GLOBAL FINANCE

TEB Sh. A. Banka më e mirë në Kosovë nga Global Finance

TEB Sh. A. është vlerësuar edhe një herë si Banka më e mirë në Kosovë nga revista e prestigjioze, Global Finance. Çdo vit, Global Finance përzgjedh institucionet më të mira financiare në botë. Këto shpërblime janë të njohura ndërkombëtarisht dhe të besueshme.

TEB Sh. A. ka ndërtuar reputacionin e ekselencës nëpërmjet zbulimit të produkteve inovative dhe shërbimeve shembull për njerëzit. Ky vlerësim si Banka më e mirë në Kosovë vjen nga publikimi prestigjioz i revistës, Global Finance Magazine. Ky shpërblim është arritje e jashtme e Bankës tonë dhe të arriturave të saj. Këto shpërblime janë matje të rëndësishme të performansës tonë, përkushtimit dhe reputacionit të njohjes së standardeve ndërkombëtare.

TEB Sh. A., që filloi të operojë më 2008, ka një kontribut të shkëlqyeshëm në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve financiare në vend. Banka ka 411 milion euro asete dhe 311 milion euro depozita. Shërbimet e TEB Sh. A. me 26 filiale dhe mbi 600 të punësuar, e bëjnë atë lojtar të rëdësishëm në këtë sektor, duke dëshmuar angazhimin inovativ.

TEB SH. A. dëshiron të falënderojë të gjithë klientët, stafin, partnerët e biznesit dhe aksionarët për kontributin e tyre në performansën e përgjithshme të Bankës që ka rezultuar me një shpërblim të tillë prestigjioz.