Produktet

Kartelat

Debit Kartela për Biznese
Hyni lehtësisht në llogarinë tuaj me Debitit Kartelën për Biznese

Debit kartela për Biznese e TEB-it është kartelë e markës VISA që është e lidhur me llogarinë tuaj rrjedhëse të biznesit.

Mund ta përdorni për qasje të çastit në fondet tuaja në dispozicion në bankomatët ku ndodhet shenja VISA në tërë botën. Mund të përdoret edhe për të marrë fondet me marrëveshje të mbitërheqjes në llogarinë tuaj rrjedhëse dhe për të bërë pagesa ose tërheqje.

më shumë

Tërheqjet mund të bëhen edhe falas 24/7 në bankomatët e TEB në Kosovë dhe mund ta kontrolloni gjendjen e llogarisë suaj njëkohësisht. Pagesat falas për blerjet e biznesit mund të bëhen gjithashtu përmes rrjetit të POS-ve të TEB-it, rrjeti më i madh në treg.

Nëse dëshironi të dini më shumë për Debit Kartelat për Biznese në TEB, pse të mos e vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.

Starcard për Biznes
Përdorni Starcard për Biznese tuaj për blerje dhe shpërndarjen e ripagesave

Starcard për Biznes është një kredit kartelë revolvuese që mund të përdoret për t’i mbuluar shpenzimet dhe blerjet ditore të kompanisë suaj.

Sa herë që kartela përdoret brenda rrjetit të POS të TEB-it, ju do të pranoni dhe grumbulloni pikë bonus që mund të përdoren për blerjet e ardhshme. Kjo kartelë ka veçori të pagesave fleksibile pasi blerjet mund të paguhen ose me një transaksion të vetëm ose me këste pa tarifa.

më shumë

Edhepse Starcard është krijuar kryesisht për blerje dhe pagesa, TEB mundëson tërheqje deri në një shumë ditore të parapërcaktuar në të gjithë bankomatët tanë në tërë Kosovën dhe në bankomatët me shenjën VISA në tërë botën.

Limiti i kartelës mund të ndahet në disa mbajtës të kartelave në kompani, si: aksionarët, menaxherët dhe punonjësit, varësisht nga autorizimi nga mbajtësi i kartelës.

Të gjitha transaksionet me Starcard për biznese mund të monitorohen lehtë përmes një pasqyre të vetme.

Nëse dëshironi të dini më shumë për kredit kartelat për biznese – Starcard në TEB, pse të mos e vizitoni ndonjë nga degët tona dhe t’i diskutoni kërkesat tuaja me një zyrtar të portfolios.

Apliko këtu

Agro Kartela
Agro Kartela – produkt unik, i thjeshtë dhe efikas

Agro Kartela e bankës TEB është një produkt unik i përshtatur që mundëson një zgjidhje të sigurtë për tri palët kryesore në treg: tregtarët, bujqit dhe banka.

Kjo kartelë merr parasysh nevojat specifike të klientëve bujqësorë ku luhatjet e rrjedhës së parave varen shumë nga sezona.

më shumë

Agro Kartela e TEB-t mundëson qasje të lehtë në financa në tërë Kosovën dhe u mundëson bujqve dhe bizneseve bujqësore të blejnë faktorët e prodhimit bujqësor, mjetet dhe pajisjet me kushte shumë të mira.

Veçoritë kryesore të Agro Kartelës së TEB-it:

• Përmbush nevojat sezonale bujqësore
• Pagesat përmes një rrjeti të gjerë të furnizuesve të lëndës së parë dhe pajisjeve bujqësore
• Blerja me këste me normë interesi 0%
• Deri në 6 muaj periudhë pa pagesë për periudhën nga marsi deri në gusht

Apliko këtu

Kredit kartela për gratë ndërmarrëse
Kartelë për gratë ndërmarrëse

Kartela për gratë ndërmarrëse është kredit kartelë e krijuar për t’i përmbushur nevojat e grave ndërmarrëse dhe atyre që synojnë të bëhen të tilla. Kjo kartelë synon t’i zgjerojë burimet në dispozicion për gratë pronare të bizneseve të cilat po kalojnë nëpër periudha të rrjedhave jo të njëtrajtshme të parasë. Një veçori unike e kësaj kartele janë blerjet me këste pa interes.

më shumë

Kartela funksionon si kartelë me cikël të mbyllur dhe mund të përdoret vetëm në terminalet POS të Bankës TEB dhe në bankomatë.

Nëse jeni grua ndërmarrëse ose planifikoni ta filloni biznesin tuaj, vizitoni degën tuaj më të afërt dhe merrni “Kredit kartelën për gratë ndërmarrëse”.

