Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Për të hapur një llogari, ju duhet të vizitoni Degën më të afërt dhe të keni dokumentet si vijon:

Për bizneset individuale:

  • Certifikatë biznesi
  • Informacion biznesi
  • Letërnjoftim / pasaportë / patent shofer të pronarëve / personave të autorizuar – e vlefshme
  • Dokument që vërteton adresën e pronarit (jo më i vjetër se 6 muaj).

Për partneritetet e përgjithshme / limituara:

  • Certifikatë biznesi
  • Informacion biznesi
  • Marrëveshja e partneritetit (nënshkruar nga pronarët / partnerët)
  • Letërnjoftim / pasaportë / patent shofer të pronarëve / personave të autorizuar (dokument i vlefshëm)
  • Dokument që vërteton adresën e pronarit (jo më i vjetër se 6 muaj).

Për shoqëritë aksionare / me përgjegjësi të kufizuar / ndërmarrjet publike:

  • Certifikatë biznesi
  • Informacion biznesi
  • Certifikatë e numrit fiskal
  • Statuti i kompanisë (nënshkruar nga pronari / ët)
  • Letërnjoftim / pasaportë / patent shofer të pronarëve / personave të autorizuar (dokumentacion me afat)
  • Dokument që vërteton adresën e pronarit (jo më i vjetër se 6 muaj)
  • Statuti i kompanisë mëmë dhe / ose informacioni i biznesit – ekstrakt (i kompanisë mëmë)

Për kompanitë e huaja (degët e regjistruara në Kosovë):

  • Certifikatë biznesi
  • Informacion biznesi
  • Certifikatë e numrit fiskal
  • Kopje e nënshkruar dhe e noterizuar e statutit të kompanisë e cila regjistron degën në Kosovë / Memorandumi (ose rezoluta e organit vendimmarrës sipas Statutit) për themelimin e degës në Kosovë
  • Certifikatë biznesi (e kompanisë mëmë)
  • Statuti i kompanisë mëmë dhe / ose informacioni i biznesit – ekstrakt (i kompanisë mëmë)
  • Letërnjoftim / pasaportë / patent shofer të pronarëve / personave të autorizuar (dokumentacioni me afat)
  • Dokument që vërteton adresën e pronarit (jo më i vjetër se 6 muaj).

Për shoqatat / organizatat:

  • Statuti i shoqatës i nënshkruar nga themeluesit / Bordi i Drejtorëve;
  • Letërnjoftim / pasaportë / patent shofer të pronarëve / personave të autorizuar (dokumentacioni me afat)
  • Një letër konfirmimi / certifikatë që shoqata ka një regjistrim të vlefshëm në Kosovë të lëshuar nga Ministria përkatëse.
  • Një dokument që vërteton adresën e shoqatës (nëse nuk përcaktohet në statut)
  • Nëse personat e autorizuar nuk janë të specifikuar në statut / rregullore, kërkohet vendimi / autorizimi nga Bordi i Drejtorëve / themeluesit, i cili duhet të përmbajë informacion shumë të detajuar se cili person është i autorizuar.
  • Forma PEP e themeluesve
  • Dokument që vërteton adresën e themeluesve (jo më i vjetër se 6 muaj).

Për organizatat e huaja

  • Vendimet / rregulloret ose legjislacioni tjetër përkatës për themelimin e Organizatës përkatëse
  • Certifikatë
  • Letërnjoftim / pasaportë e përfaqësuesve (dokumentacioni me afat)
  • Statuti i Organizatës i nënshkruar nga përfaqësuesit e autorizuar
  • Dokument që vërteton adresën e organizatës (nëse nuk figuron në vendim / rregullore)
  • Nëse rregullorja / vendimi nuk specifikon personat e autorizuar, kërkohet vendimi / autorizimi nga përfaqësuesi, i cili duhet të përmbajë informacion se kush mund të hapë llogarinë dhe të operojë me të.

