Kosovë (Menaxheri i Lartë, pjesë e Bordit të zgjeruar Menaxhues duke mbuluar fushën e financave, thesarit dhe PPP), Gjermani, Maqedoni e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë. z.Fetai iu bashkua TEB SH.A në tetor 2018 dhe u emërua SHEF dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv. Ai është përgjegjës për fushën e financave, planifikimin dhe zhvillimin strategjik, menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave.

Zëvendës Drejtor Menaxhues
I lindur në Prishtinë, Kosovë më 1983, me mbi 19 vjet përvojë në sektorin bankar, Yll Gashi është ekspert i specializuar në industrinë e pagesave, me fokus në shërbimet e lëshimit dhe pranimit të pagesave me kartelë, si dhe në fushën e shitjes dhe marketingut. Ai ka përfaqësuar bankën në raport me sistemet ndërkombëtare të pagesave, duke zhvilluar strategji dhe iniciativa për të zgjeruar dhe modernizuar shërbimet e pagesave. Para se të bashkohej me TEB, Ylli ka fituar përvojë të vlefshme në menaxhimin e portofolit të klientëve individual në ProCredit Bank. Që nga viti 2008, Ylli është pjesë e TEB dhe BNP Paribas Joint Venture. Gjatë karrierës së tij në TEB, ai ka mbajtur pozita të rëndësishme si Zëvendëskryesues i Shitjes dhe Marketingut për NVM duke udhëhequr zhvillimin e produkteve, zgjidhjeve dhe transformimin dixhital për bizneset e vogla dhe të mesme. Më pas si Kryesues ne krijimin e Biznesit te Kartelave dhe POS, me një qasje të strukturuar dhe vizion, ai ka menaxhuar dhe udhëhequr procese të rëndësishme për krijimin dhe menaxhimin e partneriteteve, duke konsoliduar pozicionin e institucionit si lider i tregut financiar. Duke shërbyer gjithashtu si Koordinator i Pajtueshmërisë së Biznesit, siguron respektimin e KYC, AML dhe ABC, duke promovuar kështu një ambient financiar të sigurt dhe në pajtueshmëri. Ylli ka përfunduar dy MBA në Menaxhim të Përgjithshëm në dy institucione prestigjioze akademike, Universitetin e York-ut në Mbreterinë e Bashkuar dhe Universiteti i Strasbourg-ut në Francë.