WE Finance Code
Letër Zotimi.
Zotimi i TEB Bank për Mbështetjen e Grave në Biznes.
TEB Bank është e përkushtuar të mbështesë fuqizimin ekonomik të grave dhe zhvillimin e bizneseve të drejtuara nga gratë, në kuadër të Kodit WE Finance për gratë ndërmarrëse, iniciative e cila ka për qëllim të eliminoj pengesat për gratë ndërmarrese, e udhëhequr nga Banka Qendrore e Kosovës.
TEB Bank është banka e parë në Kosovë që ka program të dedikuar enkas për gratë ndërmarrëse që nga viti 2014, me qëllim mbështetjen e sipermarrësve përmes produkteve dhe shërbimeve financiare, si dhe përmes aktiviteteve të ndryshme zhvillimore dhe edukative.
Përmes këtij zotimi, banka angazhohet të forcojë rolin e saj në promovimin e grave ndërmarrëse dhe mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të drejtuara nga gratë (WMSMEs).
Angazhimet kryesore përfshijnë:
- Integrimin e barazisë gjinore në politikat dhe praktikat e brendshme të bankës, përfshirë trajnimin e stafit dhe përmirësimin e politikave të burimeve njerëzore
- Zhvillimin dhe promovimin e produkteve financiare të dedikuara për gratë ndërmarrëse
- Organizimin e aktiviteteve, trajnimeve dhe programeve të mentorimit për gratë ndërmarrëse
- Krijimin e fushatave të veçanta për promovimin e grave ndërmarrëse dhe rritjen e qasjes së tyre në financa
- Përmirësimin e mbledhjes dhe analizës së të dhënave të ndara sipas gjinisë për të kuptuar më mirë nevojat e klientëve
- Bashkëpunimin me partnerë dhe institucione për të zgjeruar mundësitë financiare për bizneset e drejtuara nga gratë
Përmes këtyre veprimeve, TEB Bank synon të kontribuojë në zhvillimin e një ekosistemi më gjithëpërfshirës financiar dhe në rritjen e pjesëmarrjes së grave në ekonomi.