Për të përditësuar informacionin e kompanisë suaj si, adresën, numrin e telefonit, numrin e telefonit mobil, adresën e e-mailit ose informacione të tjera, ju lutemi vizitoni degën më të afërt.

Për të gjitha të dhënat e ndryshuara që duhet të evidentohen me dokumente mbështetëse, ju duhet të keni me vete dokumentet përkatëse si:

  • Ndryshimet në pronësi ose entitete juridike – duhet të sillni me vete dokumentet e biznesit tuaj të ri ose statutin për rastet kur kompania është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri aksionare;
  • Ndryshimi i adresës së biznesit tuaj – duhet të sillni me vete dokumente të reja të informacionit të biznesit;
  • Ndërrimi i personit të autorizuar – Personi aktual i autorizuar duhet të vizitojë degën, së bashku me personin e autorizuar të propozuar;
  • Shtimi i një personi të ri të autorizuar – duhet të vizitoni degën së bashku me personin që dëshironi ta autorizoni (ata duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe faturën e shërbimeve jo më të vjetër se 6 muaj.)

Kyçuni në bankimin përmes internetit me numrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe më pas zgjedhni llogarinë tuaj nga faqja Accounts Overview (Pasqyrë e llogarive), më pas shkoni tek pjesa Account Information (Informacioni i llogarisë). Numri i llogarisë suaj mund të shfaqet duke klikuar linkun e detajuar në seksionin Account Details (Detajet e llogarisë). I njëjti proces është edhe nga versioni i TEB mobile (përmes telefonit mobil) dhe linku është:

Play Store (Android)

App Store (IOS)

Nëse nuk keni e-banking ose TEB mobile, atëherë mund të kontaktoni Menaxherin tuaj të Marrëdhënieve me Klientë.

Për të gjetur një ATM të përshtatshme klikoni këtu, një degë të përshtatshme klikoni këtu dhe orët e tij të operimit.

Na vjen keq kur dëgjojmë se dëshironi të mbyllni llogarinë tuaj. Nëse mund të përmirësojmë përvojën tuaj bankare me ne, ju lutemi na tregoni se çfarë mund të bëjmë. Na telefononi në 038 230 000 nëse mund t’ju ndihmojmë në çfarëdo mënyre.

Për të mbyllur llogarinë tuaj, ju lutemi sigurohuni që të keni anuluar çdo borxh të përsëritur ose kredi lidhur me llogarinë tuaj dhe se transaksionet tuaja të pa-paguara janë shlyer. Më pas vizitoni degën tuaj më të afërt.

Ju mund të merrni informacion të tarifave duke vizituar çmimorën e Bankës.

Ju lutemi vizitoni çmimorën për normat tona aktuale të depozitave.

TEB Bank ofron llojet e mëposhtme të pagesave që mund t’i kryeni nga platformat tona digjitale (E-banking ose TEB Mobile), ose nga ndonjë prej degëve tona:

  • Pagesat ndër-bankare;
  • Pagesat vendore;
  • Pagesat ndërkombëtare.

Pagesat ndër-bankare ose pagesat brenda TEB-it janë ato pagesa që klienti i kryen nga një llogari e hapur në Bankën tonë në një llogari tjetër e cila është po ashtu në Bankën tonë. Pagesat brenda Bankës sonë kryhen menjëherë dhe në të gjitha valutat.

Pagesat vendore janë ato pagesa kur përfituesi ose dërguesi i pagesës ka llogari në njërën nga bankat e licencuara në Kosovë. Pagesat kombëtare kryhen përmes KIPS – Sistemi i Pagesave Ndër-bankare të Kosovës i menaxhuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Për shumat prej dhe më të mëdha se 10,000 €, duhet të shënohet kodi ITRS (Sistemi Ndërkombëtar i Raportimit të Transaksioneve).