Apliko këtu

E-Banking për biznese & TEB Mobile

Qëllimi ynë është t’ju ndihmojmë t’i menaxhoni aktivitetet bankare në mënyrën më efikase. Prandaj kemi krijuar një diapazon të gjerë të shërbimeve bankare, 24/7 me siguri të avansuar dhe mundësi të lartë të qasjes - E-banking për Biznes. Ju duhet vetëm ta përshtatni qasjen në internet duke zgjedhur ndërmjet PIN dhe fjalëkalimi të përhershëm ose Pin vetëm për një përdorim. Për të rritur më shumë sigurinë e sistemit, mund edhe ta personalizoni qasjen në bazë të rregullimeve të ndryshme të sigurisë të ofruara që t’iu përshtaten përdoruesve të ndryshëm.

Shërbimi i e-banking për biznes përfshin funksionet e mëposhtme:

  • Kryerja e të gjitha llojeve të transfereve, duke përfshirë edhe monitorimin e pagesave SWIFT on-line. Ju lutem klikoni këtu për t’i parë termat dhe kushtet për urdhrat e transfereve ndërkombëtare
  • Kryeni të gjitha llojet e pagesave institucionale (tatimet, kontributet pensionale, doganat, pagesat e kolektorëve etj.)
  • Monitorim i deklaratave të para-përcaktuar ose transferimeve të reja
  • Monitoroni gjendjen e llogarisë rrjedhëse
  • Menaxhoni sistemin tuaj të debitimit direkt
  • Gjeneroni pasqyra dhe raporte të detajuara të llogarisë
  • Para-caktoni pagesat e rregullta periodike
  • Kryeni dhe monitoroni pagesat e pagave
  • Monitoroni kredit kartelën tuaj
  • Monitoroni POS-in e biznesit tuaj
  • Apliko këtu

    Transferet e parave

    Përfitoni nga një infrastrukturë me zhvillim të shpejtë për transferet tuaja

    Ne e njohim rëndësinë e transfereve të parave me kohë prandaj synojmë ta ofrojmë shërbimin me cilësinë më të mirë.

    TEB është një nga bankat me rritjen më të shpejtë në Kosovë dhe vazhdimisht u afrohet klientëve përmes degëve të reja, shërbimeve të përmirësuara dhe produkteve unike.

    Duke synuar rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve tanë, ne ofrojmë “Njoftimin automatik të SWIFT”. Ky shërbim është i aplikueshëm për transferet dalëse ndërkombëtare pasi pas kryerjes së tyre dhe gjenerimit të mesazhit SWIFT nga sistemi ynë, njoftimi do të përcillet automatikisht te klienti që e ka iniciuar transaksionin.

    Për të siguruar që pagesat ndërkombëtare i plotësojnë nevojat e klientëve për shpejtësi, gjurmueshmëri dhe transparencë, ne ofrojmë edhe “SWIFT GPI”. Nëpërmjet SWIFT GPI ne u ofrojmë klientëve tanë një përvojë të transformuar të pagesave, që mundësohet nëpërmjet mjeteve digjitale të lehta për t’u përdorur dhe të thjeshta për t’u vendosur.

    Si klient biznesi, mund të mbështeteni në rrjetin tonë të degëve që i mbulon qytetet kryesore në Kosovë dhe një shërbim të teknologjisë së fundit të e-Banking për Biznes për kryerjen e llojeve të ndryshme të transfereve.

    Llojet e ndryshme të transfereve në dispozicion në TEB janë të mëposhtmet:

    Transferet ndërmjet degëve

    Transferi i fondeve për përfituesit që kanë llogari në TEB. Në këtë lloj transferi, si pala dërguese ashtu edhe ajo përfituese duhet të kenë llogari në TEB. Kjo mënyrë ka shumë përparësi për transferimin e parave, pasi është shumë e shpejtë. Ky shërbim mund të arrihet përmes e-Banking për Biznes, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

    Transferim i parave brenda vendit

    Transferimi i fondeve te mbajtësit e llogarive në bankat e tjera në Kosovë. Ka dy opsione të transfereve varësisht nga urgjenca. Ky shërbim është në dispozicion me anë të e-Banking, i cili ofron mundësinë e përshpejtimit të transaksioneve të ardhshme duke i përcaktuar dhe ruajtur detajet e përfituesit.

    Transferet ndërkombëtare

    Ju mund të realizoni edhe transfere ndërkombëtare të fondeve. Për të dërguar po pranuar transfere ndërkombëtare ju duhet të keni Swift të Bankës.

    Kodi Swift i TEB Sh. A: TEBKXKPR.

