Rritu me TEB! Merr kredi hipotekare me maturitet deri në 180 muaj

Merr kredi hipotekare me normë efektive të interesit duke filluar nga 4.23% dhe maturitet deri në 180 muaj
Kush mund të aplikojë për kredi?
Te gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja.
Qëllimi i kredisë:
Blerje e shtëpisë apo banesës.
Kushtet e kredisë:
- Afati maksimal i pagesës së kredisë eshtë deri në 180 muaj
- Financimi nga banka 80% për blerjen e shtëpisë apo banesës
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)
- Kontratë e punës valide
- Gjendja e bankës (6 muajt e fundit) per pagëmarresit ne banka të tjera
- Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit) që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Kontrata e shitblerjes dhe dokumentet tjera mbi pronën
Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:
- Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë
- Bashkëhuamarrës/e: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
- Garantues/e: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)
- Hipotekë: Fleta poseduese dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)
Shembulli I kalkulimit të kredisë
- Shuma për financimin e kredisë 50,000€
- Norma vjetore e interesit per tre vitet e para duke filluar nga: 4.08%
- Norma vjetore e interesit pas vitit te tretë duke filluar nga: 4.08 % + EURIBOR
- Shpenzimet administrative 0.50%
- Maturiteti i kredisë deri në 180 muaj
- *Norma efektive e interesit për tre vitet e para: 4.23 %
- *Norma efektive e interesit pas vitit të tretë nuk mund të kalkulohet për shkak të ndryshueshmerisë së vlerës Euribor
EURIBOR-i është shkurtesa e Euro Interbank Offered Rate dhe i referohet normës së interesit bazuar në ofertën dhe kërkesën e parasë në tregun evropian si edhe bazuar në kuotat ditore, dërguar nga bankat më të mëdha evropiane. Kur klientët marrin kredi me normën variabile të interesit të lidhur me Euribor-in, duhet të kenë parasysh ndryshimet e mundshme në Euribor, e të cilat banka TEB i aplikon çdo gjashtë muaj për kohëzgjatjen e kredisë.
Kamata e Ndryshueshme – norma referente e EURIBOR-it e azhurnuar në baza ditore e periudhës të caktuar në Intervalin e ndryshimit në Kushtet Specifike të Kredisë. Nëse në të ardhmen publikimi i EURIBOR ndërpritet, do të përdoret një normë referente pasardhëse e përcaktuar nga administratori i autorizuar i EURIBOR-it.
Oferta valide deri më 30.04.2025!
Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook /messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A), Web (www.teb-kos.com).
TEB, Bankë për një botë në lëvizje!