Vizioni ynë është që të jemi banka që ofron përvojën më të mirë të klientëve në Kosovë.
Vazhdimisht të krijojmë dhe të rrisim vlerë për klientët, aksionarët, punonjësit dhe shoqërinë tonë.
Banka TEB Sh.A. erdhi në Kosove në fund të vitit 2007 si sipërmarrje e përbashkët ndërmjet BNP Paribas Fortis Yatırımlar Holding A.Ş. dhe Çolakoğlu Group Joint Venture, dhe gjatë këtyre viteve është bërë një nga udhëheqësit kryesor në sektorin bankar, me reputacion të denjë për shërbim të shkëlqyeshëm dhe zgjedhje inovative teknologjike bazuar në praktikat më të reja në botë.
TEB Sh.A. është bankë lidere në Kosovë e udhëhequr nga qëllimi: “Banka për një botë në lëvizje”.
Ne i ndihmojmë klientët tanë, familjet e tyre dhe komunitetet të arrijnë sukses përmes një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh, përfshirë bankingun personal dhe komercial, administrimin e pasurisë dhe bankimin privat, bankimin e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme e të korporatave dhe investimeve.
Përgjegjësia sociale e korporatës (PSK) është një nga shtyllat kryesore që kontribuon në misionin tonë ekonomik. Prandaj, për të përmirësuar më mirë përsosmërinë, inovacionin dhe përgjegjësinë në shërbimet tona ndaj klientëve tanë, ne angazhohemi në projekte të ndryshme që synojnë të përmirësojnë arsimin, kulturën dhe sportet për Kosovën. Fokusi ynë përcakton se kush jemi dhe për çfarë përpiqemi, si punojmë së bashku dhe çfarë duam të arrijmë.
Pavarësisht nga ndryshimet madhore, dinamike në të gjithë botën, TEB ka siguruar mbështetje të vazhdueshme për klientët dhe punonjësit e vet. Performanca e tillë është bërë e mundur përmes kapacitetit të TEB Sh.A. si anëtare e Grupit TEB, i cili u formua përmes një sipërmarrjeje të përbashkët ndërmjet BNP Paribas, një prej institucioneve financiare më të fuqishme në botë, dhe Turk Ekonomi Bankasi, një prej bankave me më së shumti reputacion në Turqi.
Në të njëjtën kohë, kemi vendosur standarde të larta të integritetit të biznesit dhe sjelljes etike me qëllim të rritjes së efektivitetit të kornizës së pajtueshmërisë. Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të vazhdueshme në kërkesat rregullative në Kosovë dhe në nivelin e Grupit BNP Paribas, ku menaxhimi i pajtueshmërisë po kthehet në prioritet kryesor.
Bota në të cilën operojnë bankat vazhdon të ndryshojë me ritëm të përshpejtuar. TEB Sh.A. si pjesë e BNP Paribas i menaxhon këto ndryshime duke i parashikuar, përshtatur dhe duke sjellë risi në saje të një kulture korporative të ankoruar në vlera të forta që aplikohen pa kompromis.
Misioni i BNP Paribas është që të sigurojë financimin për ekonominë dhe të këshillojë klientët në mënyrë etike, duke mbështetur projektet, investimet dhe menaxhimin e kursimeve të tyre. Suksesi ynë qëndron në të qenit zgjedhja e preferuar e klientëve tanë.
Për të fituar besimin e klientëve tanë, të gjithë punonjësit duhet gjithmonë të veprojnë në mënyrën që i mbron interesat e klientëve, duke qenë në pajtueshmëri me të gjitha ligjet relevante. Komunikimi me klientët është i hapur dhe i ndershëm dhe shërbimet e ofruara ndaj tyre duhet të jetë zgjedhja më e përshtatshme për të përmbushur nevojat dhe qëllimet e tyre.
TEB vazhdon të zhvillojë kualitetin e shërbimeve duke zhvilluar produktet e personalizuara sipas kërkesave të klientëve. Në vijim të përparimit teknologjik, ne përmirësojmë shërbimet tona inovative me disa kanale të bankingut si e-banking, TebMobile, Qendra e thirrjeve, Shërbimet me SMS, ATM dhe POS terminalet, duke i ofruar klientëve tanë përfitimet nëpërmjet kanaleve të distribuimit për të marr shëbrimet e tyre, më sigurt, shpejt dhe në mënyrën më të përshtatshme.
Prandaj, TEB është “Bankë për një botë në lëvizje”.