    Mjetet mund të pranohen vetëm në valutën të cilës i përket llogaria juaj në bankën TEB SH.A. (mjetet duhet të dergohen në valuten EUR nëse llogaria juaj është në EUR). Valutat në të cilat mund të keni llogari në bankën TEB SH.A. janë: EUR, USD, CHF, GBP.

    Shpenzimet për pagesat hyrëse ndërkombëtare aplikohen bazuar çmimores së Bankës. Mirëpo, vlen të ceket se është shumë e rëndësishme opsioni i shpenzimeve nga dërguesi. Shpenzimet e transfereve mund të alokohen sipas: OUR, SHARE dhe BENEFICIARY.

    Për kostot e transfereve, ju lutem shfletoni çmimoren e Bankës.

    Vizitoni degën më të afër të TEB-it për më shumë informata.

    Pagesat e pagave

    Më shumë mundësi për punonjësit tuaj me shërbimet e pagesës së pagave

    Pavarësisht nga numri i punonjësve që punojnë për kompaninë tuaj, ju gjithmonë mund të mbështeteni në shpërndarjen efikase të pagave përmes TEB-it. Vetëm duhet të regjistroheni për shërbimin tonë të pagesës së pagave.

    Ky është një shërbim shumë i përshtatshëm pasi ju mundëson t’i paguani pagat në një nga dy mënyrat:

    Mund të zgjidhni ta dërgoni një listë tek menaxheri i portfolios suaj në degën tuaj, ose mund ta ngarkoni listën dhe ta ekzekutoni përmes e-banking për biznes. Ekzekutimi është automatik për personelin tuaj, që mund t’i kenë llogaritë në TEB apo bankat e tjera.

    Nëse punonjësi juaj vendos ta marrë pagën në llogarinë e tij në TEB, ne e bëjmë të mundur që ata të kenë qasje në të gjitha produktet dhe shërbimet tona bankare dhe u japim oferta speciale.

    Kontaktoni me zyrtarin tuaj të portfolios për më shumë informata.

    Pagesat e komunaleve

    Ne ju ofrojmë shumë kanale për pagesat e shërbimeve komunale

    Prodhimi dhe komunikimi janë çelësi për drejtimin e një biznesi të suksesshëm. Kjo nënkupton rrymën elektrike; telekomin dhe shërbimet e tjera që luajnë rol vendimtar në operacionet tuaja të përditshme. Menaxhimi efikas i pagesave tuaja të shërbimeve komunale siguron që kurrë nuk ka humbje të shërbimit në qoftë se pagesa nuk pranohet në kohë nga furnizuesi juaj.

    Kjo është arsyeja pse TEB ka krijuar një numër mënyrash për të menaxhuar pagesat e shërbimeve komunale - të gjitha do t'ju kursejnë kohë dhe do të lehtësojnë financimin tuaj.

  • Pagesat e Kolektorëve ofrojnë mundësinë për pagesën e faturave që kanë numër unik UNIREF. Nëpërmjet këtij opsioni, klienti mund t’i menaxhojë pagesat për institucionet publike, tarifat e arsimit, organizatat dhe kompanitë publike dhe private, agjencitë shtetërore, zyrat rregullative, autoritetet dhe pagesat e tjera qeveritare:
  • Xhiro Pagesat është një nga mënyrat më efikase për pagesën e faturave të shërbimeve komunale. Përdorimi kryesor i tyre është për pagesa të rregullta periodike si dogana, tatimet, rryma elektrike, uji, kompanitë e sigurimeve etj.
  • Sistemi i pagesës së faturave është një shërbim që e rrit cilësinë dhe komoditetin e pagesave të faturave. Ky sistem paraqet një mjet falas, efikas dhe me shumë kanale. Sistemi i pagesës së faturave mbulon specifikat për pagesat me IPKO dhe KESCO. Pagesat me IPKO janë të pranueshme vetëm për klientët e biznesit (NVM dhe Korporata) të cilët i nënshtrohen faturimit pas pagesës nga kompanitë e faturimit. Pagesat me KESCO janë të pranueshme për të gjithë llojet e klientëve pavarësisht nëse i përkasin një biznesi ose shitjes me pakicë.
  • Urdhërpagesa përmes SMS është kanal shtesë për pagesat e faturave. Aktualisht, pagesat e faturave mund të urdhërohen përmes SMS për KESCO dhe Dogana.
  • Zgjidhni opsionin që i përshtatet më së miri nevojave të biznesit tuaj.