Pagesat ndërkombëtare janë ato pagesa kur përfituesi ose dërguesi i pagesës ka një llogari të hapur në një nga bankat jashtë Kosovës. Pagesat ndërkombëtare transferohen përmes sistemit të rrjetit SWIFT (Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication). Banka jonë si anëtare e sistemit të rrjetit SWIFT siguron që pagesat ndërkombëtare (hyrëse dhe dalëse) të bëhen përmes sistemit të rrjetit SWIFT.

Limiti i përzgjedhur aktual për e-banking të bizneseve për pagesat totale dalëse (kombëtare dhe ndërkombëtare) është 50,000 EUR. Ky kufizim zbatohet si një kufizim i përzgjedhur për e-banking të bizneseve për qëllim të sigurisë së përdoruesve të e-banking dhe mund të rritet me kërkesën tuaj. Për rastet kur keni kërkesa për pagesë në shuma më të mëdha se 50,000 EUR, ju lutemi vizitoni / kontaktoni Degën tuaj, ku stafi ynë do t’ju ndihmojë me kënaqësi.

Për pagesat e kryera në degët tona nuk keni nevojë të na informoni për shumën e pagesës para inicimit të së njëjtës.

Një urdhër pagesë është një mënyrë për të transferuar automatikisht para nga llogaria juaj rrjedhëse në llogarinë tuaj të kursimeve ose në llogarinë e dikujt tjetër në periudha të caktuara paraprakisht.

Për të përcaktuar urdhër pagesat tuaja, ju lutemi vizitoni degën tuaj më të afërt, ku stafi ynë do t’ju ndihmojë me kënaqësi.

Po. Të gjitha transferet e brendshme mund të kryhen në masë (transfere masive). Ky shërbim ofrohet si në degë ashtu edhe në e-banking për biznese. Për t’u kualifikuar për këtë shërbim, vizitoni degën tuaj më të afërt, ku stafi ynë do t’ju ndihmojë me kënaqësi.

SWIFT kodi i TEB SH.A. është: TEBKXKPR.

Po, për transferet vendore, koha e caktuar është siç përshkruhet më poshtë. Kjo vlen për transferet hyrëse dhe dalëse.

Urdhër pagesat kombëtare të zakonshme pranohen dhe përpunohen deri në orën 15:00 UTC +01:00 bazuar në sesionet ditore (të punës); urdhër pagesat e marra pas kësaj kohe do të mbajnë datën e vlerës së ditës së ardhshme. Nëse ka pagesa të shpeshta për të njëjtin përfitues, ju mund të përdorni e‐banking për të shpejtuar transaksionet tuaja të ardhshme duke përcaktuar dhe ruajtur detajet e përfituesit.

Pagesat kombëtare me prioritet – pranohen dhe përpunohen deri në orën 15:30 UTC+01:00 dhe, përfituesi i merr fondet brenda maksimumit 15 minuta pas dhënies së urdhër pagesës. E‐ banking i juaji ofron mundësinë për të shpejtuar transaksionet e ardhshme duke përcaktuar dhe ruajtur detajet e përfituesit.

Për pagesat ndërkombëtare, koha përfundimtare për dërgimin e një transferi është 15:00 UTC +01:00.

Mund të duhen disa minuta për të futur informacionin. Sigurohuni që t’i jepni vetes mjaft kohë për të përfunduar pagesën para përfundimit të afatit.

Ju mund të aplikoni online për financim dhe pas aplikimit një nga stafi ynë do t’ju kontaktojë për t’ju informuar për procesin e mëtejmë.

Në bankën tonë mund të aplikoni për produkte kredie pa hapur llogari rrjedhëse. Ne do të vlerësojmë aplikimin tuaj dhe kur të miratohet limiti i kredisë, atëherë do të fillojmë procesin e hapjes së llogarisë.

Banka TEB ofron mbështetje financiare për këto kategori të klientëve:

  • Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
  • Agro-bizneset
  • Gratë në biznes
  • Ndërmarrësit e rinj

Ju mund të gjeni më shumë informacion rreth ofertave tona duke klikuar këtu.

