Starcard është lansuar në treg duke analizuar me kujdes nevojat e konsumatorëve për një kredit kartelë të tillë revolvuese. Platforma e Starcard-ës paraqet një situatë përfituese për të gjitha palët e përfshira. Starcard në Kosovë është kredit kartela e parë e bazuar në këste, e cila pronarit të saj i jep një bonus për çdo transaksion të bërë në rrjetin tregtar të TEB-it në Kosovë. Të gjitha këto veçori të kësaj kartele çmohen lartë në treg.
Me Starcard ju mund të paguani deri në 24 këste me 0% interes në të gjitha pikat e shitjes të pajisura me POS terminalet e bankës TEB (numri i kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).
Gjithashtu ju mund të bëni pagesa kudo në botë ku pranohet brendi VISA/MasterCard.
Si të pajisemi me Starcard?
Dokumentet e nevojshme për aplikim për Starcard:
Një dokument valid identifikues (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi).
Kontrata e punës.
Gjendja e bankës qe dëshmon te hyra te rregullta nga paga (nëse klienti i pranon të hyrat në Bankë
tjetër).
Tiparet e kartelës Starcard:
• Starpikët (Bonus)
• Pagesa me këste
• Pagesat ndërkombëtare
• Starcash
• Kampanjat
• Starpikët
Gjatë përdorimit të Starcard në POS terminalet e bankës TEB, ju do te fitoni Starpikë, varësisht prej marrëveshjes qe e kemi me tregtarin, sa më shumë blerje me Starcard, aq më shumë Starpikë do të fitoni.
1 Starpikë është e barabartë me 1€.
Starpikët e fituara, mund t’i shfrytëzoni duke blerë në POS terminalet e bankës TEB.
Pagesat me këste:
Blerjet me Starcard në POS terminalet e Bankës TEB, ju mund ti ndani deri në 24 këste me 0% interes (numri i kësteve varet nga marrëveshja me tregtarin).
Shembull: nëse keni blerë një TV në vlerë prej 500€ dhe atë blerje e keni ndarë në 5 këste, atëherë ju obligoheni që çdo muaj të paguani nga 100€ për atë blerje.
Pagesat ndërkombëtare:
Me Starcard ju mund të bëni blerje kudo në botë në POS terminale apo përmes internetit, të cilat janë me 0% komision.
Gjithashtu, ju tani keni mundësi të bëni blerje deri në 3 këste në POS terminale jashtë vendit apo përmes internetit. Për këtë shërbim ju duhet të aplikoni në degën më të afërt të bankës TEB.
Për më shumë informata rreth këtij shërbimi ju lutem klikoni këtu.
Starcash:
Starcard ju lejon tërheqjen e parave të gatshme deri në 12 këste përmes bankomateve të Bankës TEB, në të gjithë Kosovën.
Për t’u informuar më hollësisht rreth komisioneve të cilat aplikohen për këtë shërbim klikoni këtu.
Kampanjat:
Gjatë gjithë vitit, banka TEB organizon shumë kampanja, të cilat i ofrojnë klientëve të Starcard, oferta të veçanta, ku klientët mund të përfitojnë: bonus shtesë, ekstra këste, lojëra shpërblyese të ndryshme, shtyrje të kësteve, etj.
Për të pranuar informata rreth kampanjave përmes SMS dhe buletinin me e-mail, duhet ta jepni pëlqimin për t’i pranuar ofertat promocionale.
Gjithashtu të gjitha njoftimet më të reja mund t’i përcillni edhe në faqen tonë në Facebook dhe Instagram.
Dhe ka më shumë..
Ju mund ta përdorni kartelën tuaj Starcard për t’i paguar faturat e komunalive, siç janë rryma elektrike, telefoni, uji dhe madje regjistrimi i automjetit – të gjitha këto mund ti paguani deri në 3 këste.
Kthimi është po aq i lehtë dhe fleksibil. Ju mund ta ktheni shumën e plotë të shpenzuar gjatë tërë muajit ose mund ta ktheni pagesën minimale të gjendjes së atij muaji dhe ta transferoni borxhin e mbetur në muajin në vijim. Kthimet tuaja debitohen nga llogaria juaj rrjedhëse automatikisht në datën 15 ose 30 të muajit varësisht se si vendosni ju.
Tani ju mund ta paguani borxhin tuaj edhe përmes deponimit të mjeteve apo transferit nëpërmes Bankomateve të bankës TEB.
Për menaxhim më të mirë të kartelës suaj Starcard, ne ju rekomandojmë shfrytëzimin e e-Banking apo TebMobile përmes së cilave ju mund ta monitoroni dhe ktheni borxhin në çdo kohë të muajit. Për të gjitha shërbimet e kartelës Starcard ju mund ta kontaktoni Qendrën tonë të Thirrjeve në 038/ 230-000 ku, përmes telefonit, ju mund po ashtu t’i autorizoni kthimet kur të dëshironi.
Apliko këtu.