    Shërbimet bankare me SMS

    Njoftim me SMS – Llogarinë tuaj e keni në xhep

    Koha është para, veçanërisht kur jeni në lëvizje pa qasje në internet. Kjo është arsyeja pse bankën tonë ua kemi vendosur në xhep.

    Duke përdorur TEB SMS Banking, ju mund t’i përcillni të gjitha financat tuaja dhe ta monitoroni gjendjen e llogarisë tuaj, këstet e kredive dhe më shumë – dhe ta planifikoni rrjedhën tuaj të përditshme financiare.

    Aktivizimi i njoftimit me SMS është i lehtë dhe falas dhe nuk ka tarifë të mirëmbajtjes. Ky shërbim mund të përdoret kur të dëshironi, ose mund të merrni informacion të vazhdueshëm drejtpërdrejt. Përdoreni këtë shërbim për informim për llogaritë tuaja rrjedhëse dhe llogaritë e tjera. Në dispozicion 24/7, ju ngarkohen vetëm për atë që përdorni.

    SMS Top UP – Ju mban të arritshëm

    Shpenzimet e telefonit celular janë shumë të larta? Dëshironi të keni më shumë kontroll mbi shpenzimet e ekipit tuaj të shitjeve?

    Pse të mos zgjidhni SMS Top Up të TEB-it për të gjithë përdoruesit e celularëve me parapagim. Krejt çka duhet të bëni është ta dërgoni një SMS dhe mund ta rimbushni telefonin tuaj celular ose atë të punonjësve tuaj. Si? Përmes një SMS në 50001.

    Shërbimin është shumë lehtë për ta përdorur. Nëse keni llogari në TEB, thjesht shkoni në degën tuaj lokale dhe i autorizoni numrat e përfituesve në sistem. Pasi të përfundojë autorizimi, mund ta përdorni shërbimin nga kudo përderisa ka rrjet në dispozicion. Shërbimi funksionon për të gjithë operatorët në Kosovë: Vala, IPKO,

    Pagesat automatike

    Ju e drejtoni biznesin tuaj ndërsa pagesat kryhen vetë

    Pa marrë parasysh a flasim për pagesën e qirasë, kursimet për të ardhmen e kompanisë apo për blerje të papritura – të gjitha pagesat tuaja të rregullta kërkojnë transfere mujore të parave.

    TEB ofron shërbimin e Urdhrit të Përhershëm si mjet për ta liruar kohën tuaj

    Urdhri i përhershëm është shërbim falas që mund të aktivizohet në degën tuaj të afërt. Ju mundëson t’i automatizoni pagesat tuaja të rregullta mujore përmes pagesave specifike në një datë specifike. Mund t’i vendosni urdhrat e përhershëm për një periudhë specifike (deri në 5 vjet). Ky shërbim do t’ju kursejë shumë kohë dhe të sigurojë që pagesat ju bëhen me kohë. Nëse përkohësisht nuk keni fonde të mjaftueshme, urdhri i përhershëm kryhet nga mbitërheqja për të siguruar që të kryhet pagesa.

    Vizitoni degën më të afër të TEB-it për më shumë informata.

  • Pagesat grupore – është një funksionalitet i përmirësuar që u mundëson klientëve tanë të kryejnë transfere vendore grupore përmes një liste të vetme që mund të ngarkohet lehtë në sistemin tonë e- banking të Biznesit. Kështu, duke shtuar më shumë vlerë për shërbimet e klientëve tanë të biznesit, duke kursyer kohë dhe duke rritur efikasitetin..
  • Sistemi i debitimit direkt (Formati i BQK) – Sistemi i Debitimit Direkt (SDD) i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) është instrument i pagesave përmes së cilës klienti e autorizon bankën e tij përmes kompanisë t’i debitojë (tërheqë) fondet direkt nga llogaria bankare e tij/saj. Ky instrument është metodë e standardizuar dhe automatizuar, e përshtatshme për pagesa periodike dhe të rregullta.
  • Shërbimet e tjera

    Terminalet POS – Rritni qarkullimin tuaj përmes një pike të shitjes së TEB (POS)

    Evolucioni i sistemit bankar ka prezantuar metoda të reja të pagesave që zvogëlojnë nevojën për para të gatshme në transaksionet e përditshme. Pika e shitjes (POS) është një pikë bankare në dyqanin tuaj që u lejon konsumatorëve të paguajnë me një kartelë debiti apo krediti të TEB.

    Duke instaluar një POS, ju bëheni pjesë e rrjetit më të madh të POS-ve në Kosovë dhe rritni jashtëzakonisht qasjen tuaj te klientët dhe qasjen e tyre në mallrat dhe shërbimet që i ofroni.