Me debit kartelë të biznesit ju mund të depozitoni, tërheqni para të gatshme, të transferoni para dhe të monitoroni gjendjen e llogarisë tuaj. Ju po ashtu mund të paguani për blerjet duke përdorur kartelën tuaj tek mijëra tregtarë që pranojnë kartelat ATM.

Për të porositur një debit kartelë, duhet të vizitoni Degën më të afërt.

Ju mund të zëvendësoni debit kartelën tuaj duke kontaktuar ekipin tonë të Qendrës së Thirrjeve në 038 230 000, ose duke vizituar degën tuaj më të afërt.

Për të marrë një debit kartelë, klienti duhet të vizitojë Bankën ku gjatë procesit të dorëzimit klienti aktivizon kartelën duke vendosur PIN-in. Nëse kartela juaj ripërtrihet, kartela e mëparshme nuk do të funksionojë më pas aktivizimit të kartelës së re.

Ju mund të bllokoni debit kartelën tuaj duke kontaktuar ekipin tonë të Qendrës së Thirrjeve në 038 230 000, ose duke vizituar degën tuaj më të afërt.

Ka një tarifë kur ne zëvendësojmë një debit kartelë të skaduar dhe për çdo zëvendësim (ndërrim) të debit kartelës që ju kërkoni. Tarifat zbatohen po ashtu kur kërkoni një dorëzim të shpejtë të një debit kartele ose mjeti tjetër të qasjes së debitit. Për më shumë detaje, ju lutemi referohuni në çmimoren tonë.

Limiti maksimal ditor për tërheqje në ATM është 2000 Euro (Për debit kartelë të bizneseve limitet e aplikueshme janë: 300 €, 500 €, 1,000 €, 1,500 € dhe 2,000 €)

Limiti maksimal për depozitimin e parave të gatshme në ATM është 9,695 € (limiti ditor i akumuluar)

Për blerjet me kartelë pa përdorur PIN-in tuaj (pa kontakt), limiti ditor është 40 €, ndërsa për pagesat pa kontakt me PIN, limiti ditor është 500 Euro.

Për blerjet me kartelë duke përdorur numrin tuaj personal të identifikimit (PIN), limiti juaj ditor është 9,999 Euro e bilancit të llogarisë tuaj në dispozicion.

Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi referohuni në çmimoren e bankës tonë.

Me një kartelë debiti të depozitimit, ju mund të depozitoni vetëm në rrjetin ATM të TEB. Kjo lloj kartele është krijuar për bizneset që t’u sigurojnë punonjësve të tyre debit kartelë të depozitimit me mundësinë e depozitimit të parave në ATM – 24/7.

Të gjithë klientët e biznesit kanë mundësinë të porosisin kartela të depozitimit për punonjësit e tyre. Debit kartelat e biznesit me Cash Deposit Only (Vetëm depozitim në para të gatshme) do t’i lejojnë punonjësit e tyre të kryejnë vetëm transaksione të depozitave të parave dhe ata nuk do të kenë mundësi të kryejnë asnjë transaksion tjetër në ATM të Bankës.

Ju mund të bllokoni debit kartelën tuaj të depozitimit duke kontaktuar ekipin tonë të Qendrës së Thirrjes në 038 230 000, ose duke vizituar degën më të afërt.

Kartela ka tipare fleksibile të pagesës pasi blerjet mund të paguhen deri në 24 këste me 0% interes. Sa herë që kartela përdoret brenda rrjetit TEB POS, ju do të merrni dhe grumbulloni pikë bonusi që mund të përdoren për blerje të mëtejme. Edhe pse kredit kartela për biznese është krijuar kryesisht për blerje dhe pagesa, Banka jonë lehtëson tërheqjen e paracaktuar ditore të parave në cilindo nga ATM të Bankës sonë në të gjithë Kosovën dhe ATM me VISA në gjithë botën.

