Kush e din, e din! Merr kredi hipotekare me maturitet deri në 180 muaj

Merr kredi hipotekare me normë efektive të interesit duke filluar nga 4.11% dhe maturitet deri në 180 muaj.

Kush mund të aplikojë për kredi?

Te gjithë pagëmarrësit e institucioneve shtetërore, kompanive publike, sektorit privat dhe klientët me të hyra nga qeraja.

Qëllimi i kredisë:

Blerje e shtëpisë apo banesës.

Kushtet e kredisë:

Afati maksimal i pagesës së kredisë eshtë deri në 180 muaj.

Financimi nga banka 80% për blerjen e shtëpisë apo banesës.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

Të merrni pagën përmes Bankës TEB apo të sjellni konfirmimin nga punëdhënësi/ja që paga juaj do të transferohet në TEB.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

– Dokument identifikues valid (Letërnjoftim, Pasaportë ose Patent shofer)

– Kontratë e punës valide

– Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)

– Faturë komunale (e energjisë elektrike, ujësjellësit, mbeturinave apo telefonit)  që dëshmon adresën tuaj (jo më e vjetër se 6 muaj)

– Kontrata e shitblerjes dhe dokumentet tjera mbi pronën.

Dokumente shtesë që mund të kërkohen në bazë të vlerës së kredisë:

– Dëshmia mbi të hyrat familjare shtesë

– Bashkëhuamarrës/e: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)

– Garantues/e: ID / Kontratë pune / Gjendja e bankës (6 muajt e fundit)

– Hipotekë: Fleta poseduese dhe kopja e planit (jo më e vjetër se 6 muaj)

– Libreza e veturës (vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 12 vite)

SHEMBULL I KALKULIMIT TË KREDISË

  • Shuma për financimin e kredisë 50,000€
  • Norma vjetore e interesit per vitin e pare duke filluar nga: 3.96%
  • Norma vjetore e interesit pas vitit te pare duke filluar nga: 3.96 % + EURIBOR
  • Shpenzimet administrative 0.50%
  • Maturiteti i kredisë deri në 180 muaj
  • *Norma efektive e interesit për vitin e parë: 4.11 %
  • *Norma efektive e interesit pas vitit të parë nuk mund të kalkulohet për shkak të ndryshueshmerisë së vlerës Euribor.

EURIBOR-i është shkurtesa e Euro Interbank Offered Rate dhe i referohet normës së interesit bazuar në ofertën dhe kërkesën e parasë në tregun evropian si edhe bazuar në kuotat ditore, dërguar nga bankat më të mëdha evropiane. Kur klientët marrin kredi me normën variabile të interesit të lidhur me Euribor-in, duhet të kenë parasysh ndryshimet e mundshme në Euribor, e të cilat banka TEB i aplikon çdo gjashtë muaj për kohëzgjatjen e kredisë.

Kamata e Ndryshueshme – norma referente e EURIBOR-it e azhurnuar në baza ditore e periudhës të caktuar në Intervalin e ndryshimit në Kushtet Specifike të Kredisë. Nëse në të ardhmen publikimi i EURIBOR ndërpritet, do të përdoret një normë referente pasardhëse e përcaktuar nga administratori i autorizuar i EURIBOR-it.

Oferta valide deri më  30.09.2023

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin 038 230 000, Facebook /messenger (TEB Sh.A), Instagram (TEB Sh.A).

TEB Bankë për një botë në lëvizje!