    Përparësia e të pasurit një pikë të shitjes qëndron në potencialin për t’i rritur shitjet, pasi një numër i madh i klientëve tani e përdorin kartelën udhëheqëse në treg TEB Starcard. Duke u bërë pjesë e rrjetit të Pikave të shitjes (POS) të TEB-it, ju do të merrni pjesë në fushatat e shumta të organizuara gjatë vitit që do të kanalizojnë klientët tek biznesi juaj dhe do të rrisin shitjet tuaja.

    TEB ishte banka e parë që ofroi Pikat e shitjes (POS) me teknologjinë GPRS, e cila minimizon pengesat operacionale në shërbimin e klientëve.

    Lehtë mund të shikoni lëvizjet në llogarinë tuaj POS përmes e-Banking për biznes ose përmes shërbimeve tona të Qendrës së Thirrjeve në 038 / 230-000.

    Pse të prisni të hyni në rrjetin e POS-ve të TEB – kontaktoni degën tuaj, na dërgoni një email në info@teb-kos.com, ose na thërrisni në 038/230000.

    Bankomati – Paratë tuaja janë gjithmonë në dispozicion përmes rrjetit të bankomatëve të TEB-it

    Duke siguruar qasje të pandërprerë 24/7 në llogarinë tuaj rrjedhëse, TEB ka investuar dhe zgjeruar rrjetin e bankomatëve tonë, me gjithsej 45 bankomate të vendosura në të gjithë Kosovën. Përmes bankomatëve, TEB-i është në gjendje t’u shërbejë të gjithë klientëve të biznesit dhe individualë me debit kartela dhe StarCard.

    Tërheqjet me debit kartela janë falas, ndërsa tërheqjet me Starcard janë me pagesë varësisht nga shuma. Nëpërmjet bankomatëve tanë, ne u shërbejmë edhe kartelëmbajtësve të bankave të tjera përderisa ato janë të licencuara nga VISA, VISA Electron ose PLUS.

    Bankomatët eTEB-it ju ofrojnë pikë të shpejta dhe të sigurta për tërheqje të parave, pasi janë më të mirët në treg dhe të pajisur me pajisje anti-skimming (pajisjet që mbrojnë kartelat e konsumatorëve nga vjedhja e të dhënave). Duke ofruar tërheqjen e parave të gatshme, bankomati redukton kohën që normalisht do të shpenzonit duke pritur në zyrën e degës.

    Duke futur debit kartelën tuaj të TEB në bankomat, ju mund të hyni edhe në mbitërheqjen tuaj në rast se fondet janë të pamjaftueshme. Shërbimet shtesë të ofruara përmes bankomatëve përfshijnë kontrollet e gjendjes dhe ndryshimin e numrit PIN të debit kartelës.

    Për më shumë informata, vizitoni degën më të afërt të TEB, na dërgoni email (info@teb-kos.com), ose kontaktoni me Qendrën e thirrjeve në 038/230000.

    Qendra e thirrjeve – Aty ku shërbimet bankare nuk ndalen kurrë

    Në TEB ne vazhdimisht përpiqemi ta përmirësojmë nivelin tonë të shërbimit, të vendosim një standard shërbimi dhe të prezentojmë kanale të reja të shërbimit që i përshtaten nevojave bankare të klientëve tanë. Kjo është arsyeja pse TEB ju ofron shërbime të Qendrës së Thirrjeve në 038/230000 të cilat janë të arritshme dhe të gatshme për t’ju ndihmuar pandërprerë 24/7.

    Të gjithë klientët e TEB-it mund ta përdorin Qendrën e Thirrjeve për shërbimet e mëposhtme:

    • Gjendja/Pasqyra e Llogarisë
    • Llogaritja e normës së interesit
    • Ndryshimi i ciklit të kredit kartelës
    • Ndryshimi i metodës së pagesës me kredit kartelë
    • Informacioni i kursit të këmbimit
    • Resetimi i PIN dhe fjalëkalimit të E-Banking
    • Pagesa e borxhit të kredit kartelës

    Vizitoni degën më të afërt të TEB-it, na dërgoni email (info@teb-kos.com) ose kontaktoni në Qendrën e Thirrjeve 038/230000 për më shumë informata.

    • Pasqyra e llogarisë përmes MT904 (Swift Format) – është një standard ndërkombëtar për pasqyrën elektronike të llogarisë, i zhvilluar nga SWIFT për bartjen elektronike të informacionit të llogarisë. Me këtë shërbim, ne u ofrojmë klientëve tanë të biznesit një shërbim shtesë, i cili është i domosdoshëm për aktivitetet e përditshme të biznesit dhe barazimin e pasqyrave ditore të llogarive.