Hapet zyrtarisht Dega e Arbërisë në Prishtinë
Me kënaqësi ju njoftojmë se TEB Banka ka hapur zyrtarisht Degën e Arbërisë në Prishtinë.
Adresa e deges eshte:
Rruga Vicianum, Artis Complex, Lokalet 4 dhe 5 (Suteren), Lagjja Arberi, Prishtinë
Hapja zyrtare e Degës së Arbërisë u shënua me ceremoninë e prerjes së shiritit, e cila u realizua nga Drejtori Menaxhues i TEB Bankes, z. Cihan Yilmaz, dhe Zevendes Drejtori, z. Yll Gashi. Kjo ngjarje simbolizon përkushtimin e vazhdueshëm të TEB Bankës për zgjerimin e rrjetit te saj dhe ofrimin e shërbimeve bankare sa më afer klientëve.
Në Degën e Arbërisë, klientët mund të kryejnë të gjitha shërbimet bankare, ndërsa në dispozicion do të kenë edhe ATM me qasje 24/7 për tërheqje dhe deponim të mjeteve. Gjithashtu, gjate orarit të punës, qasja në ATM është e pershtatur edhe për personat me aftësi të kufizuara.
Orari i punes se degës:
• E hënë – E premte: 08:30 – 16:30
• Sherbimet në arken fizike: 08:30 – 16:00
Ju falenderojmë për besimin tuaj dhe ju mirepresim në Degën e re të Arbërisë.
TEB, Bankë për një botë në levizje!