Njoftim i rëndësishëm
Klient i nderuar duhet të keni kujdes sepse për transaksionet mashtruese përmes internetit përdoren metoda të ndryshme. Nëse përballeni me një përpjekje të tillë mashtrimi, ju rekomandojmë të lexoni informacionin e dhënë më poshtë në mënyrë që të jeni të vetëdijshëm për këtë situatë.
Për të mos u ekspozuar ndaj përpjekjeve mashtruese, asnjëherë mos i zbuloni informacionet tuaja personale dhe financiare, si p.sh.:
• Kredencialet tuaja personale
• Fjalëkalimet tuaja të kredit kartelës dhe/ose kartelës bankare
• Numrin e kodit të sigurisë së kartelës (CVV2 ose CVC2)
• Fjalëkalimin e bankimit përmes internetit (e-banking)
• Fjalëkalimin e njëhershëm të bankimit përmes internetit (e-banking)
• Kodin e sigurisë 3D Secure (OTP) për transaksionet e tregtisë elektronike (e-commerce)
Të gjtha këto ndaj kujtdo qoftë duke përfshirë personelin e TEB Sh.A., i cili në asnjë moment nuk do të kërkojë informata të tilla sensitive nga ju.
TEB dërgon vetëm e-mail ose SMS informues dhe asnjëherë nuk kërkon të dhënat tuaja personale ose fjalëkalimet me e-mail ose SMS ose thirrje.
Asnjëherë mos klikoni në ndonjë link të përfshirë në këtë dhe këtë lloj e-maili ose SMS dhe asnjëherë mos shpërndani/ofroni informacionin tuaj personal.
Linku i vetëm zyrtar që dërgohet nga Banka TEB është i mbrojtur juridikisht nga niveli i grupit BNP Paribas dhe me lidhje të sigurt: https://bnpp.lk/... dhe asnjë link tjetër nuk është zyrtar i dërguar nga Banka TEB.
Nëse ballafaqoheni me raste të tilla, duhet të telefononi në numrin 038 230 000 ose të dërgoni e-mail në info@teb-kos.com për njoftim.
TEB, Bankë për një botë në lëvizje!