EUROMONEY
Banka më e mirë në Kosovë 2015
TEB Sh. A. është emëruar si “Banka më e mirë në Kosovë” nga revista e mirënjohur ndërkombëtare për financa Euromoney.
Prishtinë, 11 korrik 2015 – Kjo mirënjohje rikonfirmon zotësinë e bankës për t’u përgjigjur në nevojat përherë të ndryshueshme të klientëve tanë dhe besnikërinë dhe besimin që ata kanë ndaj institucionit tonë. Kjo njohje nuk është vetëm dëshmi e përparimit të ekipit tonë, por edhe e zgjidhjeve të pritura novatore në fushën e financave si dhe cilësisë, të cilat ne vazhdojmë t’i kultivojmë për parterët tanë bankarë.
E njohur si mirënjohje për të arritura në fushën e shërbimeve financiare në botë, Shpërblimi Euromoney për Përsosmëri (Euromoney Awards for Excellence) ndahet që 25 vjet. Procesi i shpërblimit këtë vit ka joshur mbi 600 paraqitje nga banka dhe nga kompani ndërmjetësuese të rëndësishme nëpër botë.