TEB përsëri pjesë e fushatës #EM4Inclusion

Ditë më parë mbështetëm një iniciativë kuptimplote mjedisore të udhëhequr nga NPL Gjelbër Sh.A. dhe sponsorizuar nga Banka TEB, e fokusuar në pasurimin e hapësirave të gjelbëruara në Prishtinë.

Si pjesë e fushatës #EM4Inclusion, kolegët tanë të mrekullueshëm iu bashkuan fazës përfundimtare të gjelbrimit të hapësirave publike në Rrugën C në Kryeqytetin tonë, secili duke kontribuar me punë vullnetare.

Jemi krenarë që jemi pjesë e kësaj nisme nën #EM4Inclusion dhe #1MillionHours2Help, dhe falënderojmë, Francois Benaroya, Bruno Leroux, Céline Martin, Marie-Cécile Pothier dhe ekipet për koordinimin!

Faleminderit Drejtorit Menaxhues te TEB, Cihan Yilmaz dhe zëvendës drejtorit për NVM dhe Korporata, Deniz Tor për mbështetjen dhe kolegët tanë që u bashkuan dhe e bënë të mundur këtë.

Kjo ishte një kujtesë e fuqishme e asaj se çfarë mund të arrijmë së bashku për mjedisin dhe komunitetin tonë.

TEB, Bankë për një botë në lëvizje!