  • Pagesat në mbarë botën – VISA të certifikuara dhe qasja në tërheqjen e parave në Arkë dhe në terminalet POS / ATM me Visa
  • Funksioni me këste në rrjetin TEB POS në Kosovë
  • Tipari i bonusit
  • E hapur për blerjet përmes internetit (transaksionet në internet) (3DS)
  • Limitet e shpenzimeve të mbajtësit të kartelës ndahen në bazë të marrëveshjeve individuale dhe menaxheriale.
  • Pagesa e opsioneve të borxhit të pasqyrës mujore (minimumi / i plotë) – Si opsione pagese automatike nga llogaria e kompanisë
  • Një cikël pagese
  • Data e dorëzimit të një pasqyre
  • Pasqyrë e detajuar mujore

Për të porositur një kredit kartelë biznesi, duhet të vizitoni degën tuaj më të afërt. Limiti i kartelës mund të ndahet në disa mbajtës të kartelave të kompanisë, të tillë si: aksionarët, menaxherët ose punonjësit, me autorizime të para-caktuara të personalizuara për çdo mbajtës kartele.

Këste pa interes është një veçori unike e kredit kartelës së biznesit përmes së cilës ju mund të blini produkte dhe shërbime për biznesin tuaj me këste pa u ngarkuar me interes dhe mund të para-caktoni numrin e kësteve. Ju mund t’i ndani blerjet tuaja në terminalet POS të Bankës TEB deri në 24 këste me interes 0% TEB (numri i kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).

Interesi i rregullt aplikohet vetëm në rastet kur pagesa mujore e borxhit për kredit kartelë të biznesit nuk është bërë në datën e përcaktuar sipas marrëveshjes së kredit kartelës.

Ju mund ta përdorni këtë opsion në çdo pikë të shitjes ku tregohet blerja me kredit kartelë të biznesit dhe blerja me këste. Tregtari do t’ju informojë për opsionet e ofruara me këste. Për shembull: Nëse më 20 gusht blini një produkt ose shërbim për biznesin tuaj me pesë (5) këste për vlerën 1000€, atëherë data e fundit për pagesën e këstit të parë prej 200€ është në mes të 1-7 shtator; për këstin e dytë do të jetë 1-7 tetor, e kështu me radhë. Interesi rritet vetëm nëse pagesat nuk ndjekin këtë plan.

Nëse pagesa e debitit me kredit kartelë nuk kryhet në kohë, interesi fillon të llogaritet pas datës së fundit të pagesës, e cila është data 7 e çdo muaji. Banka do të aplikojë interes të vonuar për shumën minimale të pa paguar të borxhit të kredit kartelës dhe klienti do të ngarkohet me pagesën e kamatës së rregullt për pjesën e bilancit të mbetur që tejkalon shumën minimale.

Norma e interesit të një marrëveshjeje me kredit kartelë publikohet në çmimoren e Bankës.

Çdo muaj, blerjet dhe këstet tuaja paraqiten në raportin e bilancit të kredit kartelës së biznesit (Pasqyra), i cili do t’ju dërgohet me postë ose e-mail. Raporti i bilancit dërgohet në fund të çdo muaji.

Pagesat mund të bëhen në disa opsione:

  • Pagesa direkte në degën tuaj lokale TEB: Shuma e pa-paguar e bazuar në raportin e bilancit të kartelës, mund të paguhet në para të gatshme ose përmes llogarisë tuaj bankare të biznesit TEB.
  • Pagesa automatike: Pagesa e shumës së borxhit të pa-paguar mund të paguhet automatikisht përmes llogarisë tuaj rrjedhëse të biznesit në TEB.
  • Pagesa minimale automatike: Pagesa minimale (së paku 15% e shumës së shfrytëzuar) paguhet automatikisht nga llogaria juaj rrjedhëse në TEB. Pjesa e mbetur e shumës së pa-paguar mund të paguhet në një datë të mëvonshme sipas zgjedhjes suaj. Kjo shumë është subjekt i interesit standard.
  • Pagesa me kredit kartelë të biznesit mund të bëhet edhe përmes ATM-së, por duhet të keni me vete numrat e kartelës kryesore të kredit kartelës së kompanisë.

