GLOBAL BANKING AND FINANCE REVIEW

Banka më e mirë për Shërbime Bankare për Individ në Kosovë për vitin 2015

Banka TEB edhe një herë ka treguar se është banka më e mirë në Kosovë, me produktet më inovative dhe shërbimet më të mira në sektorin bankar.

Banka TEB është shpërblyer me Çmimin Global për Shërbime Bankare & Rishikim Financiar si BANKA MË E MIRË PËR SHËRBIME BANKARE PËR INDIVIDË NË KOSOVË PËR VITIN 2015.

Ne, si bankë, vazhdimisht përpiqemi të përmirësojmë shërbimet bankare për NVM-të dhe shërbimet bankare për individë në të mirë të klientëve dhe si rezultat të përmirësojmë shërbimet tona për konsumatorë.

Ky është një sukses për Bankën, pasi që demonstron performancën e standardit të lartë të burimeve njerëzore të saj dhe përkushtimin e tyre për të shërbyer klientët në të gjitha segmentet e shërbimit bankar.