Pako e llogarisë së pagesës me shërbime bazë

Klientët individual tani mund të hapin llogari pagese me shërbime bazë.

Llogaria pagese me shërbime bazë është një lloj i kufizuar i llogarisë rrjedhëse që është në dispozicion vetëm për klientët individual (që nuk janë entitete ligjore) dhe që përfshin disa shërbime siç janë specifikuar më poshtë dhe në çmimorën e Bankës. Përdoruesit e kësaj llogarie nuk mund të kenë llogari pagese me shërbime bazë në ndonjë institucion tjetër bankar në Republikën e Kosovës.

Klientët mund të pajisen me këtë llogari pa u kushtëzuar me blerjen e shërbimeve shtesë. Po ashtu, secili klient që është përdorues i llogarisë së pagesës me shërbime bazë, mund të pajiset me produkte shtesë apo t’i mbajë ato nëse tashme i ka të aktivizuara e që janë jashtë pakos dhe t’i paguaj komisionet e bankës sipas çmimores së publikuar.

Klientët me llogari pagese me shërbime bazë nuk mund të kenë një kredi, mbitërheqje, ose ndonjë produkt krediti tjetër që banka ofron. Po ashtu, klientët që tashmë kanë produkte kreditore nuk mund të kalojnë në pakon e llogarisë së pagesës me shërbime bazë.

Banka është e obliguar të hapë llogarinë e pagesës me shërbime bazike ose të refuzoj aplikimin e një klienti individual për një llogari të tillë, në secilin rast pa vonesë dhe më së voni deri në 10 ditë pune pas pranimit të plotë të aplikacionit.

Shërbimet që ofrohen në pakon e llogarisë së pageses me shërbime bazë, janë:

  • Mirëmbajtja e llogarisë rrjedhëse
  • Mirëmbajtja e E-Banking
  • Deponimet në Bankomat
  • Deponimet në Sportel
  • Tërheqjet në Bankomat
  • Tërheqjet në Sportel
  • Pagesat me kartela në e-commerce/online
  • Pagesat me kartela në POS
  • Transfertat në bankomat
  • Transfertat (TEB-TEB) në Degë apo E-banking
  • Mbyllja e llogarisë së shërbimeve bazike
  • Dorëzimi i gjendjes së llogarisë (përmes e-mailit ose fizikisht në degë një herë në muaj)
  • Urdhëresa automatike (TEB-TEB)

Vlera e tarifës për mirëmbajtje të kësaj llogarie është përcaktuar sipas rregullores për qasje në llogari pagese me shërbime bazike të Bankës Qendrore të Kosovës, nuk mund të jetë më e lartë se 0,12% e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës e publikuar më së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ndërsa, të gjitha shërbimet e listuara më lartë, do ofrohen pa pagesë nga data 01.01.2024, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, të konfirmuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (apo ministria pasardhëse).

Për më shumë informata, referojuni Rregullores për qasje në llogari pagese me shërbime bazike të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës.