TEB përkrah pjesëmarrjen e parë të Kosovës në Lojërave Paralimpike “Paris 2024”
Banka TEB dhe Komiteti Paralimpik të Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për njërin ndër aktivitetet më të rëndësishme paralimpike në botë, pjesëmarrjen në Paraolimpiadën Paris 2024.
Kjo do të jetë pjesëmarrja e parë historike e paralimpistëve të Kosovës në ngjarjen më të madhe të parasportistëve në botë, pas anëtarësimit të plotë të Komitetit Paralimpik ndërkombëtar.
Marrëveshja është nënëshkruar nga drejtori menaxhues, Orcun Ozdemir, Shefi ekzekutiv I financave, Rezak Fetai nga TEB dhe presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, e cila ka falenderuar Bankën për bashkëpunimin e vazhdueshëm prej mëse katër vitesh.
Banka TEB është sponsor i Komitetit paralimpik të Kosovës dhe angazhohet në përkrahjen e përgatitjeve sa më të mirë të paralimpistëve tanë për pjesëmarrje në gara të rëndësishme ndërkombëtare.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!