Urdhër pagesa automatike i referohet dy opsioneve të pagesës së borxhit të pasqyrës mujore të kredit kartelës së biznesit:

  1. Pagesa minimale – I referohet pagesës prej 15% të borxhit të pasqyrës mujore. Kështu, klienti është i detyruar të depozitojë shumën e barabartë me pagesën minimale. Për borxhin e mbetur të pa-paguar të pasqyrave mujore do të zbatohet norma e rregullt e interesit e publikuar në çmimoren e Bankës.
  2. Pagesa e plotë – i referohet pagesës 100% të borxheve të pasqyrës mujor. Në këtë opsion pagese, nuk aplikohet asnjë tarifë interesi

Nëse pagesa minimale nuk paguhet brenda 21 ditëve të ardhshme, kartela do të bllokohet.

Ju mund të paguani deri në limitin maksimal të kartelës së miratuar nga TEB kur është lëshuar kartela.

Bonusi është një nga veçoritë unike të kredit kartelës së biznesit dhe akumulohet pas çdo transaksioni të kryer nga të gjithë mbajtësit e kartelave në rrjetin TEB POS. Përqindja e pikëve të bonusit të fituara nga mbajtësit e kredit kartelave të biznesit varet dhe ndryshon nga marrëveshjet e tregtarëve. Bonusi i akumuluar mund të përdoret nga të gjithë mbajtësit e kredit kartelës si një veçori e paracaktuar për çdo transaksion. Transaksionet me pikë bonusi mund të kryhen vetëm në rrjetin e TEB POS dhe nuk mund të tërhiqen si para të gatshme. Bilanci i pikëve të fituara të bonusit shfaqet në çdo pasqyrë mujore.

Ju mund të bllokoni kredit kartelën tuaj duke kontaktuar ekipin tonë të Qendrës së Thirrjeve në 038 230 000, ose duke vizituar degën më të afërt.

Për të kërkuar një rritje të limitit të kredit kartelës, duhet të vizitoni degën tuaj më të afërt.

Tërheqja e parave të gatshme është po ashtu një nga veçoritë e kredit kartelës së biznesit dhe ajo do të jetë në dispozicion për të gjithë mbajtësit e kartelës si funksion i përzgjedhur deri në limitin ose përqindjen e lejuar nga Banka. Limiti i tërheqjes së parave të gatshme mund të jetë më i madh ose më i vogël se limiti i përzgjedhur. Mbajtësi kryesor i kartelës (pronari / aksionari i kompanisë) mund të përcaktojë se cilat kartela plotësuese mund dhe cilat nuk mund të kenë limite të hapura për tërheqjen e parave dhe t’i caktojë ato limite për secilën kartelë individuale.

Nëse përdorni paratë e gatshme paraprakisht nga kredit kartela, tarifa për çdo transaksion do të aplikohet sipas çmimores së bankës të publikuar në ueb.

Norma e interesit do të aplikohet për tërheqje paraprake të parave të gatshme nga kredit kartela për biznese. Norma e interesit do të llogaritet në baza ditore nga momenti i tërheqjes deri në ditën e pagesës.

Bankimi përmes internetit ju lejon të qaseni shpejt në llogaritë tuaja, të paguani me lehtësi faturat, të transferoni fonde dhe të monitoroni llogaritë tuaja.

Pronarët e bizneseve mund të aplikojnë përmes faqës tonë zyrtare ose ju mund të vizitoni degën më të afërt.

Thjesht vizitoni faqen tonë Mobile Banking, zgjedhni Get the app (merr aplikacionin) dhe ndiqni instruksionet e dhëna.

Play Store (Android)

App Store (IOS)